Connect with us

Lajme nga vendi

LSDM pyet: Pse drejtori aktual i Inspektoratit të Tregut nuk është përfshirët në hetimin e Koçanit?

Published

on

Serioziteti i tragjedisë në Koçan që preku mbarë Maqedoninë dhe në të cilën humbëm 59 jetë të rinj kërkon me zë të lartë një hetim të paanshëm për të gjetur përgjegjësinë nga të gjithë, pa përjashtim, njoftoi sot LSDM, duke shtuar se mbështesin fuqishëm një hetim të pavarur, të plotë dhe jo selektiv që do të gjejë përgjegjësi për të gjithë funksionarët aktual dhe të dikurshëm, zyrtarët dhe politikanët, transmeton Portalb.mk.

“Shteti, institucionet duhet të tregojnë kapacitetin për të vënë drejtësinë deri në fund. Ne ia kemi borxh familjeve të viktimave, qytetarëve dhe brezave të ardhshëm. Tmerr i tillë, tragjedi të tilla nuk duhet të përsëriten më. Nga ajo që po ndodh deri më tani gjatë hetimit dhe për çfarë kemi informacione, shprehim shqetësim të thellë se hetimi zhvillohet në mënyrë selektive dhe se i drejtohet vetëm ish-funksionarëve dhe zyrtarëve”, tha në një konferencë për media Jon Frçkoski, drejtor i Qendrës për Hulumtime dhe Analiza.

Ai vlerësoi se deri më tani janë injoruar plotësisht ata që ishin në detyrë në kohën kur ndodhi tragjedia në Koçan.

“Sipas informacioneve të disponueshme publikisht, dy ish-drejtorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) janë të përfshirë në hetim për gjoja mosveprim. Logjikisht shtrohet pyetja pse drejtori aktual i ISHT-së, Vllatko Stojkoski, nuk është i përfshirë në hetim? Edhe pse ai mban përgjegjësi edhe më të madhe për mbikëqyrjen e objektit “Pulsi” në periudhën para dhe gjatë ngjarjes penalo-juridike. Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kompetencë të mbikëqyrë zbatimin e ligjeve, si dhe ka detyrim ligjor që të caktojë ndalim pune prej 30 ditësh nëse nuk plotësohen kushtet ligjore. A u zbatua e gjithë kjo gjatë mandatit të drejtorit aktual të ISHT-së? A kishte dijeni për shkelje të ligjit? Apo dikush nuk ka vepruar qëllimisht? Këto janë pyetje legjitime të cilave hetimi duhet tu përgjigjet”, tha Frçkoski.

Ndryshe, Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.

Advertisement

Në zjarrin e rënë në diskotekën “Pulse” më 16 mars 2025, jetën e humbën 59 persona, midis të cilëve 6 të mitur, u lënduan 196 persona të cilët trajtohen brenda dhe jashtë vendit. 

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat