Connect with us

Lajme nga vendi

Sot bëhen 12 vjet nga rasti “Monstra” në liqenin e Smillkovës, Ajdari nuk arriti ta shohë drejtësinë në Strasburg

Published

on

Sot bëhen 12 vjet nga vrasja e katër të rinjve dhe një peshkatari në Liqenin e Smillkovës, e cila është një prej ngjarjeve më të tmerrshme që kanë ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Për shkak dyshimeve dhe akuzave për montim, lënda u rikthye në gjykim, por pas përfundimit të gjykimit të dytë dhe ankesës së mbrojtjes, Gjykata Supreme i hodhi poshtë ankesat e të dënuarve në rastin “Monstra” dhe la në fuqi aktvendimin e Apelit.

Ekipi i avokatëve të të dënuarve në rastin “Monstra”, është duke i përgatitur ankesat për në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut. Ankesa pasoi pas vendimit të Gjykatës Supreme në shtator të vitit 2023 sipas të cilit u konfirmuan dënimet e shkallës së parë dhe të dytë për pesë të akuzuar. Sipas vendimit tre persona u dënuan me burgim të përjetshëm, një me 15 vjet burg dhe një me 9 vjet burg.

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, janë në procedurë të përgatitjes së ankesave në Gjykatën e Strasburgut pas shpalljes së aktgjykimit në shtator të vitit të kaluar.

“Ende nuk janë gati, janë duke i përgatitur avokatët”, tha për Portalb.mk shkurt familjari tashmë i ndjerë i të dënuarve në rastin “Monstra”, Bedri Ajdari, i cili nuk e arriti përvjetorin e kësaj ngjarjeje dhe as se çfarë do të pasojë në Gjykatën e Strasburgut, rast për të cilin ai luftoi për 12 vjet me radhë, me qëllim që drejtësia të vendoset në vendin e duhur.

“Të nderuar shokë, miq dhe dashamirë, sonte në këto natë të mëdha të Ramazanit, axha jonë Bedria ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të Gjithësisë”, njoftuan familjarët më 4 prill, duke përkujtuar kontributin që ai ka dhënë për të burgosurit e pafajshëm.

Advertisement

Ndërkohë, për dallim prej gjykimit të parë, në gjykimin e dytë, i dënuari me burgim të përjetshëm Sami Luta, u lirua nga akuza, në mungesë të provave. Dy të arratisurit në Kosovë, Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, por edhe Agim Ismailloviq në të dy gjykimet u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërkaq Fejzi Aziri dhe Haki Aziri, të cilët gjatë gjykimit të parë u dënuan me burgim të përjetshëm, në gjykimin e dytë ata u dënuan me 15 dhe 9 vjet.

Të akuzuarit dhe familjarët e tyre, në vazhdimësi kanë mohuar aktgjykimin, duke theksuar se të dënuarit nuk janë fajtorë, për çka u mbajtën edhe disa protesta.

Portalb.mk ka përgatitur një dosje me të gjitha të dhënat për rastin dhe gjykimin të radhitura sipas kronologjisë.

12 prill 2012 (e enjte) – 4 djelmosha të rinj (18 deri 21 vjeç) dhe një peshkatar 46 vjeçar u vranë në mënyrë misterioze në Liqenin e Smillkovës.

Të vrarët në Liqenin e Smillkovës
Të vrarët në Liqenin e Smillkovës

1 maj 2012 – Në një aksion policor u arrestuan më shumë se 20 persona të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë ku në mesin e tyre kishte edhe gra. Ekipi i ministres së atëhershme të Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, bashkë me zëvendësin e saj, Xhelal Bajrami, ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe eprorë tjerë të Policisë, në një konferencë për shtyp deklaroi se të arrestuarit ishin radikalë islamistë të cilët kishin marrë pjesë në vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë me qëllim që të shkaktojnë pasiguri dhe frikë te qytetarët e Maqedonisë.

Jankulloska shkeli prezumimin e pafajësisë duke e vendosur veten në vend të Gjykatës dhe pa verdiktin e gjykatës, ajo tha se personat e njëjtë janë të rrezikshëm për religjionin e krishterë, përcjellë Portalb.mk.

Advertisement

8 maj 2012 – Haki Aziri u mor si dëshmitar i fshehur, por pasi që i njëjti hoqi dorë nga ky status, i njëjti u akuzua për të njëjtën vepër – terrorizëm.

Haziri gjatë deklarate më 10 janar të vitit 2013 ka thënë se nga 1 deri 7 maji i vitit 2012, kur askush nuk dinte për fatin e tij, policia e ka mbajtur atë në qytetin e Koçanit, duke i ka thënë se do ta lirojnë për dy ose tre ditë. Haziri tha se inspektorët e kanë kërcënuar me vdekje nëse nuk pranonte që Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

“Kur më arrestuan, inspektorët më kërcënuan se do të më dënojnë me 20 vjet burg ose nuk do të lëshojmë më të gjallë, nëse nuk pranoja se Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Deklaratën që kam dhënë në hetuesi, nuk e kam dhënë me dëshirën time”, ka thënë Haki Aziri. Ai ka shtuar se ka presione të shumta dhe paralajmëroi se mund t’i ndodhin edhe gjëra të padëshiruara, gjatë mbajtjes në burg,

Shtator 2012 – Prokuroria propozon dëshmitar të ri të mbrojtur me emrin e Koduar “E1”.

Dhjetor 2012 – Filloi procesi gjyqësor për rastin “Monstra”, të cilin e udhëhoqi gjykatësi Ivica Stefanovski. Dëshmia e vetme në bazë të së cilës akuzoheshin personat për terrorizëm ishte deklarata e dëshmitari të fshehur “E1”. Si prova tjera materiale në atë kohë Prokuroria i kishte cilësuar disa biseda telefonike mes të akuzuarve, Kuranin dhe disa libra fetarë të gjetur në shtëpitë e të akuzuarve, por edhe këngën “Për ty Gostivar” të kënduar nga Gold AG, që është gjetur në kompjuterin e njërit prej të akuzuarve. Provë tjetër kontestuese ishte edhe vetura “Opel Omega”, me të cilën Prokuroria kishte deklaruar se të akuzuarit kanë lëvizur me të njëjtën veturë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Ky automjet asnjëherë nuk u lejua që të shikohet nga afër, por vetëm nëpërmjet fotografive.

Advertisement
Rasti “Monstra”, vetura Opel Omega
Rasti “Monstra”, vetura Opel Omega

3 mars 2013 – Dy të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq të cilët janë arratisur nga Maqedonia janë kapur në Kosovë.

Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq
Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq

12 korrik 2013 – Gjykata në Prishtinë i dënoi Alil Demirin dhe Afrim ismailloviqin me dy vjet dhe dy vjet e gjysmë burg për posedim ilegal të armëve.

30 qershor 2014 – Alil Demiri (në mungesë), Afrim Ismailoviq (në mungesë), Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta u dënuan me burgim të përjetshëm për terrorizëm. Për shkak mungesës së provave, Sejdi Rami u shpall i pafajshëm. Demiri dhe Ismailoviq vazhdojnë të jenë në arrati në Kosovë. Autoritetet e Kosovës nuk i kanë ekstraduar në Maqedoni.

Shpallja e aktgjykimit të parë për rastin "Monstra"
Shpallja e aktgjykimit të parë për rastin “Monstra”

Korrik 2014 – Protesta masive në Shkup, qytete të Maqedonisë dhe diasporë kundër vendimit të Gjykatës Penale në Shkup për dënimin me burg të përjetshëm. Në protesta ka pasur përplasje mes forcave policore dhe protestuesve. Policia përdori dhunë ndaj qytetarëve të cilët kishin dalë për të kërkuar drejtësi. E njëjta hodhi bomba gazi lotsjellës, por ishte dhe e pajisur me topa uji. Policia asokohe formoi kordon policor te Q.T. Mavrovasja dhe nuk i lejoi protestuesit që të marshojnë deri përpara Qeverisë. Sipas informimit zyrtar të policisë, gjatë protestës janë lënduar 12 policë dhe është shkaktuar dëm material. Njëkohësisht sipas dëshmive me foto dhe video, ka pasur të lënduar edhe protestues.

