Connect with us

Sport

LIGA E TRETË: KAMJANI NUK KA TË NDALUR 6 NDESHJE 6 FITORE

Published

on

Java e gjashtë e  sezonit  vjeshtor  në Ligën e tretë Perëndim  solli  2 fitore të vendasve, 2 barazime dhe  një  fitore të  skuadrës mysafire ku u regjistruan 23 gola.Kamjani  kryeson me  18 pikë maksimale

 Në  ligën e  tretë  grupi Perëndim ku garojnë 12 skuadra  nga  rajoni i Tetovës dhe ai i Kërçovës janë  zhvilluar  ndeshjet e  xhiros  së gjashtë  të sezonit vjeshtor, ku  janë regjistruar rezultate interesante.  Lideri n renditjen e tabelës  klubi i  futbollit Kamjani  ka regjistruar fitoren e gjashtë sezonale, kësaj radhe në cilësinë e mysafirit mundi Renovën  6-2. Me  këtë fitore  ekipe  i Kamjanit kryeson  tabelën  i vetmuar me  18 pikë. Ndeshjet në stadiumin e Porojit dhe at Reçicës ku u  përballën Skënderbeu – Vëllazërimi i Kërçovës  dhe Reçica – Dobroshti  ka në përfunduar rezultat  identik me barazim  2-2. Fitore  të  thellë në cilësinë e vendasit  ka  regjistruar Napredoku  i Kërçovës në duelin me  ekipin Drita të Bogovinës me rezultatin 4-0, Ndërsa  Vardari në Bërvenicë  ka mundur  Lubotenin 3-0.

Rezultatet e xhiros së VI-të:  Skënderbeu – Vëllazërimi i Kërçovës 2-2, Reçica – Dobroshti 2-2, Vardari i Bërvenicës – Luboteni  3-0, Napredoku Kërçovë – Drita 4-0 dhe Napredoku – Drita 4-0

Sport

BOTËRORI 2026: NESËR ZHVILLOHEN GJYSMËFINALET E PLAY OFF-it

Published

on

 Nesër zhvillohen tetë ndeshje gjysmëfinale të play off-it  për kualifikim në Botërorin e futbollit 2026. Në mesin e 16  ekipeve janë edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova. Fituesit  nga  këto ndeshje kualifikohen në finale të play off-it, ku katër  ekipet  fituese  do të presin biletën për  Kupën e Botës  që  do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë

 Ekspedita e Maqedonisë së Veriut nga dita e djeshme ka arritur në Kopenhagë për duelin e plej off-it ndaj Danimarkës e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.

Reprezentacioni ynë sipas agjendës sonte në “Parken Stadium” në Kopenhagë do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme që fillon në ora  20:45. Përfaqësuesja e Maqedonisë në Kopenhagë  ka udhëtuar  pa njërin  nga  futbollistët më të mirë Ezgjan Alijoski i cili mungon shkaku i lëndimit,

Sa i përket kundërshtarit, Maqedonia e Veriut deri më tani ka luajtur vetëm tre herë ka luajtur kundër Danimarkës. Në ndeshjet e para kualifikuese  pas  mvetësimit në vitin 1994  së pari në Shkup e më pas edhe në Kopenhagë, për kualifikimin në Kampionatin Evropian në Angli 1996. Ndërsa ndeshja e fundit në vitin 2013 ishte miqësore të cilën Maqedonia e fitoi  3-0 me golat  që i realizuan Pandev, Agim Ibraimi dhe Novevski.

Kujtojmë  se Maqedonia e Veriut   gjysmëfinalen e play off-it  e  siguroi  me  ndeshjet e edicionit të katërt  Liga e Kombeve ku në grupin  katërt të Ligës  C ishte  me  Letoninë , Armeninë dhe Ishujt Faroe. Kjo do të thotë  se  i  gjithë  ky  sukses  u arrit në mandatin e kryetarit Muamed Sejdinit

Advertisement

Me fitore  eventuale ndaj  Danimarkës  reprezentacioni  i Maqedonisë së Veriut  më  31 mars do të  përballet me fituesin nga  ndeshja mes  Çekisë  dhe  Irlandës

Nesër me fillim në ora  18:00, takohen Turqia – Rumania, ndërsa në ora  20:45, takohen:, Çekia – Irlanda,  Danimarka – Maqedonia e Veriut, Italia –Irlanda Veriore, , Polonia – Shqipëria , Sllovakia – Kosova , Ukraina Suedia dhe Uellsi – Bosnja e Hercegovina.

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalja e parë mes dy ekipeve shqiptare do të luhet në Tetovë, e dyta në Kumanovë

Published

on

“Ndeshja e parë do të zhvillohet më 22 prill në Tetovë, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 6 maj në Kumanovë”, sqaroi Shkëndija e Haraçinës.

Ekipi nga Haraçina e Shkupit sqaroi se ndeshja e dytë do të zhvillohet në Kumanovë për shkak se stadiumi është i licencuar me sistemin VAR.

Gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Sileksit dhe Ohrit do të luhet fillimisht në Ohër, ndërsa tjetra në Kratovë, në ditën e njëjtë si dyshja tjetër.

Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut pritet të luhet më 20 maj.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Advertisement

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.

Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: MËSOHEN KATËR EKIPET FINALISTE NË PLAY OFF

Published

on

UGD Shtipi, Boreci, Strumica dhe Rabotniçki kanë siguruar fazën finale të play off-it  ku do  të  mësohet edhe  kampioni  i ri  për sezonin 2025/2026. Shkëndija e  Tetovës me 10  fitore radhazi përfundon fazën e  play out.

 Me ndeshjet e xhiros  së  10-të  në fazën e  play off-it dhe play out përfundoi  pjesa e rregullta e kampionatit  në Ligën e parë të volejbollit  në kategorinë e meshkujve dhe tanimë dihen edhe katër skuadrat e para të cilat do  të diskutojnë  titullin e kampionit  për  sezonin 2025/2026. 

Pra UGD Shtipi, Boreci i Velesit, Strumica dhe Rabotniçki  janë katër skuadrat të cilat do të luftojnë për  titullin kampion.  Çka të thuhet  për ekipin Universiteti i Tetovës  e cila  në  fazën e play off-it  në 10-të ndeshje ka  pësuar  po  aq  disfata.

 Nga ana  tjetër  në fazë  e play out ka mbetur vetëm edhe ndeshje e fundit mes  ekipit Liria dhe Skopje por në asnjë mënyrë nuk do të  ndikon në  renditjen përfundimtare.  Shkëndija e Tetovës  me 10  fitore  të njëpasnjëshme renditet  e para në fazën play out, para ekipit Liria e cila ka vetëm dy humbje.

Continue Reading

Më të lexuarat