Lajme nga vendi
Investime në mjedisin jetësor – 3.7 milionë euro për projekte ekologjike
Prioriteti numër një i Qeverisë është mjedis i shëndetshëm dhe i pastër jetësor.
Për këtë qëllim janë siguruar mjete buxhetore në vlerë prej 3.7 milionë euro për projekte ekologjike përmes Programit për Investime në Mjedisin Jetësor për vitin 2025 nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Janë paraparë 100 milionë denarë për ndërtimin dhe dokumentacionin teknik për sistemet e kanalizimit dhe për pastrimin e ujërave të zeza, 100 milionë denarë për ndërtimin dhe përmirësimin e sistemeve të ujësjellësit, 10 milionë denarë për projekte edukative, hulumtuese dhe zhvillimore, si dhe 19 milionë denarë për aktivitete për ngritjen e vetëdijes publike, edukim dhe trajnime të lidhura me mjedisin jetësor.
Përmes nxitjes dhe financimit të projekteve që nënkuptojnë mbrojtje, avancim dhe menaxhim të qëndrueshëm, do të kontribuojmë për një mjedis më të pastër jetësor i cili është faktor kyç për jetë më cilësore dhe shëndet për të gjithë qytetarët.
Ftojmë të gjitha komunat, shoqatat, organizatat qytetare dhe institucionet shkencore-arsimore të përfshihen aktivisht. Afati për aplikim zgjat tre javë. Informacionet mund të gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Ndotja e mjedisit jetësor është problem që prek njësoj të gjithë qytetarët dhe për zgjidhjen e tij të plotë kërkohet kohë. Prandaj, përmes investimeve në projekte ekologjike, do të sigurojmë një mjedis jetësor më të pastër.
Një mjedis jetësor i pastër dhe shëndeti i qytetarëve mbeten obligimi ynë.
Problemet e qytetarëve janë edhe problemet tona prandaj është e domosdoshme një zgjidhje e menjëhershme dhe sistematike.
Qeveria jep rezultate.
Lajme nga vendi
Ndërpritet bojkoti i mësimit në Vaksincë! Suspendohet arsimtarja deri në ekzaminimet mjekësore
Pas një muaji të plotë bojkot, ka rifilluar mësimin në filloren e Vaksincës. Pas raportimit të vazhdueshëm të TV21 për mos reagim në kohë të institucioneve, më në fund drejtoria e shkollës mori vendim për suspendim të arsimtares së anglishtes S.S. për të cilën dyshohet se ka probleme shëndetësore. Drejtori i Sh. F. “Rilindja” përmes telefonit e konfirmoi se arsimtaren në fjalë e kanë larguar nga puna 3 muaj deri sa të kryhen procedurat administrative dhe ekzaminimet shëndetësore te Instituti i mjekësisë së punës.
Nga Komuna e Likovës thanë se kanë urdhëruar drejtorinë që ta zëvendësojnë përkohësisht me një arsimtare tjetër të anglishtes në mënyrë që mësimi të mos ngecë, ndërsa gjatë pushimit pranveror dhe veror do të kompensohen 4 javët e humbura mësimore. Nga Inspektorati shtetëror i arsimit thonë se brenda afateve ligjore presin raportin e drejtorisë për ekzaminimet mjekësore për të vendosur nëse arsimtarja S.S. i plotëson kushtet për tu rikthyer në mësim ose për përjashtim të përhershëm nga puna.
Lajme nga vendi
Tiranë, deklaratë e 5 vendeve për Korridorin 8
Lajme nga vendi
MICKOSKI HEQ DORË NGA BLERJA E AEROPLANIT QEVERITAR!: Do të lutemi që të mbetemi gjallë
LSDM-ja thotë se qeveria planifikon të blejë një aeroplan të ri me vlerë rreth 100 milion euro, derisa refuzon ta rrisë pagën minimale në 600 euro. Sipas socialdemokratëve me shumën prej 100 milion euro sigurohet gjysma e mjeteve të nevojshme për rritjen e pagës minimale, mund të ndërtohen 20 shkolla bashkëkohore, 25 cerdhe dhe 10 konvikte studentore.
BOGDANKA KUZESKA – LSDM
“Shteti nuk është pronë private, kurse paratë e popullit nuk janë lojra për pushtetin criminal. Derisa populli njeh denarët deri në fund të muajit, punëtorët janë në rrugë për pga më të larta, Kryeministri fluturon për pushime me aeroplan qeveritar”
Pas akuzave nga LSDM-ja, Kryeministri Mickoski potencoi se Qeveria heq dorë nga blerja e aeroplanit të ri. Sipas tij, nisma për këtë blerje kishte ardhur nga euipazhi që menaxhon aeroplanin.
HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Shoh që opozita po krijon tema edhe pse në një nga takimet e liderëve formale dhe joformale që kam patur me Filipçen, ai ishte I qartë dhe tha se për këtë nuk duhet kritikiuar qeveria, për shkak se nesër do të ketë qeveri tjetër, kurse avioni do të shfrytëohet edhe për qëllime humanitare. Por, shoh se nuk e mbajnë fjalën. Ne tërhiqemi nga blerja dhe do të lutemi të mbetemi gjallë”
Lidhur për akuzat e LSDM-së për rritjen e pagave, VMRO-DPMNE thotë se si opozitë kanë mbrojtur rritjen e pagave.
Me 40 amendamente vepruam që paga minimale të mbetet në formulën e llogaritjes – thanë nga VMRO-DPMNE.

