Lajme nga vendi
Trump vendos tarifa prej 33 për qind për Maqedoninë e Veriut

Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur tarifa të reja për 60 vende, përfshirë Maqedoninë e Veriut, si dhe vendet e rajonit, të cilat do të ndryshojnë ndjeshëm dinamikën e importeve në SHBA. Tarifa prej 33% është vendosur për Maqedoninë, ndërsa Serbia është goditur me normën më të lartë prej 37%, Bosnja dhe Hercegovina me 35%, ndërsa Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova me 10%.
“Kjo është dita që ne e bëjmë Amerikën të pasur përsëri – prandaj e quaj 2 Prill 2025 Dita e Emancipimit. Punëtorët, fermerët dhe artizanët kanë vuajtur nga duart e shkabave të huaja që na kanë shfrytëzuar dhe na kanë vjedhur. Taksapaguesit tanë janë grabitur për më shumë se 50 vjet dhe kjo nuk do të ndodhë më për një kohë të gjatë në histori amerikane”, tha Trupm duke përshëndetur dhe prezantuar ndihmësit e tij më të afërt.
Më pas ai përsëriti disa herë se ekonomia amerikane është viktimë e ndikimit dhe praktikave të huaja. Ai akuzoi vendet e tjera për ndotjen e mjedisit dhe se vetëm Shtetet e Bashkuara u ndëshkuan dhe sulmuan për këtë.
Presidenti amerikan Donald Trump, në një moment të fjalimit të tij, tregoi një tabelë të titulluar “Tarifat reciproke”. Grafiku tregon tarifat që vendet e tjera kanë vendosur ndaj Shteteve të Bashkuara dhe tarifat që Shtetet e Bashkuara sapo kanë vendosur ndaj këtyre vendeve.
SHBA-ja do të vendosë tarifa edhe ndaj Bashkimit Evropian (20 për qind), Vietnamit (46 për qind), Tajvanit (32 për qind), Japonisë (24 për qind), Indisë (26 për qind), Koresë së Jugut (25 për qind) dhe Tajlandës (36 për qind).
Një ndër masat më të rëndësishme të shpallura është tarifa prej 25 për qind mbi të gjithë prodhuesit e huaj të automjeteve.
Sipas Trump, mbi 80 për qind e veturave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten brenda vendit, ndërsa mbi 90 për qind e automobilave të shitura në Japoni janë të prodhuara po aty. Në të kundërt, automjetet amerikane përfaqësojnë një pjesë shumë të vogël të tregut në këto vende.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve