Connect with us

Lajme nga vendi

BDI për takimin Mickoski – Filipçe: Në skenën publike do të demonstrohet koalicioni monoetnik

Published

on

BDI ka reaguar sërish në lidhje me takimin e paralajmëruar për sot në mes Hristijan Mickoskit dhe Venko Filipçes. Nga BDI në një kumtesë për media thonë se në skenën publike do të na demonstrohet koalicioni monoetnik, që sipas tyre, ka për qëllim thelbësor të riformatojë modelin politik të shtetit – nga një demokraci multietnike, në një demokraci monoetnike.

Edhe pse në opinion do të prezantohen pika të tjera, na lejoni t’jua prezantojmë rendin e ditës së takimit të sotëm – atë që nuk do ta dëgjoni në publik: Pika 1: Mosndëshkueshmëria, Si të mos mbajnë përgjegjësi. Çfarë sistemi gjyqësor na nevojitet në mënyrë që të vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin në publik, por në thelb të mbrojnë njëri-tjetrin – edhe kur bëhet fjalë për tragjedi si ajo e Koçanit”.

“Pika 2: Si t’i largojnë shqiptarët nga të gjitha vendimmarjet politike dhe ekonomike, nga të gjitha nivelet e pushtetit në shtet, dhe më pas t’i mbajnë në periferi të zhvillimeve shoqërore. Ky plan nuk është i ri – është përgatitur para tre vitesh me marrëveshjen notore Mickoski-Zaev me ndërmjetësim të oligarkëve, kryesisht si çadër mbrojtëse për oligarkinë tranzicionale në vend”.
“Plani tashmë po realizohet, përmes shfuqizimit të Balancerit, vendimmarrjes monoetnike të Gjykatës Kushtetuese, por edhe largimit sistematik të shqiptarëve nga një numër i madh pozicionesh të larta në administratën shtetërore. Duhet theksuar se zbatimi i këtij plani është i pamundur pa gjetjen e “shqiptarëve të ndershëm” – ata që do të shërbejnë për të krijuar një legjitimitet të rremë për një konsensus të supozuar multietnik për këtë ristrukturim politik”, thonë nga BDI.

Në fund ata u “bëjnë thirrje të gjithë spektrit politik dhe jo politik shqiptar në vend, përfshirë edhe liderët e koalicionit VLEN, që së bashku ose secili veçmas, të shprehin qartë dhe fuqishëm revoltën e tyre ndaj këtij tentimi për të riformatuar shtetin dhe të mos lejojnë të përfshihen në një plan për diskualifikimin e plotë të shqiptarëve nga rrjedhat shoqërore”.

Lajme nga vendi

Kasami inspekton asfaltimin e rrugës drejt Sellcës: Çdo premtim po e kthejmë në realitet

Published

on

“Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me cilësi dhe në afat, në shërbim të qytetarëve. Çdo premtim e kthejmë në realitet. Çdo vendbanim është i rëndësishëm për ne”, ka shkruar Kasami në një postim publik.

Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës me Tetovën, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin lokal. Komuna e Tetovës ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve infrastrukturore edhe në vendbanime të tjera rurale./zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme nga vendi

48 orë paraburgim për dy persona nga Maqedonia: Dyshohen për lidhje me 5 tonë marihuanë të sekuestruar në Serbi

Published

on

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh dy personave të dyshuar. Pas analizës së provave të grumbulluara, autoritetet kanë ngritur dyshime se këta individë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete lidhur me sasinë prej 5 tonë marihuanë që u sekuestrua së fundmi në Republikën e Serbisë.

Masa e paraburgimit është vendosur me qëllim që t’i mundësohet prokurorisë kohë e mjaftueshme për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme procesuale dhe për të siguruar praninë e të dyshuarve. Prokuroria sqaron se kjo masë është e justifikuar për shkak të kompleksitetit të rastit dhe karakterit të tij ndërkombëtar, ku afatet kohore për veprim janë shpesh të kufizuara. Institucionet po vijojnë me intensitet punën për zbardhjen e plotë të lëndës dhe kanë paralajmëruar se publiku do të informohet në kohë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

PROTESTA E PESTË NË TETOVË KUNDËR TATIMEVE RETROAKTIVE

Published

on

Protesta e pestë me rradhë. Qytetarët sot protestuan përsëri para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për tatimet të cilat u kërkohen të paguhen gjatë kohës që ata kanë punuar jashtë vendit, ata thonë se kjo është e jashtëligjshme. Qytetarët të cilët kanë punuar kryesisht në Irak dhe Afganistan theksojnë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.

Semi Beqiri – Protestues
Protestuesit kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet e marra me efekt retroaktiv. Besir Abdullahi thotë se protestat janë apolitike dhe kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, megjithatë u bën thirrje kryetarëve të partive që t’i mbështesin në këtë mision.

Semi Beqiri – Protestues
Qytetarët paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën derisa të dëgjohet zëri i tyre, ndërsa thonë se protestat do të dislokohen edhe në Shkup nëse nuk gjindet zgjidhje. Ata thonë se tash më janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me partitë opozitare dhe se çështja e tyre do të adresohet edhe në parlament së shpejti.
Semi Beqiri – Protestues

Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

Continue Reading

Më të lexuarat