Connect with us

Lajme nga vendi

Ademi: Opozita shqiptare bashkë me VMRO-në mbrojnë monopolin e kazinove!

Published

on

Ligji për Lojërat e Fatit nuk gjeti përkrahjen e shumicës në Kuvend, për të cilin u siguruan vetëm 51 vota PËR nga 61 të nevojshme.

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi sot në press konferencë para gazetarëve tha se duhet të mbetet në ndërgjegjen e secilit deputet që nuk e përkrahu këtë ligj, përfshirë deputët e opozitës shqiptare, opozitares VMRO-DPMNE, Levicës dhe disa deputetëvë të tjerë nga koalicioni.

“Dje u pa një moment aspak i mirë për qytetarët e vendit nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që së paku një herë, madje as edhe për një herë nuk u bashkuan njëzëri e të votojnë një ligj në të mirë të të gjithë qytetarëve. Opozita shqiptare, VMRO-DPMNE, Levica dhe disa deputetë të koalicionit, nuk përkrahën ligjin për Lojërat e Fatit, ligj ky që do të mundësonte që këto veprimtari të largohen 500 metra nga shkollat. Më vjen keq që me stërzgjatjen e debatit mbi këtë ligj e poashtu dhe mos përkrahjen e të njejtit, po mbrohet monopoli i kazinove dhe bastoreve, ndërsa nuk mendohet ardhmëria e qytetarëve dhe sidomos fëmijëve tanë, pasi këto veprimtari ndodhën shumë pranë objëkteve shkollore, ku mëson ndoshta fëmija im, apo edhe fëmijët e gjithësecilit prej jush”, deklaroi Ademi.

Lajme nga vendi

Sali: Reformat maten me rezultate konkrete

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali deklaroi sot se, reformat maten me rezultate konkrete.

“Sot prezantuam Strategic Priorities Expertise Facility (PREF), një mekanizëm i propozuar nga Kombet e Bashkuara që do t’u mundësojë institucioneve qasje më të shpejtë në ekspertizë të specializuar kombëtare dhe ndërkombëtare për zbatimin e Agjendës së Reformave.

Ekspertiza është mbështetje e rëndësishme, por përgjegjësia mbetet tek ne: ne i përcaktojmë prioritetet, ne e udhëheqim procesin dhe ne duhet t’i zbatojmë rezultatet.

Qëllimi është i qartë – reforma në kohë, institucione më funksionale, rezultate të prekshme për qytetarët dhe bizneset dhe progres më i shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE.”, u shpreh ai. (INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve

Published

on

Pas rikonstruimit të kabinetit të ministrave, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se së shpejti do të ketë ndryshim edhe në pozitat e drejtorëve, për të cilat është diskutuar në kuadër të bisedimeve me partnerët e koalicionit.

“Do të jenë në periudhën që vijon, do të dihen emrat në periudhën e ardhshme”, tha shkurt kryeministri Mickoski.

Mickoski në korrik të këtij viti tha se deri në fund të verës do të mbarojnë bisedimet për drejtorët, sidomos në nivel lokal ku edhe është skanuar puna e ndërmarrjeve publike.

“Më tej do të vazhdojmë edhe në strukturat tjera edhe në nivel lokal. Ne kemi edhe në nivel lokal numër të madh të drejtorëve të ndërmarrjeve publike. Kemi mendimin tonë për punën e një pjesë e atyre njerëzve. Kemi vende ku mundemi më mirë”.
“Ky proces i rikonstruimit, thellësisht dhe thelbësisht do të ndryshojë shumë gjëra deri në fund të verës”, deklaroi Mickoski më 20 qershor të këtij viti.

Njëkohësisht, deri në fund të shtatorit në VMRO-DPMNE vijon procesi i anëtarësimit dhe përditësimit të anëtarësisë në parti.

Advertisement

Ndryshimet bëhen në mes të mandatit, pasi kryeministri bëri një rikonstruim më të madh të eshalonit të parë. Partnerët e koalicionit VMRO-VLEN-ZNAM u ripozicionuan në resorë. VLEN-i mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, Kulturës dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Komuniteteve, megjithatë humbi Shëndetësinë, Politikën Sociale dhe pozitën e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të mirë. ZNAMI po udhëheqë me Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa Ivan Stoillkoviqi nga partia serbe me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

ETHET E NILIT PERËNDIMOR PO PËRHAPEN NË BALLKAN: Raste të reja në Kroaci dhe Shqipëri, Maqedonia ndër vendet më të prekura

Published

on

Ethet e Nilit Perëndimor po vazhdojnë të përhapen në Evropë dhe në Ballkan, ndërsa ditët e fundit janë konfirmuar raste të reja edhe në Kroaci dhe Shqipëri.

Sipas të dhënave më të fundit të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), deri më 21 gusht në 12 vende evropiane janë regjistruar 625 raste të infektimit të transmetuar lokalisht. Numri më i madh është regjistruar në Itali – 311 raste, pasuar nga Greqia me 157, Spanja me 63 dhe Maqedonia e Veriut me 37 raste të raportuara në sistemin evropian.

Instituti Kroat i Shëndetit Publik ka konfirmuar tre raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor, të regjistruara gjatë korrikut dhe gushtit. Të infektuarit janë nga pjesët lindore, qendrore dhe veriperëndimore të Kroacisë. Njëri prej pacientëve është në gjendje të rëndë dhe është i lidhur me respirator.

Një rast i ri është konfirmuar edhe në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë njoftoi se infeksioni është zbuluar te një pacient nga rajoni i Korçës, ndërsa rasti ishte konfirmuar laboratorikisht që më 1 gusht. Ky është rasti i parë i raportuar në Shqipëri gjatë sezonit të vitit 2026.

Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të prekura në rajon. ECDC deri më 21 gusht ka regjistruar 37 raste të transmetuara lokalisht, ndërsa autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut më herët kanë njoftuar për 38 raste të konfirmuara dhe katër persona të vdekur. Më 22 gusht, Klinika Infektive në Shkup njoftoi edhe për viktimën e pestë.

Advertisement

Në Greqi situata është edhe më e rëndë – ECDC deri më 21 gusht ka regjistruar 157 raste në 17 zona të prekura, ndërsa Atika mbetet vatra kryesore.

Nga vendet e tjera të rajonit, Serbia ka gjashtë raste të transmetuara lokalisht në tri zona, ndërsa Kosova ka regjistruar një rast. Në Bullgari dhe Mal të Zi, sipas raportit të fundit të ECDC-së deri më 21 gusht, nuk janë regjistruar raste të transmetuara lokalisht te njerëzit gjatë vitit 2026.

Në nivel evropian, ECDC ka regjistruar 99 zona me transmetim lokal në 12 vende, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit 21 zona janë shënuar për herë të parë si të prekura. Përveç vendeve të Ballkanit, raste janë regjistruar edhe në Itali, Spanjë, Rumani, Francë, Austri, Gjermani dhe Holandë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) që në korrik paralajmëroi se sezoni i virusit të Nilit Perëndimor po intensifikohet dhe u bëri thirrje vendeve evropiane të rrisin monitorimin e mushkonjave dhe informimin e qytetarëve.

Virusi transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, veçanërisht të gjinisë Culex, të cilat më parë janë ushqyer me gjakun e shpendëve të infektuar. Virusi nuk transmetohet përmes kontaktit të zakonshëm mes njerëzve.

Advertisement

Shumica e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma. Te disa mund të shfaqen temperaturë, dhimbje koke, lodhje dhe dhimbje të trupit. Një përqindje e vogël zhvillon formë të rëndë të infeksionit, e cila mund të shkaktojë meningjit, encefalit dhe komplikime të tjera neurologjike. Më të rrezikuarit janë personat e moshuar dhe ata me imunitet të dobësuar.

Aktualisht nuk ekziston një trajtim specifik apo vaksinë për njerëzit kundër virusit të Nilit Perëndimor. Parandalimi bazohet kryesisht në mbrojtjen nga mushkonjat – përdorimin e repelentëve, veshjen e rrobave më të gjata, vendosjen e rrjetave në dritare dhe largimin e ujërave të ndenjura përreth banesave.

Sipas OBSH-së, rreziku për pjesën më të madhe të popullsisë mbetet i ulët, por përhapja e infeksionit gjatë verës kërkon monitorim të shtuar, veçanërisht në zonat ku tashmë janë regjistruar raste.

Continue Reading

Më të lexuarat