Lajme nga vendi
PRESIDENTJA SILJANOVSKA DAVKOVA DO TË MARRË PJESË NË SAMITIN PËR PAQE NË UKRAINË

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me ftesë të presidentes të Konfederatës zvicerane, Viola Amherd, sot dhe nesër në Burgenshtok – Lucern në Zvicër do të marrë pjesë në Samitin për paqe në Ukrainë.
Është paraparë presidentja Siljanovska Davkova të ketë fjalim në samit dhe të realizojë takime bilaterale me disa nga pjesëmarrësit në samit, informoi Kabineti presidencial.
Tubimi ka për qëllim të vendosë forum për dialog të nivelit të lartë për mënyrat e arritjes së paqes së përhershme, gjithpërfshirëse dhe të drejtë për Ukrainën në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e KB-së, të promovojë mirëkuptim të përbashkët për kornizë të mundshme për arritje të këtij qëllimi dhe të definojë udhërrëfyes për atë si të përfhsihen të dyja palët në procesin e ardhshëm paqësor.
Në konferencë, që po mbahet me nismë të Ukrainës, do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të rreth njëqind vendeve dhe të organizatave ndërkombëtare. Do të bisedohet për çështje të dnryshme, mes të cilave për eksportin e grurit nga Ukraina, sigurinë e centralit bërthamor Zaporozhje, që është nën kontrollin rus si dhe çështje humanitare siç është këmbimi i robërve të luftës.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve