Lajme nga vendi
Kryetari Limani dhe Ministri Taravari Inspektojnë punimet e rikonstruimit të dy rrugëve në Gostivar
Këto dy rrugë janë rruga ‘Servet Bajrami’, e cila çon për në Banjicë të Poshtme, dhe rruga ‘Nikolla Tesla’, nga gjimnazi deri në fund të rrugës. Sipas kryetarit Limani, këto projekte kapin një vlerë prej rreth 30 milionë denarë dhe synojnë rikonstruimin e plotë të këtyre dy rrugëve, duke siguruar kushte më të mira infrastrukturore për qytetarët e Gostivarit.
“Me këto projekte, ne po investojmë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët tanë, duke ofruar infrastrukturë më të zhvilluar dhe më të sigurt për ata. Rikonstruimi i këtyre rrugëve është një hap tjetër përpara në realizimin e qëllimeve tona për një qytet më të zhvilluar dhe më të aksesueshëm”, tha kryetari Limani gjatë inspektimit të punimeve.
Limani Promovimi https://we.tl/t-rma2EfgwDT
Limani Pyetje https://we.tl/t-VtWaB2jCdD
Lajme nga vendi
Ndërpritet bojkoti i mësimit në Vaksincë! Suspendohet arsimtarja deri në ekzaminimet mjekësore
Pas një muaji të plotë bojkot, ka rifilluar mësimin në filloren e Vaksincës. Pas raportimit të vazhdueshëm të TV21 për mos reagim në kohë të institucioneve, më në fund drejtoria e shkollës mori vendim për suspendim të arsimtares së anglishtes S.S. për të cilën dyshohet se ka probleme shëndetësore. Drejtori i Sh. F. “Rilindja” përmes telefonit e konfirmoi se arsimtaren në fjalë e kanë larguar nga puna 3 muaj deri sa të kryhen procedurat administrative dhe ekzaminimet shëndetësore te Instituti i mjekësisë së punës.
Nga Komuna e Likovës thanë se kanë urdhëruar drejtorinë që ta zëvendësojnë përkohësisht me një arsimtare tjetër të anglishtes në mënyrë që mësimi të mos ngecë, ndërsa gjatë pushimit pranveror dhe veror do të kompensohen 4 javët e humbura mësimore. Nga Inspektorati shtetëror i arsimit thonë se brenda afateve ligjore presin raportin e drejtorisë për ekzaminimet mjekësore për të vendosur nëse arsimtarja S.S. i plotëson kushtet për tu rikthyer në mësim ose për përjashtim të përhershëm nga puna.
Lajme nga vendi
Tiranë, deklaratë e 5 vendeve për Korridorin 8
Lajme nga vendi
MICKOSKI HEQ DORË NGA BLERJA E AEROPLANIT QEVERITAR!: Do të lutemi që të mbetemi gjallë
LSDM-ja thotë se qeveria planifikon të blejë një aeroplan të ri me vlerë rreth 100 milion euro, derisa refuzon ta rrisë pagën minimale në 600 euro. Sipas socialdemokratëve me shumën prej 100 milion euro sigurohet gjysma e mjeteve të nevojshme për rritjen e pagës minimale, mund të ndërtohen 20 shkolla bashkëkohore, 25 cerdhe dhe 10 konvikte studentore.
BOGDANKA KUZESKA – LSDM
“Shteti nuk është pronë private, kurse paratë e popullit nuk janë lojra për pushtetin criminal. Derisa populli njeh denarët deri në fund të muajit, punëtorët janë në rrugë për pga më të larta, Kryeministri fluturon për pushime me aeroplan qeveritar”
Pas akuzave nga LSDM-ja, Kryeministri Mickoski potencoi se Qeveria heq dorë nga blerja e aeroplanit të ri. Sipas tij, nisma për këtë blerje kishte ardhur nga euipazhi që menaxhon aeroplanin.
HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Shoh që opozita po krijon tema edhe pse në një nga takimet e liderëve formale dhe joformale që kam patur me Filipçen, ai ishte I qartë dhe tha se për këtë nuk duhet kritikiuar qeveria, për shkak se nesër do të ketë qeveri tjetër, kurse avioni do të shfrytëohet edhe për qëllime humanitare. Por, shoh se nuk e mbajnë fjalën. Ne tërhiqemi nga blerja dhe do të lutemi të mbetemi gjallë”
Lidhur për akuzat e LSDM-së për rritjen e pagave, VMRO-DPMNE thotë se si opozitë kanë mbrojtur rritjen e pagave.
Me 40 amendamente vepruam që paga minimale të mbetet në formulën e llogaritjes – thanë nga VMRO-DPMNE.

