Lajme nga vendi
Gjykatësit zgjedhin dy anëtarë të rinj të Këshillit gjyqësor
Gjykatësit sot votojnë për dy anëtarë të rinj të Këshillit gjyqësor, njëri nga radhët e gjykatësve suprem dhe njëri nga rajoni i apelit Manastir.
Në fletëvotimet nga radhët e gjykatësve suprem janë kandidatët Cvetanka Periq dhe Isamedin Limani, ndërsa nga rajoni i apelit – Manastir janë gjykatësit Aleksandar Kambovski, Tatjana Susuleska – gjykatës të Gjykatës së Apelit Manastir dhe Aleksandra Pop Stefania – gjykatëse e Gjykatës themelore Ohër.
Këshilli gjyqësor nuk e lejoi Cvetanka Periqin të tërhiqet nga zgjedhjet, edhe pse ajp parashtroi njoftim se tërhiqet nga gara zgjedhore për shkakqe shëndetësore.
Votimi për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjykatësve fillon në orën 8:00 dhe zgjatë pa ndërprerë deri në orën 15:00. Gjykatësit votojnë për kandidatët nga rajoni i vet i apelit, përderisa gjykatësit suprem votojnë për kandidatin nga Gjykata supreme.
Gjykatësit identifikohen me legjitimim gjyqësor dhe votojnë në fshehtësi.
Pas mbylljes së vendvotimit Këshilli zgjedhor më së voni deri në orën 18:00 përpilon procesverbal për rrjedhën dhe rezultatin e votimit dhe e njofton Komisionin për zgjedhje.
Komisioni për zgjedhje i grumbullon rezultatet nga vendvotimet dhe e konstaton rrezultatin zgjedhor në njësitë zgjedhore më së voni në afat prej 48 orëve nga momenti i mbylljes së zgjedhjeve dhe është i detyruar përmes ueb faqes së Këshillit të sigurojë opinioni drejtpërdrejtë ta ndjekë grumbullimin e rezultatit zgjedhor.
Për anëtar zgjedhor të Këshillit konsiderohet kandidati që ka marrë më së shumti vota në njësi zgjedhore, nëse disa kandidatë kanë marrë më së shumti dhe numër të njejtë të votave nga një njësi zgjedhore, zgjedhjet për këta kandidatë do të prësëriten në afat prej shtatë ditëve nga dita e votimit.
Në pajtim me Ligjin për këshill gjyqësor, anëtarët e Këshillit nga radhët e gjykatësve kanë mandat prej gjashtë viteve me të drejtë edhe një zgjehdjeje pas skadimit të së oaku gjashtë viteve nga ndërprerja e mandatit paraprak në Këshillin gjyqësor.
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