Dhuna policore, protesta Anti-Monstra ne Shkup
Dhuna policore, protesta Anti-Monstra ne Shkup

30 korrik 2014 – 6 protestues u dënuan me nga 3 vjet burg për “pjesëmarrje në turmë”, pasi që kanë marrë pjesë në protestat për rastin “Monstra”.

9 shkurt 2015 – Lideri i opozitës së atëhershme, Zoran Zaev, ka filluar me publikimin e “bombave”. Prej kësaj date lindi shpresa se ndoshta në ato materialet që Zaev publikonte krimin e pushtetit të Gruevskit ndodhet e vërteta për “Monstrën”. Vetë lideri i LSDM-së, ka thënë se ka materiale të përgjuara, por që të njëjtat nuk u publikua

Zoran Zaev, publikimi i "bombave"
Zoran Zaev, publikimi i “bombave”, foto nga LSDM

15 shtator 2015 – Në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinës, u formua Prokuroria Speciale e cila do t’i hetonte materialet e përgjuara apo “bombat” e Zaevit. E njëjta i mori të gjitha bisedat telefonike nga lideri i LSDM-së. Tani shpresa për zbardhjen e “bombave” eventuale u transferua te Prokuroria Speciale, prej së cilës edhe familjarët e të vrarëve, por edhe atyre të dënuarve vazhdimisht kanë kërkuar që e njëjta të tregojë nëse ka materiale të përgjuara dhe ta marrë rastin nën kompetenca. Prokuroria Speciale, arsyetohej se nuk mundet që ta marrë rastin në kompetenca pasi që duhet që të votohet ligji për dëshmitarët e mbrojtur.

Prokuroria Speciale Publike
Prokuroria Speciale Publike, foto nga Portalb.mk

10 shkurt 2016 – Gjykata e krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu dy të akuzuarit kryesorë në rastin “Monstra”, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, që të dy nga Shkupi. Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët tashmë në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë për Krime të Rënda në Maqedoni nuk mbajnë.

3 tetor 2017 – Prokurorja publike Liljana Spasovska në seancën publike të Gjykatës Supreme, në të cilën u shqyrtuan ankesat për burgimet e përjetshme në rastin “Monstra”, të cilën të gjykuarve ua shqiptoi Gjykata Penale, ndërsa i konfirmoi edhe Gjykata e Apelit kërkoi pezullim të aktvendimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe kthimin e lëndës në rigjykim.

1 dhjetor 2017 – Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë e ka miratuar vendimin në lëndën e rastit “Monstra”, me të cilën ankesat e palës mbrojtëse pranohen, aktvendimet e shkallës së parë dhe të dytës shfuqizohen, ndërkaq lënda kthehet në rigjykim të shkallës së parë.

Haki Aziri, Sami Luta dhe Agim Ismailoviq
Haki Aziri, Sami Luta dhe Agim Ismailoviq

Njëkohësisht, pas më shumë se 5 viteve burg, u liruan të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri janë liruar nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri përkohësisht është liruar nga burgu (për shkaqe shëndetësore) pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovo”.Në arrati vazhdojnë të jenë edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë.

Advertisement

21 mars 2018 – Prokuroria Speciale e mori nën kompetencë rastin, ndërkaq prokurorë të lëndës u caktuan Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski. 

16 maj 2018 – Gjykatës të lëndës u caktuan Ognen Stavrev dhe zëvendës i tij, Osman Shabani.

