Connect with us

Lajme nga vendi

Sindikata e policisë dorëzoi kallëzim penal kundër Oliver Spasovskit

Published

on

Sindikata e policisë në Maqedoni ka dorëzuar deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup kallëzim penal kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Siç thuhet në njoftimin e Sindikatës, kallëzimi është dorëzuar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ai në cilësinë e zyrtarit ish-ministër në MPB, duke tejkaluar kompetencat dhe duke keqpërdorur pozitën dhe kompetencat zyrtare, ka kryer veprat penale të “Shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal dhe “Punë e papërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-c të Kodit Penal.

“Në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se i raportuari O.S. duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar, duke mos iu bindur rregullave shëndetësore që ishin në fuqi në atë kohë, si dhe duke marrë masa dhe veprime zyrtare gjatë ndalimit të punës, gjegjësisht derisa ishte në pushim mjekësor dhe duke mos iu bindur rregulloreve për mbrojtje nga rregullorja e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për Mbrojtjen nga virusi “Covid 19” ka nënshkruar dy vendime me duar dhe në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Lajme nga vendi

Mbytet një grua në Liqenin e Dibrës

Published

on

Një grua 40-vjeçare është mbytur në liqenin e Dibrës pranë plazhit të qytetit.

Gruaja është vërejt nga dy persona të cilët e kanë nxjerrë nga uji dhe ku janë përpjekur ta reanimojnë, por pa sukses.

“Pas thirrjes, menjëherë ka arrit ekip i Ndihmës së shpejtë nga Spitali i përgjithshëm me aktivitete të zgjeruara. Mjeku kujdestar vetëm ka konstatuar vdekjen. Në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune”, thonë nga policia.

Është kryer mbikëqyrje nga policia dhe prokurori kujdestar, ndërsa trupi është dërguar në autopsi.

Pas rreth dhjetë vitesh, ky është rasti i parë me fatalitet në këtë liqen. Që nga viti 2017, në plazhin e qytetit ka pasur ekipe shpëtimi. Këtë verë nuk funksionin shërbimi për shpëtim.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjenden bimë kanabisi në rrugën Tetovë-Trebosh,agronomi nga Ministria e Bujqësisë, konstaton se bëhet fjalë për bimë të vetëmbira

Published

on

Më 27.06.2025, në ora 11:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë vepruar pas një raportimi të mëparshëm se në rrugën lokale nga Tetova drejt fshatit Trebosh, në një arë me sipërfaqe rreth 500 metra katrorë, kishte bimë të llojit “kanabis”. Është kryer inspektim nga ekipi hetimor i SPB-së, ndërsa në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe një agronom nga Ministria e Bujqësisë, i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për bimë të vetëmbira. Me udhëzim të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë, bimët janë shkatërruar.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Inspektorati i Tregut ka vërejtur rritje të çmimeve tek produktet ushqimore bazë deri 5 %

Published

on

Inspektorati i Tregut ka vërejtur rritje të çmimeve tek produktet ushqimore bazë deri në pesë për qind tek tregtarët me pakicë, ndërsa tregtarët e shitjeve me shumicë kanë kthyer çmimet që kanë pasur para vendimit për kufizimin e marzhave dhe ngrirjen e çmimeve që përfunduan me 30 prill të këtij viti. Këto gjetje janë nga inspektimet e kryera në mbi 1.000 pika të shitjeve, ndërsa për këtë është informuar edhe Ministria e Ekonomisë.

“Ka rritje të caktuara prej 3 deri në 5 për qind tek produkte bazë që janë produkte me qarkullim të lartë, ndërsa tek ato me qarkullim të ulët, produkte higjienike, pelena dhe ushqime për foshnja, rritjet lëvizin prej 10 deri mbi 20 për qind. Dua ta përmend se janë vërejtur ulje prej 20 deri 100 për qind tek perimet dhe pemët”, tha Vllatko Stojkoski, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut .

Në shtatë muajt e fundit Inspektorati i Tregut gjithashtu ka kryera mbi 2 mijë inspektime në objekte hotelierike ku ka gjobitur 879 objekte dhe janë lëshuar 79 vendime për ndalim të përkohshëm për kryerjen e aktiviteteve.

“Në përgjithësi vërejtjet janë për mos pasjen e licencave për punë, kushte jo të duhura apo mos plotësimin e kushteve minimale teknike në çfarëdo konteksti, kalimi i orarit të punës, disiplinë jo e duhur dhe respektim të ligjit të veprimtarisë hotelierike, apo për respektimin e orarit të punës”, shtoi ai.
Në lidhje me respektimin e ligjit për ndalim të duhanit në ambiente të mbyllura, nga 1104 inspektime janë gjobitur 151 objekte./Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat