Lajme nga vendi
Gjendet i vdekur një burrë në një objekt të braktisur në zonën e Qendrës në Shkup

Në një objekt të braktisur në zonën e Qendrës në Shkup është gjetur një person i vdekur mashkull, njoftoi dje MPB.
Nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore kanë konfirmuar vdekjen dhe është kryer hetimi.
Për momentin nuk ka të dhëna për identitetin e burrit dhe as nëse vdekja ka qenë e dhunshme. Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Lajme nga vendi
Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, Prokuroria nis hetimin

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka hapur një procedurë hetimore dhe ka lëshuar udhëzime për SPB Kumanovë për të hetuar elementet e një vepre penale të mundshme, të lidhur me thirrje me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes nga persona të panjohur.
Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit mes përfaqësueseve të Maqedonisë dhe Rumanisë, e zhvilluar më 2 gusht në Kumanovë, ku në një pjesë të tribunës u dëgjuan thirrje raciste dhe anti-shqiptare.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, është dhënë gjithashtu urdhër për sigurimin e incizimeve nga kamerat e sigurisë, me qëllim identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Ndeshja në fjalë ishte e para në ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror 2027, ndërsa përfaqësuesja e Maqedonisë u mund nga Rumania me rezultat 72:80. Ky aktivitet sportiv shënoi edhe hapjen zyrtare të sallës së rinovuar të sporteve në Kumanovë.
Lajme nga vendi
Për tre muaj në Maqedoni kanë ndodhur mbi dy mijë aksidente trafiku

Nga maji deri në fund të korrikut të këtij viti, në të gjithë Maqedoninë kanë ndodhur më shumë se 2,000 aksidente trafiku. Të dhënat tregojnë se 22 persona kanë vdekur në aksidente trafiku gjatë periudhës së analizuar.
Arsyeja më e zakonshme për aksidentet ishte shpejtësia. Statistikat nga Ministria e Brendshme tregojnë se numri më i madh i aksidenteve rrugore – 780 kanë ndodhur në korrik dhe më pak në maj.
Përveç shtetasve të RMV-së, në aksidente trafiku në rrugët e Maqedonisë kanë marrë pjesë edhe të huaj. Për dy muaj, pra në maj dhe qershor, numri i të huajve që kanë pasur aksidente trafiku ishte 95. Asnjëra prej tyre nuk ka përfunduar me pasoja fatale.
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski njoftoi se me ndryshimet e reja në Ligjin për Sigurinë në Rrugë, Ligjin për Kundërvajtjet dhe Kodin Penal, personave që drejtojnë pa leje drejtimi, nën ndikimin e alkoolit ose drogës, dhe atyre që drejtojnë me shpejtësi ekstreme – do t’u konfiskohen përgjithmonë automjetet.
Statistikat mbi aksidentet rrugore që ndodhën në vendet e Bashkimit Evropian tregojnë se vitin e kaluar, i vetmi vend në të cilin nuk pati aksidente rrugore me pasoja fatale ishte Finlanda.
Lajme nga vendi
Mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe paqëndrueshmëri me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me reshje më të bollshëm dhe të rrëmbyeshme për një kohë të shkurtë (mbi 15l/m2), erë e fuqishme (mbi 60km/orë) dhe paraqitje të izoluar të breshërit, kumtoi DPHM-ja.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri në 32 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe paqëndrueshmëri me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme, erë të fuqishme dhe paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të ulet deri 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 30 gradë.
Të martën në disa vende do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht me procese më intensive. Prej të mërkurën do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm dhe më i nxehtë me rritje të temperaturave ditore.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve