Connect with us

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ulen çmimet e produkteve shkollore – Prindërit kursejnë deri në 2000 denarë

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se tregtarët janë duke e respektuar masën e qeverisë për uljen e çmimit të produkteve shkollore, shkruan Alsat.

Ai rikthekson rregullat për tregtarët. Qeveria mëson se me këtë masë, prindërit do të arrijnë të kursejnë nga 700 deri më 2000 denarë gjatë blerjes së produkteve shkollore në prag të fillimit të vitit shkollor.

“Bazë është çmimi nga 1 korriku 2024. Është detyrë e tregtarëve është caktojnë se cila ka qenë çmimi atëherë dhe nga ajo të sigurojnë lirim prej 10-15% dhe të vendosin në hyrjen e dyqanit mbishkrim “Më pak shpenzime, më shumë për ju”. Inspektorati i tregut është në terren dhe shikon nëse respektohet. Tani nuk kemi arsye të besojmë se dikush nuk është duke e respektuar”, tha Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Paraqitet e zhdukur 17 vjeçarja nga Kumanova

Published

on

Është paraqitur si e zhdukur, kumanovarja 17 vjеcare,. Paraqitjen e saj ne organet kompetente (Polici) e ka bërë babai i saj
“Sot në Stacionin policor të Kumanovës (SPB), në ora 01:30, personi me incialet S.I. (47) nga Kumanova, ka denoncuar se vajza e tij A.I. (17), është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur”, kanë njoftuar përfaqësuesit e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.
Organi përkatës ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, për ta zbardhur rastin sa më shpejtë të jetë e mundur.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vajza 14 vjeçe nga Maqedonia, përdhunohet në Pejë,arrestohet 36 vjecari nga Kosova

Published

on

Prokuroria e Kosovës është duke e hetuar rastin 36 vjeçarit nga Peja, i cili dyshohet për përdhunimin e 14 vjeçares nga Maqedonia e Veriut.

Një burrë nga Peja e Kosovës gjendet në paraburgim, që kur para 3 ditësh u arrestua nga policia e Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se e koshte përdhunuar 14 vjeçaren nga Maqedonia e Veriut.

I dyshuar i moshës 36 vjeçare, është arrestuar gjatë uikendit, pasiqë paraprakisht policia e Kosovës kishte gjetur gjurmë të cilat çonin deri tek i dyshuari, ndërkohë që dëshmia e vajzës ishte kyçe për ta arrestuar personi në fjalë, raportojnë mediat e Prishtinës.
Viktima dhe nëna e sajë, rastin e denoncuan në polici, me ç’rast vajza në detaje e kishte rrëfyer rastin, i cili kishte ndodhur në një shtëpi të braktisur në Pejë të Kosovës.

Sipas dëshmisë, tanimë i arrestuari, vajzën e kishte detyruar me dhunë për marrëdhënie seksuale.
Përfaqësues të prokurorisë nga Peja, bëjnë të ditur se procesi hetues është në rrjedhë e sipër. Nëse i akuzuar dënohet, sipas legjislaturës së Kosovës, të dyshuarit i kanoset burg deri në 10 vite heqje lirie.

Continue Reading

Më të lexuarat