Connect with us

Lajme nga vendi

Tek drejtori Arifi nuk janë gjetur 20 mijë euro, dyshohet se i punësuari keqpërdori emrin e tij

Published

on

Një rast i dyshimtë korrupsioni është duke u hetuar në Spitalin e Specializuar Geriatrik, ku në qendër të vëmendjes ndodhet drejtori i këtij institucioni, Muhsin Arifi. Burime të “Sloboden Peçat” bëjnë të ditur se shuma prej 20 mijë eurosh të gatshme, të përfolura si ryshfet i mundshëm, nuk janë gjetur te Arifi gjatë kontrollit.

Sipas informacioneve jozyrtare, paratë janë gjetur tek një ndërmjetës që ishte i punësuar në spital. Ky person e ka identifikuar drejtorin Arifi si njeriun që supozohet se kërkonte para në këmbim të një shtrimi afatgjatë të një pacienti në spital – për një periudhë prej një apo dy vitesh.

Për momentin, nuk është e qartë nëse Arifi ka kërkuar realisht paratë, apo emri i tij është keqpërdorur nga ndërmjetësi për të marrë paratë.

Spitali i Specializuar Geriatrik pranon pacientë të moshës së tretë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kapaciteti i tij është i kufizuar, listat e pritjes janë të gjata, dhe çdo vend i lirë në këtë institucion është shumë i kërkuar, thonë burime të brendshme të spitalit.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë koha e pritjes është rreth 20 minuta

Published

on

Për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.

Trafiku në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
“Për shkak të pushimeve verore, vërehet një frekuencë e shtuar e automjeteve, në pikën kufitare “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje dhe dalje është rreth 20 minuta. Në pikën kufitare “Bogorodicë” koha e pritjes për dalje është rreth 20 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi”, thonë nga LAMM.

Continue Reading

Lajme nga vendi

QMK: Tre zjarre ende janë aktive në Maqedoni

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit, ka pasur gjithsej 18 zjarre në zona të hapura në të gjithë vendin, nga të cilat tre janë aktive, njoftoi këtë mëngjes Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).

Zjarret janë aktive në territorin e komunave Makedonski Brod, Prilep dhe Mavrovë e Rostushë. Në “Jasen” po digjet një mal i përzier. Në zonën e fshatit Bellovodicë, në vendin e quajtur “Livada”, po digjet një mal me ah. Në territorin e fshatit Cerovë, po digjet një mal me kërcell të ulët dhe po digjen prerje drurësh.

Nga zjarret e shuar, dy ishin në territorin e komunave Gostivar, Petrovec dhe Tetovë, ndërsa të tjerat ishin në rajonin e Gazi Babës, Dollnenit, Zhelinës, Krushevës, Negotinës, Radovishit, Strugës, Studeniçanit dhe Çeshinovës – Obleshevës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shtetasi serb kapet gjatë tentativës për të kontrabanduar orë Rolex dhe Omega në Maqedoni

Published

on

Një shtetas serb është kapur gjatë tentativës për të kontrabanduar orë dy orë Rolex dhe një orë Omega në Maqedoni, përcjell TV21. Nga Drejtoria e Doganave thonë se orët janë zbuluar në veturën e personit në fjalë, i cili po përpiqej të hynte në Maqedoni përmes pikës kufitare “Tabanoc”. Bëhet fjalë për modelet Rolex Submariner, Rolex Sky-Dweller dhe Omega Speedmaster, vlera e të cilave sipas Doganës është 38,000 euro.

“Kundër personit është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale – kontrabandë. Shoferi, me qëllim që të shmangë kontrollin doganor, vendosi orët në një kuti të vogël lëkure, të cilën e futi në çantën e tij të zezë së bashku me sende të tjera për përdorim personal. Produktet e sekuestruara janë dorëzuar pranë Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Continue Reading

Më të lexuarat