Rasti "Monstra", foto arkiv nga Portalb.mk, nga e djathta: Fejzi Aziri, Haki Aziri, Agim Ismailloviq
Rasti “Monstra”, foto arkiv nga Portalb.mk, nga e djathta: Fejzi Aziri, Haki Aziri, Agim Ismailloviq

Më 17 shtator 2019 – Lënda u rikthye në Prokurorinë e rregullt pasi Prokuroria u shua, por prokurorët mbetën të njëjtë.

Të gjitha seancat gjyqësore të rigjykimit:

23 shkurt 2021 – Gjykata shpalli aktgjykimin për rigjykimin e rastit “Monstra”. Ashtu siç propozoi Prokuroria, Gjykata i shpalli fajtorë gjithsej 5 persona. Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq (të cilët janë në arrati) bashkë me Agim Ismailloviqin, u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë”, ndërkaq Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për ndihmë. I akuzuari Sami Luta u shpall i pafajshëm, pasi që Prokuroria e tërhoqi akuzën në mungesë të provave, Mbrojtja e kundërshtoi vendimin, të premten mbahen protesta në Shkup.

26 shkurt 2021 – U mbajt protestë e tensionuar në Shkup, mes protestuesve dhe forcave policore.

19 mars 2021 – Disa të arrestuar dhe dënuar prej 8 muaj deri 1 vjet për dhunë në protestën e 26 shkurtit.

Advertisement

2 prill 2021 – Protestë për “Monstrën” dhe rastet tjera të cilat dyshohet se janë të montuara. Protestuesit kërkuan “drejtësi evropiane” dhe i bënë thirrje Qeverisë që të krijojë komision qeveritar i cili do të merrej me “rastet e montuara”.

23 prill 2021 – Gjykata e Kosovës për të disatë herë refuzoi kërkesën për ekstradimin e Afrim Ismailoviqit, njërit nga të dënuarit për rastin “Monstra”, ashtu siç i ka refuzuar kërkesat për ekstradimin e Alil Demirit.

16 dhjetor 2021 – Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i partisë Alternative bënë marrëveshje për koalicion qeveritar. Në mesin e pikave të marrëveshjes ishte edhe hetimi ndërkombëtar i rastit “Monstra” dhe disa rasteve tjera. Hetimi ndërkombëtar vazhdimisht është premtuar nga politikanët, por asnjëherë nuk është realizuar.

6 shtator 2022 – Gjykata e Apelit në Shkup konfirmoi se vendimi për rastin “Monstra” është shpallur dhe sipas të njëjtit, janë hedhur poshtë ankesat e të akuzuarve dhe njëkohësisht është miratuar vendimi i shkallës së parë, gjegjësisht Gjykatës Penale të Shkupit.

Në ndërkohë rasti pritet të trajtohet në Gjykatën Supreme. Supremja ka të drejtë ta rikthejë në rigjykim ose t’i miratojë vendimet e shkallës së parë dhe të dytë, me çka do të nënkuptonte që të dënuarit do të duhet ta kërkojnë drejtësinë në Strasburg.

Advertisement

Lajme nga vendi

4 të miturat që rrahën dhe filmuan 13-vjeçaren dërgohen në shtëpi edukative-korrektuese

Published

on

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka shqiptuar masa edukative për katër të miturat e përfshira në rastin e dhunës brutale ndaj një vajze 13-vjeçare në komunën e Gjorçe Petrovit.
Sipas vendimit, e mitura e akuzuar e para është dërguar në shtëpi edukative-korrektuese për një vit, ndërsa tri të tjerat për nga tetë muaj.
Rasti kishte tronditur opinionin publik pasi katër vajzat kishin ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës në dy raste të ndara. Gjatë sulmit, disa nga të pranishmit e kishin filmuar ngjarjen me telefona mobilë.
Pamjet e publikuara nga mediat tregonin se 13-vjeçarja ishte goditur me shqelma dhe grushte, ishte tërhequr për flokësh dhe kishte përfunduar e gjakosur në fytyrë.
Për këtë rast, Prokuroria kishte nisur procedurë ndaj katër të miturave për veprën penale „dhunë“. Ndërkohë, ishin ngritur edhe gjashtë kallëzime penale ndaj prindërve të tyre, nën dyshimin për neglizhencë dhe keqtrajtim të fëmijëve.
Vendimi gjyqësor ende nuk është i formës së prerë./skopje1.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

