Connect with us

Lajme nga vendi

INDEKS ELEKTRONIK PËR STUDENTËT! Më në fund nis realizimi i kërkesës së kamotshme

Published

on

Pavarësisht se jemi në vitin 2025, studentët në universitetet shtetërore të vendit po vazhdojnë të përdorin indekse tradicionale, duke mbajtur ato në duar, pa pasur mundësinë për të përdorur një indeks elektronik. Ky fenomen ka ngelur si pasojë e një pengesë administrative , duke e bërë këtë proces të dështuar. Megjithatë, një hap i rëndësishëm ka ndodhur së fundmi. Me iniciativë të Kuvendit Studentorë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM), një ndryshim i rëndësishëm është realizuar në Rregulloren që rregullon përmbajtjen dhe formatin e diplomave, si dhe dokumenteve të tjera të rëndësishme. Ky ndryshim është publikuar në “Gazetën Zyrtare të Maqedonisë së Veriut”, dhe ka sjellë mundësinë për implementimin e indeksit elektronik, duke kaluar mbi pengesat administrative të deritanishme.

“Me iniciativë të Kuvendit Studentor të UKIM-it, është bërë një ndryshim i rëndësishëm në Rregulloren për përmbajtjen dhe formatin e diplomave, udhëzimet për përgatitjen e shtojcës së diplomës dhe dokumenteve të tjera publike, të publikuara në Gazetën Zyrtare të RMV, nr. 67 më 28.3.2025”, thonë ata.

Njëkohësisht, digjitalizimi ka qenë një prioritet edhe për Organizatën Kombëtare Studentore. Ata, me mbështetje nga Fondacioni për Demokraci të Westminster-it, realizuan një studim mbi gjendjen aktuale të digjitalizimit në arsimin e lartë, dhe zhvilluan një plan aksional për modernizimin e këtij sektori. Kjo ka çuar në një bashkëpunim me disa institucione për të përshpejtuar digjitalizimin dhe për të siguruar një administratë studentore më efikase.

“Si përfaqësues studentorë, ne mbetemi të angazhuar në përmirësimin e të drejtave të studentëve dhe modernizimin e proceseve akademike. Futja e indeksit elektronik nuk është vetëm një ndryshim teknik, por edhe një hap thelbësor për një proces administrativ më të thjeshtë dhe për qasje më të lehtë në informacion për të gjithë studentët”, përfundojnë përfaqësuesit e studentëve. Ndryshe, siç theksojnë ata, ky hap do të lehtësojë jetën e studentëve dhe administratës, duke krijuar një sistem më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas. (koha.mk)

Lajme nga vendi

Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese

Published

on

Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.

Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike

Published

on

Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Avokati Viktor Bozhinovski paralajmëron se ndërmarrjet publike nuk mund të fshihen më pas “mjeteve të nevojshme për punë” dhe do të jenë të detyruara të shlyejnë borxhet. Sipas analizave, kompanitë shtetërore detyrohen mbi 358 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm “i brendshëm” i institucioneve në fund të marsit ka arritur 651 milionë euro.

Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.

Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.

“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Continue Reading

Më të lexuarat