Lajme nga vendi
Qeveria enda pa asnjë qëndrim lidhur me tarifën prej 33% të SHBA-së

Pas vendosjes së tarifës prej 33 për qind për importet nga Maqedonia e Veriut nga ana e presidentit të SHBA-së Donal Trump, autoritetet e vendit ende pa asnjë qëndrim. Ndryshe prej tyre, liderët evropian patën një lumë reagimesh, duke kritikuar ashpër vendimin e Donald Tramp.
Ursula von der Leyen, shefja e Komisionit Europian, ka deklaruar se “pasojat do të jenë të tmerrshme për miliona njerëz, duke theksuar se Evropa po përgatit paketën e saj të parë të përgjigjes ndaj tarifave të SHBA-së.
Edhe Kina ka premtuar kundërmasa ndaj tarifave të Trump.
Mark Carney, Kryeministri i Kanadasë, ka theksuar se është thelbësore të veprohet me qëllim dhe forcë për të kundërshtuar këtë politikë dhe për të mbrojtur ekonominë.
Giorgia Meloni, Kryeministrja e Italisë, i ka quajtur tarifat e SHBA-së “të gabuara” duke paralajmëruar një luftë tregtare.
Anthony Albanese, Kryeministri i Australisë, ka thënë se “ky nuk është akt i një miku”, duke theksuar pasojat e dëmshme të tarifave për partnerët e SHBA-së.
Micheál Martin, Kryeministri i Irlandës, ka shprehur se nuk sheh “asnjë justifikim” për tarifat dhe ka kërkuar një qasje më të balancuar në marrëdhëniet tregtare.
Nuk mungoi as qëndrimi zyrtar i Zvicrës. Ata thonë se së shpejti do ti përcaktojnë hapat që do të ndërmarrin për të reaguar ndaj tarifave. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve