Lajme nga vendi
Thirrja për vullnetarë për Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, i cili këtë verë do të mbahet në Shkup dhe Kumanovë

Këtë verë në Shkup dhe Kumanovë do të mbahet Festivali Olimpik Rinor Evropian – FORE Shkup 2025, i cili do të përfaqësojë ngjarjen më të madhe multisportive të mbajtur ndonjëherë në Maqedoni.
Festivali do të bashkojë mbi 2500 sportistë të rinj nga kontinenti evropian dhe do të mbahet nga 20 deri më 26 korrik në Shkup, Kumanovë dhe Osijek të Kroacisë.
Më shumë se 900 vullnetarë do të angazhohen në fusha të ndryshme dhe do të kenë mundësinë të jenë pjesë e FORE nga afër, duke fituar kështu përvoja, aftësi dhe miqësi të reja.
“Roli i vullnetarëve përfshin çdo gjë – nga organizimi i garave sportive, mirëpritja dhe udhëheqja e delegacioneve, mbështetja e aktiviteteve mediatike, deri te krijimi i një atmosfere të këndshme dhe frymëzuese për të gjithë vizitorët. Ata do të jenë fytyra e parë e Shkupit me të cilën do të takohen sportistët e rinj nga e gjithë Evropa”, thonë organizatorët e Festivalit Olimpik për të Rinj Evropian.
Komiteti Organizativ i FORE Shkup 2025 tashmë ka shpallur thirrjen për vullnetarë, duke u ofruar mundësinë të gjithë të interesuarve të bëhen pjesë e këtij evenimenti historik. Regjistrimi bëhet në këtë link.
“Kushdo që dëshiron të jetë pjesë e këtij evenimenti mund të aplikojë dhe të bëhet pjesë kyçe e ekipit që do ta kthejë festivalin në një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Vullnetarizmi është një mundësi e madhe për të rinjtë, studentët, sportdashësit dhe këdo që dëshiron të kontribuojë në një projekt të madh ndërkombëtar dhe të prezantojë Maqedoninë si një mikpritëse e shkëlqyer”, thonë nga komiteti organizativ i FORE Shkup 2025.
Lajme nga vendi
MSH: Po trajnohen specializantë dhe studentë të mjekësisë, po krijojmë kapacitete sipas kritereve të larta evropiane

Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.
Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.
“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.
Lajme nga vendi
Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Lajme nga vendi
I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve