Connect with us

Lajme nga vendi

Aksident në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, lëndohen dy persona

Published

on

MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në komunikacion në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, në të cilën janë lënduar dy persona.

“MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në komunikacion në kryqëzimin e rrugës Kumanovë-Kriva Pallankë, rruga lokale drejt fshatit Kleçovc dhe rrugës lokale drejt Makresh, komuna e Staro Nagoriçane, në mes një automjeti “Passat” me targa të Kumanovës drejtuar nga G.S. (53) nga fshati Malado Nagoriçane, komuna e Staro Nagoriçane dhe një veture “BMW” me targa të Shkupit drjetuar nga I.B. (42) nga fshati Dolno Sonje të Shkupit.

Në fatkeqësi lëndime të rënda ka marrë G.S., ndërsa lëndime të lehta ka marrë I.B. të konstatuar në spitalin e Kumanovës.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë ekipi policor nga SPB Kumanovë.

Advertisement

Lajme nga vendi

U gjetë drogë në veturë, arrestohen 2 persona

Published

on

MPB Maqedoni njofton se dje (03.11.2025) në orën 21:00 në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, në hyrje të fshatit Zhelinë, rajoni i Tetovës, oficerë policie nga Stacioni i Policisë për Siguri Rrugore në Tetovë privuan nga liria B.A. (37) dhe O.J. (26), të dy nga fshati Trebosh, rajoni i Tetovës.

“Gjatë kontrollit të automjetit të tyre dhe makinës së pasagjerëve “Audi” me targa të Tetovës, të drejtuar nga B.A., u gjetën dhe u sekuestruan gjashtë qese me marihuanë”.

“Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Miqësia përfundon tragjikisht: Prokuroria kërkon paraburgim për vrasjen në Dojran

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë kërkon paraburgim për një person, i cili dyshohet se ka kryer vrasje, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur paditen e 1 nëntorit.

“I dyshuari, më 1 nëntor pasdite, afër një lokali në fshatin Sretenovë, Komuna e Dojranit, qëllimisht i ka marrë jetën një personi. Viktima, Nikolla Timev, më parë ishte mik i tij, me të cilin kishin pirë së bashku ulur në shkallët e lokalit. Në një moment, mes tyre shpërtheu një debat verbal, i cili u shndërrua në konflikt fizik. Sipas hetimeve, i dyshuari e goditi viktimën fillimisht me duar dhe këmbë, dhe më pas me një shufër metalike, duke i shkaktuar mbi dhjetë fraktura në duar, këmbë dhe kafkë. Goditjet zgjatën rreth gjysmë ore, gjatë së cilës viktima nuk mundi të mbrohej dhe pësoi plagë të rënda dhe gjakderdhje të madhe. I dyshuari e la viktimën në shkallë dhe u largua. Viktimën e vunë re kalimtarë të rastit, të cilët thirrën ndihmën e shpejtë, dhe ai u transportua në Qendrën Mjekësore të Gevgelisë, por vdiq si pasojë e plagëve të marra”, thonë nga Prokuroria.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fitorja e VMRO-së në zgjedhjet lokale si do të ndikojë në harmonin bashkëpunuese në pushtetin qendror

Published

on

Rezultatet e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar një kthesë të rëndësishme në skenën politike të vendit. Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka arritur një fitore bindëse, duke siguruar 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Kjo fitore jo vetëm që e konsolidon VMRO-në si forcën kryesore në politikën e vendit, por gjithashtu tregon për një zhvendosje të ndjeshme në balancën e pushtetit lokal, e cila pritet të reflektohet edhe në nivel qendror.

Zgjedhjet lokale përfunduar me këtë pasqyrë – 

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka arritur një fitore bindëse, duke siguruar 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Kjo fitore vulos pushtetin absolut të kësaj partie në nivel vendi, por fitoret e jashtëzakonshme hapin debat mbi pasojat apo përparësitë. Në këtë drejtim ngritet një dilemë e madhe sesi do të ndikojë kjo fitore e VMRO-së në harmonin bashkëpunuese në pushtetin qendror.

Pas VMRO-së, koalicioni shqiptar VLEN është renditur i dyti me nëntë komuna të fituara pesë në raundin e parë dhe katër në të dytin duke u shndërruar kështu në subjektin e dytë më të rëndësishëm politik pas këtyre zgjedhjeve. LSDM, që deri dje mbante peshën kryesore të qeverisjes, ka rrëshqitur në vendin e tretë me vetëm gjashtë komuna, ndërsa koalicioni AKI ka arritur të sigurojë katër komuna. Fitorja e Mendi Qyrës në Strugë nën mbështetjen e VLEN-it, suksesi i kandidatit të ZNAM-it në Kumanovë dhe i Unionit të Romëve në Shuto Orizarë, dëshmojnë për një fragmentim të peizazhit politik lokal, ku vota e qytetarëve është shpërndarë në disa drejtime të reja.

Ndërkohë, në disa komuna Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë zgjedhjet kanë dështuar për shkak të mungesës së censusit, duke ngritur shqetësime për nivelin e ulët të daljes në votim. Sipas të dhënave zyrtare të KSHZ-së, nga 994,672 votues të regjistruar, kanë votuar 415,435 qytetarë, që përbën vetëm 41.76 për qind të trupit elektoral në nivel shtetëror një shifër që reflekton lodhje politike dhe mosbesim ndaj sistemit.

Advertisement

Çfarë do të thotë fitorja e VMRO-DPMNE-së për partnerët qeveritarë?

Fitorja e gjerë e VMRO-DPMNE-së mund të shihet në dy dimensione si shpresë për stabilitet politik dhe si paralajmërim për rishikim të raporteve të forcave brenda koalicionit qeveritar. Nga njëra anë, rezultati tregon se VMRO ka rikthyer besimin e elektoratit maqedonas pas disa viteve në opozitë dhe pas krizave të brendshme që e karakterizuan periudhën pas qeverisjes së Gruevskit. Një parti e konsoliduar, me bazë të fortë në pushtetin lokal, mund të ofrojë stabilitet institucional dhe përgatitje më të mirë për zgjedhjet parlamentare të ardhshme.

Por nga ana tjetër, kjo fitore e thellë përbën edhe një burim frike për partnerët e saj qeveritarë, veçanërisht për subjektet shqiptare si VLEN. Sa më e fuqishme të bëhet VMRO në terren, aq më e vogël bëhet varësia e saj nga aleatët e koalicionit në nivel qendror. Kjo mund të nënkuptojë një qasje më të njëanshme në vendimmarrje, një negocim më të vështirë për partnerët dhe një zhvendosje të fokusit politik drejt interesave maqedonase. Në të njëjtën kohë, për LSDM-në dhe AKI-në, humbja është sinjal i qartë i rënies së ndikimit dhe nevojës për ristrukturim të brendshëm.

Pra, fitorja e VMRO-së është një mesazh i dyfishtë përkrahësit e saj e shohin si shpresë për ringritjen e “rendit dhe dinjitetit shtetëror”, ndërsa partnerët e saj potencialë e perceptojnë si paralajmërim për një fazë të re politike, ku hapësira për kompromis mund të ngushtohet ndjeshëm. Në këtë kuadër, mbetet për t’u parë nëse kjo fitore do të shërbejë si katalizator për stabilitet, apo si pikënisje e një rivaliteti të ri politik që mund të tronditë ekuilibrat e tanishëm të pushtetit në Maqedoninë e Veriut. /Zhurnal.mk

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat