Lajme nga vendi
Osmani del me 3 pika për VMRO-DPMNE: Mes tyre heqja dorë nga “kryeministri shqiptar”

Ministri i jashtëm dhe njëherit zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani theksoi se partia e tyre është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha pozitat qeveritare aktuale, përfshirë edhe kërkesën për kryeministër shqiptar dhe t’ia lënë postin e kryeministrit VMRO-DPMNE-së.
Por sipas tij, ata kanë vetëm një kusht, që ndryshimi i kushtetutës duhet të hyjë në fuqi para konferencës së dytë ndërqeveritare. Ai ofroi plan që do të realizohet në tre pika.
“Ai plan trepikësh përfshin opozitën për të mbështetur ndryshimet kushtetuese që do të hynin në fuqi në konferencën e dytë ndërqeveritare. BDI-ja në të njëjtën ditë do të tërhiqej nga të gjitha pozitat në Qeveri, përfshirë atë që do të kishte marrë nga opozita apo pozita në Qeverinë e Përzhinës apo teknike. Të gjitha pozicionet. Ka vetëm një kusht, ajo është pika tre, nëse ky plan pranohet, që të nesërmen duhet të ketë një hetim të partive politike”, deklaroi Bujar Osmani.
Një nga kërkesat që është hetimi i partive politike, Osmani theksoi se ky proces do të ndihmonte në zbardhjen dhe mbylljen një herë e përgjithmonë të temave për korrupsion e krim brenda partive politike.
“Është bërë i tepruar keqpërdorimi i temës së korrupsionit dhe krimit nga partitë për të fituar pikë të vogla politike. Ne duhet t’i japim fund kësaj. Nuk do të lejojmë më askënd të na etiketojë. Le të bëhemi burra nesër, le të thërrasim një hetim ndërkombëtar, hetimin tonë të brendshëm dhe t’i fusim në listë, Mickoski dhe Ahmeti dhe Kovaçevski dhe të tjerët edhe mua dhe të tjerët, nëse duhet dhe hetime publike dhe të shohim se çfarë do të dalë nga ai proces”, theksoi ministri i jashtëm. Sipas Osmanit, ky hetim, tani e tutje do të jetë kusht i BDI-së.(INA)
Lajme nga vendi
Dogana e Maqedonisë sekuestroi 1.158 orë të falsifikuara

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë sekuestruar 1,158 orë dore të falsifikuara.
Nga Drejtoria e Doganave shtojnë se në pikat kufitare deri në shtator të këtij viti janë zbuluar 63 raste të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, duke sekuestruar pothuajse 78.000 produkte me marka të njohura tregtare.
“Gjatë një kontrolli të mallrave të deklaruara për tranzit në pikën kufitare Bogorodicë, u sekuestruan gjithsej 1.158 orë dore me markat e mbrojtura tregtare “Rolex”, “Boss”, “Armani” dhe “Tommy Hilfiger”. Rasti u zbulua nga një ekip doganor mobil, i cili, për shkak të dyshimit, kreu një kontroll të detajuar, duke gjetur orë vlera e të cilave, deklaruar sipas faturës nga një kompani kineze ishte 60.852 denarë.
Për shkak të dyshimit të bazuar për shkelje të të drejtës së pronësisë intelektuale, mallrat u bllokuan dhe u nis procedura për të përcaktuar origjinalitetin e produkteve”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
Lajme nga vendi
Mickoski në Tetovë: Me Kasamin inspektuam projektet infrastrukturore në Tetovë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan sot punimet për rikonstruksionin e shkollës “Kirill Pejçinoviq”, si dhe disa aktivitete ndërtimore në lagjen “Ajduçko Maalo” në Tetovë.
Mickoski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin lokal, duke shtuar: “Le të punojmë për përparimin e Tetovës, për lagjen tënde, për të ardhmen tonë të përbashkët.”
Lajme nga vendi
KASAMI: PUNUAM ME PËRKUSHTIM PËR TETOVËN

-
Lajme nga bota2 months ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten
-
Lajme nga rajoni1 month ago
Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
-
Lajme nga bota2 months ago
Takimi Zelensky-Trump në Berlin, dhoma e Kancelarisë gjermane ku askush s’mund të përgjojë