MICKOSKI PARALAJMËRON PERIUDHË TË VËSHTIRË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

Published

on

Qeveria planifikon rritjen e prodhimit të energjisë elektrike në Termoelektranat në Manastir dhe Osllomej, përmes sigurimit të qymyrit nga Kosova, si dhe rifillimin e punës së Termoelektarnës në Negotinë, me qëllim sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm gjatë dimrit, parandalimin e rritjes më të madhe të çmimit të rrymës dhe mbrojtjen e vendit nga goditja e çmimeve të energjisë në tregun evropian.

Rritja e çmimit të rrymës për amvisëritë mund të arrin deri në 5 për qind, por qeveria po ndërmerr aktivitete që rritja eventuale të mos jetë më e madhe se kaq, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Në një brifing me gazetarët, ai shpjegoi se po përgatitet një model për rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike, i cili parasheh sigurimin e qymyrit nga Kosova për nevojat e Termocentralit në Manastir, kombinimin e tij me sasitë vendore dhe furnizime shtesë nga Greqia. Në plan është edhe aktivizimi i sërishëm i bllokut të tretë në termocentral.

Mickoski paralajmëroi se tregjet energjetike në Evropë po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve, ku energjia elektrike dhe gazi janë shtrenjtuar deri në tri herë. Sipas vlerësimeve të tij, në muajt e ardhshëm çmimi i energjisë elektrike mund të arrijë nga 350 deri në 400 euro për megavat-orë.

Për sigurimin e qymyrit nga Kosova tashmë po përgatitet një model logjistik, përmes të cilit do të mundësohet transporti i më shumë se 6.000 tonëve në ditë. Për realizimin e këtij operacioni parashihet angazhimi i mbi 200 kamionëve.

Advertisement

Procedura e tenderimit për transportin dhe deponimin e qymyrit është në zhvillim e sipër, ndërsa pritjet janë që të përfundojë deri në fund të muajit.

Mickoski vlerësoi se zhvillimet në tregun evropian të energjisë paraqesin rrezik serioz për inflacionin, por theksoi se Qeveria po ndërmerr masa për ruajtjen e stabilitetit ekonomik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

40 VJET KRIJIMTARI: TETOVA NDERON SADIJE ALITI ME AKTIVITET TË VEÇANTË KULTUROR

Published

on

Biblioteka Universitare “Koço Racin” në Tetovë ka organizuar sot një aktivitet të veçantë kulturor në Muzeun e Tetovës, duke bashkuar autorë, lexues dhe dashamirës të letërsisë në një takim kushtuar librit dhe krijimtarisë letrare. Në fokus të këtij aktiviteti ishte shënimi i 40-vjetorit të krijimtarisë letrare të autores Sadije Aliti, e cila ishte protagonistja kryesore e këtij organizimi.

Gjatë aktivitetit, drejtori i Bibliotekës Universitare “Koço Racin”, Binaz Pajaziti, foli për rëndësinë e promovimit të vlerave letrare, mbështetjen e autorëve vendas dhe rolin që ka biblioteka në zhvillimin e jetës kulturore.

Ndërkaq, autorja Sadije Aliti u vu në qendër të vëmendjes për rrugëtimin e saj katërdekadësh në letërsi, duke shënuar një përvjetor të rëndësishëm të krijimtarisë së saj.

Aktiviteti përfshiu edhe takimin me autorët vendas, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe promovimit të krijimtarisë letrare, si dhe aktivitetin e Klubit të Lexuesve të Bibliotekës Universitare “Koço Racin”. Ky organizim përbën një tjetër nismë kulturore të bibliotekës, me synimin për të afruar autorët dhe lexuesit dhe për të nxitur interesimin për librin dhe letërsinë në Tetovë./Tv Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat