Lajme nga vendi
Talat Xhaferi për vizitë në komunën e Gostivarit
Kryeministri teknik Talat Xhaferi sot do të marrë pjesë në mbikëqyrjen e aktiviteteve ndërtimore në aksin rrugor Gostivar-Bukojçan pjesë e Korridorit 8, pas së cilës do të ketë deklarata për mediat.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, në suaza të vizitës së Komunës së Gostivarit, Xhaferi do ta vizitojë edhe Institucionin Publik të Shëndetit – Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad”, ndërsa do të marrë pjesë edhe në mbikëqyrjen e aktiviteteve ndërtimore në rrugës Zdunje-Debreshte.
Lajme nga vendi
Nis rikonstruimi i thellë i rrugës së “Samarxhinjve” në Çarshi
Komuna e Çairit sot me fillim nga ora 11:30, do të shënojë fillimin e rikonstruimit të rrugës së “Samarxhinjve”, si dhe të pesë degëzimeve dhe rrugëve përreth në Çarshinë e Vjetër, një projekt që synon rikthimin e shkëlqimit të një prej hapësirave urbane më autentike në Shkup.
Në këtë ngjarje pritet të ketë paraqitje edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti i cili do të prezantojë aspektet kryesore të projektit dhe rëndësinë e këtij investimi për komunitetin lokal dhe trashëgiminë kulturore.
Rruga e “Samarxhinjve”, dikur qendër e jetës zejtare në Çarshi, pas më shumë se gjysmë shekulli pa ndërhyrje serioze, do t’i nënshtrohet një rikonstruimi të plotë në një sipërfaqe prej 1.567 m².
Projekti parashikon restaurimin e kalldrëmit me gur travertin, duke ruajtur autenticitetin historik të hapësirës dhe duke siguruar qëndrueshmëri afatgjatë. Paralelisht, do të realizohet edhe modernizimi i plotë i infrastrukturës nëntokësore, që përfshin vendosjen e fibrave optike, rrjet të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe rrjet të ri elektrik – ndërhyrje që nuk është realizuar prej dekadash.
Në kuadër të projektit do të vendoset edhe ndriçim i ri rrugor me kandela në stil tradicional, si dhe pajisje urbane, ulëse dhe shporta për mbeturina, duke e bërë hapësirën më funksionale dhe më tërheqëse për qytetarët dhe turistët.
Me një investim prej 28,7 milionë denarësh, ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes, gjallërimit dhe rregullimit modern të Çarshisë së Vjetër.
Lajme nga vendi
Edi Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, popull shtetformues
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Samitin e IV të Diasporës, theksoi rolin e shqiptarëve jashtë vendit dhe në rajon në ndërtimin e së ardhmes së kombit.
Rama u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë nuk shkruhet vetëm në Tiranë, por në çdo vend ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, duke përmendur qytete si Roma, Athina, Londra, Zyrihu, Nju Jorku dhe Berlini. Ai theksoi se kontributi i diasporës është thelbësor për zhvillimin dhe perspektivën evropiane të vendit.
https://www.facebook.com/watch/?v=4302540476727341
Një vëmendje të veçantë kreu i qeverisë i kushtoi shqiptarëve në rajon, duke nisur nga Kosova, të cilën e cilësoi si shtetin tjetër të pavarur të shqiptarëve.
Duke u ndalur te Maqedonia e Veriut, Rama theksoi se shqiptarët atje janë një element kyç në shtetin fqinj, duke nënvizuar se ata janë “një popull shtetformues i Republikës mike”. Ai shtoi se ky realitet nuk duhet harruar nga askush dhe përbën një bazë të rëndësishme për bashkëjetesën dhe zhvillimin e vendit.
“E ardhmja e Shqipërisë nuk shkruhet vetëm në Tiranë, por dhe në Romë, Athinë, Londër, Zyrih, New York, Berlin, në çdo vend ku shqiptarët jetojnë, punojnë dhe ëndërrojnë. Por e ardhmja e Shqipërisë shkruhet kudo shqiptarët jetojnë rreth e rrotull kufijve të Shqipërisë, duke filluar nga shteti tjetër i pavarur i shqiptarëve, Kosova dhe pastaj dhe duke vazhduar me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët s’duhet ta harrojë askush janë një popull shtetformues i Republikës fqinje dhe mike e duke vazhduar dhe me shqiptarët në Mal të Zi e gjetkë”, deklaroi Rama.
Rama përmendi gjithashtu edhe shqiptarët në Mali i Zi dhe në treva të tjera, duke theksuar se shqiptarët kudo që jetojnë janë pjesë e të njëjtit identitet dhe kontribuojnë në forcimin e lidhjeve kombëtare.
Sipas Ramës, kalimi “nga distanca në afërsi dhe nga ndjenjat në strategji” është thelbësor për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme, ku shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve, luajnë një rol të përbashkët në zhvillimin ekonomik e politik.
Lajme nga vendi
Aksion nate: “Zhduken” objektet ilegale në hyrje të Çarshisë
Gjatë orëve të natës është zhvilluar një aksion për largimin e objekteve ilegale në hyrje të Çarshisë në Shkup. Sipas raportimit të Skopje1.mk, strukturat pa leje janë hequr, duke liruar hapësirën në këtë zonë të frekuentuar të qytetit.
Ky segment i Çarshisë për një kohë të gjatë ishte i mbushur me stenda të improvizuara, të cilat, sipas reagimeve të qytetarëve dhe turistëve, prishnin pamjen e hapësirës dhe pengonin lëvizjen e këmbësorëve. Njëkohësisht, për një pjesë të tyre pretendohet se realizohej fitim pa u paguar detyrimet përkatëse.
Aksioni vjen në kuadër të përpjekjeve për vendosjen e rendit urban dhe eliminimin e ndërtimeve të paligjshme. Ende nuk ka detaje të plota nga autoritetet për numrin e saktë të objekteve të larguara apo për hapat e mëtejshëm.
https://www.instagram.com/skopje1mk/?utm_source=ig_embed&ig_rid=81e72f9f-69d2-430d-a316-92d2b8bfde3e
-
Lajme nga bota3 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni3 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport3 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

