Lajme nga vendi
VMRO-DPMNE: Gashi nuk ka shkelur ligjin, udhëtimi i tij pa sigurim do të ishte shkelje ligji që duhet sanksionuar
Një bartës i një pozicioni si Afrim Gashi pasohet nga një protokoll i detyrueshëm dhe shoqërim i vazhdueshëm. Situata e kundërt, mungesa e eskortës dhe mos sigurimi është vepër e sanksionueshme, njofton VMRO-DPMNE.
“Sipas SDS-së a është dashur të shkelen ligjet në rastin e Afrim Gashit?
Ky vend ka institucione. SDS-ja e ka të vështirë të kuptojë pse në kohën e tyre ministrat luanin futboll në zyrë gjatë orarit të punës, policët goditnin merimangat, kallashnikovët u gjuajtën në prani të Ahmetit dhe Oliver Spasovski u shpërndante pasaportat mafiozëve.
Koha e arbitraritetit përfundoi me ndërrimin e pushtetit”, thekson partia në pushtet.
Lajme nga vendi
Gjendje alarmante në Gostivar, Valbon Limani: Lusim çdo qytetarë, të evitojnë daljet nga shtëpia pa nevojë!
Reshjet e dendura kanë shkaktuar vërshime në disa zona të banuara të qytetit, duke rënduar situatën në të gjithë rajonin e Pollogut. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e krijuar dhe ka kërkuar reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse.
Sipas tij, përkundër përpjekjeve maksimale të Komunës dhe ndërmarrjeve komunale për të menaxhuar situatën në terren, nevojitet ndërhyrje e menjëhershme nga ELEM, si institucion me kompetenca për menaxhimin e ujërave të lumit Vardar, si dhe nga zyrat e Ekonomizimit të Ujërave, përgjegjëse për sistemin e ujitjes.
“Vështirësi të mëdha po hasen në të gjithë rajonin e Pollogut. Ju lutem veproni sa më shpejt”, ka apeluar kryetari Limani.
Autoritetet lokale vijojnë të jenë në terren, ndërsa pritet reagimi i institucioneve kompetente për stabilizimin sa më të shpejtë të situatës.
Lajme nga vendi
Rrezikuan jetën e skijatorëve me motorë: Kodra e Diellit denoncon shkelësit në polici
Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” ka reaguar ashpër pas një incidenti të rëndë të ndodhur sot, ku dy persona me mjete motorike të ndaluara kanë hyrë në pistat e skijimit, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e turistëve dhe skijatorëve.
Kodra e Diellit rikujton se siguria në pista është prioritet absolut dhe u bën thirrje të gjithë vizitorëve që të respektojnë rregullat strikte për të shmangur tragjeditë e mundshme. Ky reagim vjen si pjesë e masave të reja për disiplinimin e lëvizjes në resort, duke paralajmëruar sanksione të ashpra për të gjithë ata që thyejnë rregulloren e qendrës.
Lajme nga vendi
Strugë: Kamioni me targa shqiptare përplas për vdekje një 75-vjeçar
Më datë 16.02.2026, në orën 06:30, në Stacionin Policor të Strugës është raportuar një aksident i rëndë trafiku në rrugën magjistrale Podmol – Strugë. Një automjet transportues i llojit „Man”, i drejtuar nga shtetasi i Shqipërisë, A.A. (52 vjeç), ka goditur këmbësorin U.D. (75 vjeç) nga fshati Livadhi i Strugës, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Strugë, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i policisë së Strugës. Sipas informacioneve paraprake, po atë ditë në orën 06:05, ishte denoncuar se i ndjeri U.D. ishte larguar nga shtëpia e një të afërmi të tij në fshatin Misllodezhdë dhe se vuante nga probleme shëndetësore. Po ndërmerren masa të gjithanshme për zbardhjen e plotë të rastit.

