Lajme nga vendi
Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari u pyet në lidhje me idenë e BDI-së për ndarjen e vendit në bazë të rajoneve, dhe tha se kjo ide nuk është e implementueshme. Ai tha se BDI-ja është e mençur kur është në opozitë, por se ideja e tyre është jo serioze. Sipas tij, ata kanë patur 22 vite në pushtet për të realizuar idetë e tyre.
“Nuk jam kundër ideve, idetë janë të mira, por 22 vjet duke qenë në pushtet nuk e ke menduar decentralizimin që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, mos të flasim tash për regjionalizimin. Ne kemi dhënë moti kohë idetë për funksionimin më të mirë të shtetit, decentralizimin fiskal dhe përsëri e kemi në program, këto tash kur janë në opozitë ju kujtohen ide të cilët janë rëndë të realizueshme. Unë ju dëshirojë që të jenë opozitë sa më konstruktive dhe të japin kritike aty ku duhet dhe ide që janë të implentueshme, jo ide të cilët veç krijojnë huti dhe skepticizëm”, ka deklaruar Taravari.
Lajme nga vendi
LSDM:PENSIONISTËT PRIORITETI YNË

Lajme nga vendi
JANË SIGURUAR 80.000 VAKSINA KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Ministria e Shëndetësisë informon se është nënshkruar kontrata për furnizimin me 80.000 vaksina kundër gripit sezonal. Vaksinat pritet të mbërrijnë gjatë javës së ardhshme, pas së cilës, si çdo vit, imunizimi kundër gripit do të nisë në gjysmën e dytë të muajit. Këtë vit janë siguruar numri më i madh i vaksinave deri më tani për këtë qëllim. Bëhet fjalë për një vaksinë katërvalente nga prodhuesi i njohur Abot nga Holanda. Kujtojmë se me vaksinimin falas përfshihen grupet e rrezikuara të popullsisë, si: persona të moshuar mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, fëmijë të moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e kujdesit social për të moshuarit dhe punonjësit e këtyre institucioneve. Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efikase për parandalimin e gripit, e cila ndihmon në shmangien e formave më të rënda dhe komplikimeve, veçanërisht tek grupet e rrezikuara, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Lajme nga vendi
Kasami: Epoka e Tetovës me gropa ka marrë fund, investime prej 7 milionë euro në infrastrukturë

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga koalicioni VLEN, Bilall Kasami, vizitoi lagjen Bllok 70 në Tetovë ku janë kryer disa punë infrastrukturore. Kasami me këtë rast tha se Tetovën e gjetëm të rrënuar, sinonim i gropave dhe infrastrukturës së shkatërruar, një qytet në kolaps. “Sot, lagje pas lagje, Tetova po transformohet dhe po merr pamje tjetër. Sot erdha të shoh punimet në Bllok 70, një lagje e harruar nga pushteti i mëparshëm, me shumë probleme infrastrukturore. Në bashkëpunim me Qeverinë, me një investim prej 15 milionë denarë arritëm në transformimin e plotë të Bllokut Urban 70. Në kuadër të këtyre projekteve për transformimin total të infrastrukturës rrugore të qytetit tonë, po ndërtojmë shumicën e rrugëve në lagjen Drenovec, lagjen Teqe, lagjen Potok, lagjen Kolltuk, lagjen Jashtë Vardari, lagjen tek Xhamia e Rinisë, lagjen Tetovarja, lagjen Cetinskë, bllokun urban përballë Tregut të Gjelbërt apo siç njihet lagjeja Hajduçka”, deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga koalicioni VLEN, Bilall Kasami.
Kasami nënvizoi se edhe në vendbanimet rurale janë duke u bërë investime infrastrukturore. “Edhe në Reçicë të Vogël, Reçicë të Madhe, Xhepçisht, Sellcë, Shipkovicë, Llacë, Saraqinë dhe në shumë lagje dhe fshatra tjerë ndërtuam dhe po ndërtojmë infrastrukturën rrugore, duke i transformuar në fshatra dhe lagje evropiane”, theksoi Kasami.
Ai më tej tha se rreth 7 milionë euro po investohen për infrastrukturën bazë dhe për ndërtimin e rrugëve të reja moderne për lagjet dhe fshatrat e Tetovës. “Nuk e kemi ndërmend të ndalemi. Gjithsej rreth 430 milionë denarë, ose rreth 7 milionë euro po investohen për infrastrukturën bazë dhe për ndërtimin e rrugëve të reja moderne për lagjet dhe fshatrat e Tetovës. Hap pas hapi po e transformojmë Tetovën në një qytet modern dhe urban, duke mbyllur shumicën e problemeve infrastrukturore. Epoka e kaosit, papërgjegjësisë, Tetovës së rrënuar dhe me gropa ka marrë fund. Progresi që kemi arritur në këto 4 vjet nuk guxon të ndalet. Tetova nuk guxon të kthehet prapa. Tetova vazhdon përpara me Kapitullin e dytë të zhvillimit. Edhe më shumë, edhe më mirë, edhe më fuqishëm”, tha Kasami.
Ai është shprehur se ka filluar pastrimi i kanalit në Reçicë të Vogël. “Ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të Komunës së Tetovës për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e një mjedisi më të pastër e më të sigurt për qytetarët”, nënvizoi ai. Bilall Kasami është në garë për mandatin e dytë në krye të Komunës së Tetovës.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve