Lajme nga vendi
“Monstra” në Strasburg, avokatët dorëzojnë tre ankesa

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, për Alsat konfirmojnë se këtë javë kanë dorëzuar gjithsej tre ankesa Gjykatën e Strasburgut, për aktgjykimet në gjykatat e vendit për rastin “Monstra”. Për shkak se korrespodenca me Gjykatën e Strasburgut, zhvillohet në mënyrë të fshehtë, avokatët nuk japin detaje. Ankesat e avokatëve përfunduan në Strasburg pasi të dënuarit nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të shtatorit të vitit 2023, me të cilin, u vërtetuan aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë. Sipas vendimit, Alil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq u shpallën fajtorë për veprën dhe u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërkaq Fejzi Aziri dhe Haki Aziri u dënuan me burg 15 dhe 9 vjet burg. Sami Luta u lirua nga akuza, në mungesë të fakteve. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Alarmi i ESHS: Dhuna i mori jetën 511 personave në RMV gjatë vitit të kaluar

Numri i vdekjeve nga shkaqe të dhunshme në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 u rrit me 24 përqind krahasuar me vitin paraprak. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në total 511 persona humbën jetën si pasojë e dhunës, duke përfaqësuar 2.5% të mortalitetit të përgjithshëm në vend.
Burrat përbëjnë shumicën e viktimave – 68.1%, ndërsa gratë përfaqësojnë 31.9%. Aksidentet ishin shkaku më i zakonshëm i vdekjeve të dhunshme, duke përbërë 78.5% të rasteve, ndjekur nga vetëvrasjet me 17.4% dhe vrasjet me 4.1%.
Brenda kategorisë së aksidenteve, 38% e viktimave vdiqën nga shkaqe të tjera të jashtme të lëndimeve aksidentale, ndërsa tek vetëvrasjet, metoda më e zakonshme ishte varja, mbytja dhe ngulfatja, që përbëjnë 8.8% të rasteve.
Këto të dhëna ngrenë alarmin për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë dhe mirëqenies psikologjike në vend. Autoritetet pritet të ndërmarrin hapa më të fortë për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Lajme nga vendi
ISHP-ja u bën thirrje të moshuarve të shmangin ekspozimin në diell

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) publikoi këtë mëngjes rekomandimet e shëndetit publik për mbrojtjen e personave mbi 65 vjeç në kushte të temperaturave të larta. Ata theksojnë se ky grup njerëzish është më i rrezikuar ndaj problemeve shëndetësore që lidhen me nxehtësinë. Ata kujtojnë se sipas rekomandimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, këta persona kategorizohen si e ashtuquajtura “kategori rreziku”.
“Pse? Meqenëse e kanë më të vështirë të përshtaten me ndryshimet e temperaturës, ata kanë më shumë gjasa të kenë një gjendje kronike shëndetësore, të përdorin terapi të rregullt që mund t’i kalojnë në mënyrë normale reagimet e trupit ndaj nxehtësisë”, shpjegojnë nga ISHP-ja.
Të moshuarve u kërkohet të shmangin ekspozimin në diell, si dhe punën në natyrë, midis orës 11:00 dhe 17:00.
Nga ISHP gjithashtu rekomandojnë që qytetarët të shmangin pijet alkoolike, si dhe ato që përmbajnë kafeinë, dhe ato jashtëzakonisht të ftohta.
Lajme nga vendi
Ndërron jetë një 19-vjeçar nga Maqedonia e Veriut në Halkidiki

Një djalë 19-vjeçar nga Maqedonia u mbyt të martën pasdite në plazhin qendror të Haniotit në Halkidiki, raportoi halkidikinews.
Sipas raportit nga një vullnetar nga Kryqi i Kuq Grek, Ioannis T. Kolokitas, i riu pësoi atak në zemër pas mbytjes, në rrethana që ende nuk dihen.
Ndërhyrja e shpëtimtarit ishte urgjente, i cili, me ndihmën e notarëve, e nxori të riun nga deti dhe filloi menjëherë procesin e reanimacionit, duke përdorur një defibrilator të jashtëm automatik.
Siç raportuan mediat, ambulanca mbërriti menjëherë, por pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të të gjithëve, i riu nuk u shpëtua.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve