Lajme nga vendi
Tre persona, janë nën hetim në Shkup dyshohen për grabitje dhe heqje të paligjshme të lirisë
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për fillimin e procedurës hetuese kundër dy personave të dyshuar për grabitje dhe heqje të paligjshme të lirisë. Ata akuzohen se më 23 prill, në një incident në rrugën “Belasica”, kanë përjashtuar një person nga liria e tij, duke e detyruar të futet në një automjet dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Në veprimtarinë e tyre kriminale, ata dyshohet se kanë përdorur dhunë fizike dhe kërcënime për të detyruar viktimën të japë paratë. Sipas informacioneve, ata i kanë marrë rreth 8.000 denarë dhe më pas e kanë kërcënuar që të paguajë 10.000 euro deri më 1 maj, në rast se nuk dëshironin të vuajnë pasojat.
Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore Penale në Shkup caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, ndërsa njëri prej tyre është aktualisht në arrati. Hetimi është në proces dhe organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur të gjitha detajet e këtij ngjarjeje të rëndë kriminale.
Lajme nga vendi
LAMM: Trafiku zhvillohet pa pengesa, në pikat kufitare nuk ka pritje
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.
Lajme nga vendi
Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruajnë marrëveshjeje për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar me Bullgarinë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Republikës së Bullgarisë, Grozdan Karaxhov, sot do të nënshkruajnë Marrëveshjen për përgatitjen, ndërtimin dhe operacionalizimin e tunelit ndërkufitar të Korridorit 8.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në stacionin hekurudhor të Gjueshevës, ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, NATO-s, SHBA-së, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve, si dhe përfaqësues të Bankës Botërore.
Sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ndërtimi i tunelit hekurudhor do të shërbejë si pikë ndërkufitare lidhëse mes dy shteteve përgjatë Korridorit 8. Gjatësia e projektuar e tunelit është rreth 2.4 kilometra, nga të cilat rreth 1.2 kilometra do të jenë në territorin e Maqedonisë së Veriut.
“Nërtimi i Korridorit hekurudhor 8, përveç rëndësisë ekonomike për vendin dhe rajonin, ka edhe rëndësi strategjike të sigurisë brenda kornizës së NATO-s. Në këtë drejtim, tashmë është ndërtuar dhe vënë në funksion aksi hekurudhor nga Kumanova deri në Bellakovcë”, theksojnë nga Ministria.
Aksi nga Bellakovca deri në Kriva Pallankë është në fazë ndërtimi, ndërsa punimet për përgatitjen e aksit të tretë, nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, janë duke u zhvilluar në mënyrë të përshpejtuar. Ky segment do të përfshijë edhe zgjidhjen e tunelit ndërkufitar.
Lajme nga vendi
Moti me vranësira të ndryshueshme
Moti me vranësira të ndryshueshme dhe diell. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës në pjesët veriore do të këtë kushte për reshje lokale të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 17 gradë.
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në orët e mbrëmjes me reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë.
-
Lajme nga vendi1 week agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

