Sport
BASKETBOLL: KOMPLETOHET JAVA E KATËRT E EUROLIGËS

Gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu i raundit të katërt në Euroligën e basketbollit në kategorinë e meshkujve. Kryesojnë Real Madrid, Paris Basketboll, Hapoel Tel Aviv dhe Panethenaikos
Euroliga e basketbollit në kategorinë e meshkujve ka vazhduar në mesjavë me ndeshjet e e xhiros së katërt të sezonit 2025/2026. Ekipet vendase dolën fituese në gjashtë duele ndërsa ato mysafire në katër takime ku ndodhën edhe disa rezultate befasuese. Kështu që në ndeshjen e zhvilluar në Beograd Crvena Zvezda mundi Zalgiris Kaunas me rezultatin 88-79. Ishte kjo disfata e parë e Zalgiris Kaunasit në sezonin e ri.
Në ndeshjet e raundit të katërt spikat edhe fitorja e skuadrës turke Anadolu Efes e cila në Athinë mundi Olimpiakosin me rezultatin 82-78, ndërsa befasia më e madhe e kësaj jave është disfata e kampionit aktual Fenerbahçes që si nikoqire humbi nga skuadra debutuese Dubai Basketboll me rezultatin 69-93.
Sport
Franco Foda rinovon kontratën me Kosovën

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zyrtarizuar sot marrëveshjen e re me përzgjedhësin Franco Foda, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera.
Kontrata e re e nënshkruar nga presidenti Agim Ademi dhe trajneri Foda më 6 tetor, gjatë ditës së parë të grumbullimit të ekipit kombëtar, formalizon marrëveshjen paraprakisht të arritur mes palëve.
“Federata e Futbollit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftoi se ka zyrtarizuar edhe formalisht marrëveshjen e mëhershme me përzgjedhësin Franco Foda për të vazhduar bashkëpunimin edhe për 2 vite.
Kontrata që konfirmon qëndrimin e Fodas në krye të ekipit kombëtar është nënshkruar zyrtarisht nga Presidenti Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda, ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar në muajin tetor, përkatësisht me datën 6-të, duke formalizuar edhe në mënyrë zyrtare marrëveshjen e arritur paraprakisht. Me marrëveshjen e re, Foda do t’ i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028.
Franco Foda ka marrë drejtimin e ekipit kombëtar me 17.02.2024 dhe që nga ajo periudhë ka udhëhequr kombëtarën tonë në 17 ndeshje deri tani, duke arritur: 11 fitore, 2 barazime (përfshirë atë me Rumaninë 0:0) dhe ka pësuar 4 humbje”, thuhet në njoftim.
Sport
VOLEJBOLLISTI GJEORGJIANI ALEKSI ZAKAIDZE PËRFORCIM I RI I K.V. LIRIA

Klubi I volejbollit Liria e Zherovjanit në prag të fillimit të kampionatit të ri në Ligën e parë të volejbollit vendor krahas përgatitjeve në radhët e veta ka sjell edhe dy përforcime cilësore, sërish ka angazhuar një volejbollist nga Gjeorgjia. Pas Giorgi Gordadze i cili iu bashkua ekipit zherovjanas , nga dita e djeshme kësaj skuadra iu bashkëngjit edhe një reprezentues i Gjeorgjisë , fjala është për qendër sulmuesin 24 vjeçar Aleksi Zakaidze.
Përforcimi i ri do ti ndihmojë skuadrës në pozicionin qendër sulmuesit. Trajneri Sadik Ferati tha se me dy përforcimet gjeorgjian Giorgi Gordadze dhe Aleksi Zakaidze, klubi i volejbollit Liria do të jetë më konkurruese me ekipet tjera për pjesën e epërme 1es.
Në ndeshjen e parë të sezonit të ri në ligën e parë të volejbollit vendor që fillon më 25 tetor, Liria në transfertë do të përballet me Borecin në Veles.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
SHKËNDIJA E FITOI 5-1 MIQËSOREN KUNDËR BASHKIMIT

Shkëndija dhe Bashkimi në stadiumin e qytetit në zhvilluan ndeshje miqësore në Tetovë, për të kompensuar pauzën dy javore. Kuqezinjtë fituan 5:1 në duelin që u luajt 4 pjesë nga 30 minuta. Super derbi Shkëndija – Vardari më 27 tetor.
Pushimi i kampionatit për shkak të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e futbollit 2026 si dhe shtyrjes së xhiros së 10-të për një javë, si pasojë e zgjedhjeve lokale në vend, dy skuadrat e elitës së futbollit Shkëndija e Tetovës dhe Bashkimi i Kumanovës e shfrytëzuan për të zhvilluar një ndeshje miqësore që të ruaujnë formën garuese .
Qëllimi i të dy trajnerëve ishte mbajtja e ritmit garues dhe ofrimi i minutazhit për të gjithë futbollistët. Për këtë arsye, palët u dakorduan që ndeshja të zhvillohet në katër pjesë nga 30 minuta, me ndryshim të plotë të formacioneve pas çdo 60 minutash.
Ndeshja nisi me dominim të Shkëndijës, që krijoi disa raste të pastra. Ndërsa autor të golave ishin Kërstevski, Ibraimi nga penaltia, Liçina autogol, Jakupi dhe Spahiu, ndërsa golin e nderit për kuamnovarët e realizoi Hebib .Kujtojmë se në xhiron e 10-të Shkëndija në Tetovë takohet me Vardarin,ndeshja është caktuar të zhvillohet më 27 tetor, dita e hënë me fillim në ora 14:30