Sport
LIGA E PARË: EKIPET MYSAFIRE NË ELEMENT 4 NDESHJE 4 FITORE
Java e dytë e kampionatit në elitën e futbollit vendor u karakterizua me katër fitore të skuadrave mysafire me 12 gola të shënuar dhe një ndeshje e cila nuk u zhvillua . Shkëndija. Vardari dhe Struga Trim me pikë maksimale në dy xhirot e para.
Shkëndija mban hapin e sigurt në kampionat dhe fiton edhe duelin e xhiros së dytë. Ademi, Krasniqi nga penaltia dhe Tamba shënuan golat për tre pikët e reja, derisa Glishiq realizoi golin e nderit për vendasit.
Vendasit nga minuta e 17-të mbeten me 10 lojtar në fushë pasi referi i kësaj ndeshje ndëshkoi me kartonë të kuq futbollistin vendas Kabarakas i cili me një ndërhyrje të ashpër lëndoi Fiton Ademi. Trajneri Jeton Beqiri I kënaqur me fitoren kundër Makedonmija Gj.P tha se u arrit q࡙llimi
“U arritë qëllimi. Objektivi ishte që të marrim tre pikët. Normal që ekipi gjatë kësaj periudhe është në rotacion e sipër, ku nga lodhja e Europës, secili futbollist meriton të ketë minuta. Jam i kënaqur me rezultatin dhe me fitoren, jam i kënaqur edhe me paraqitjen në tërësi edhe pse përballemi me kushte shumë të rënda. Por, i mërzitur shumë me pranimin e golit në minutat e fundit. Si asnjëherë më parë, ju kam bërtitur futbollistëve, pasi nuk duhet të lejojmë që në këto situata të pranojmë gol,” deklaroi trajneri Jeton Beqiri.
Por trajneri kuqezi Jetonin Beqiri në ë ndeshje të fituara e ka zemruar goli i pranuar në minutën e fundit të ndeshjes
“Patjetër, ato janë goditje që kundërshtari i ka një ose dy dhe ato i pranojmë gol. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, normalisht bie edhe përqendrimi te disa futbollistë të ri dhe te disa futbollist që ndoshta edhe lodhja i ka kapluar. Por, ne duhet të jemi shumë serioz, unë gjithmonë dua sakrificë. Futbollist të cilët duan të mbrojnë fanellën e Shkëndijës, duhet të jenë shumë serioz dhe duhet të sakrifikojnë deri në fund për shkak se Shkëndija nuk është klub i rëndomtë, është shumë i rëndësishëm, më shumë se një klub dhe unë nuk mbaj mend kur jam acaruar kështu pas ndeshjes dhe ju kam bërtitur futbollistëve, për shkak se këto duhet të jenë disa vërejtje neve duhet të na hapin shumë sytë.” th trajneri Beqiri
Fitore në transfertë sot regjistroi edhe Bashkimi i Kumanovës që mundi ekipin e Rabotniçkit në arenën “Todor Proeski” në Shkup 2-0. Autor të golave për ekipin e Bashkimit ishin Memeti dhe autogolin e Robagidze. Bashkimi në dy ndeshjet e para të sezonit të ri ka një fitore dhe një barazim, ndërsa ekipi i Rabotniçkit ka 1 barazim dhe një humbje.. Dje në program ishte ndeshja Shkupi – Sileksi por e njëjta nuk u zhvillua shkaku se vendasit nuk kishin siguruar terren se ku do të zhvillohej ndeshja
Sport
GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN
Përfaqësuesja zvicerane do të jetë e kompletuar për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo. Granit Xhaka vazhdon të mbetet kapiten i ekipit zviceran.
Ylli I futbollit zviceran futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.
Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.
Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.
Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.
Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut dhe Slloveni – Zvicër.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
BASKETBOLL: PANATHINAIKOSI KRYESON EUROLIGËN!
Tre fitore të vendasve dhe tre fitore të ekipeve mysafire është epilogu u gjashtë ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë në kuadër të raundit të tetë në Euroligën e basketbollit në kategorinë meshkujve
Në ndeshjen mes dy skuadrave spanjolle ekipi mbretëror i Real Madridit ka shënuar fitore të sigurt në transfertë kundër ekipit Baskonia 86-104. Reali pas startit katastrofal ku pati tre disfata të një pasnjëshme tani me 5 fitore radhazi renditet i gjashti në tabelë.
Fitore në transfertë ka regjistruar edhe Barcelona kundër Bayernit me rezultatin 88-84 si dhe Parisi kundër Dubait me shifrat 99-93.
Valencia në cilësin e vendasit ka mposhtur Fenerbbahçen 86-78, Panathinaikosi ka mposhtir Milanon 80-75 dhe Crevena Zvezda ka mposhtur Makabi Tel Aviv me rezultatin 100-78.
Pas raundit të tetë kryeson Panathinaikosi me 7 fitore e 1 disfatë e ndjekur nga Valencia dhe Fenerbahçe që kanë nga 6 fitore e dy humbje
Baskonia – Real Madrid 86 -104
Valencia – Fenerbahce 86-78
Panathinaikos – Milano 80 -75
Bayern – Barcelona 84 – 88
Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv 100 –78
Dubai – Parisi 93 – 99
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E KATERT: KF BESA RRUGËTON FUQISHËM – KATËR FITORE RADHAZI
Java e katërt në Ligën e katërt rajoni i gjashtë karakterizohet me tre fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e e mysafirëve dhe me 24 gola të shënuar. KF Besa vazhdon startin perfekt me katër fitore në po aq ndeshje.
Sezoni vjeshtor në Ligën e Katërt – Rajoni i Gjashtë, ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së katërt.
Në pesë ndeshje e zhvilluara vendasit kanë regjistruar tre fitore një ndeshje ka përfunduar me barazim, ndërsa në një ndeshje ka fituara skuadra mysafire ku janë shënuar 24 gola.
Besa e Çellopekut vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe në transfertë në stadiumin e Zhelinës mundi ekipin e Treboshit me rezultat të thellë 0-5.
Për Besën kjo ishte fitorja e katërt nga po aq ndeshje të zhvilluara në sezonin vjeshtor.
Ndeshja e vetme që ka përfunduar me barazim 1-1 është takimi Nerashti – Dardania.
Në tre ndeshjet tjera fitore kanë regjistruar ekipet vendase dhe atë Flamurtari – Rinia 6-3, Renova – Genç Kalemler Sport 4-2 dhe Pallatica – Piroku 2-0.
Tabelën e kryeson Besa me 12 pikë.
-
Lajme nga rajoni1 month agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga vendi1 month agoDaut Memishi mban premtimin, ndahen vendimet e para – çerdhja “Foleja” në Përshefcë drejt hapjes

