Connect with us

Lajme nga vendi

Osmani i reagon Zekolli-Shaqirit: VLEN s’ka asnjë kontribut për autostradën Shkup-Bllacë

Published

on

Nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar pas konferencës së sotme të zv/ministres së Transportit nga VLEN, Kaltrina Zekolli Shqiri, e cila tha se BDI ndër vite e ka përdorur projektin e autostradës Shkup-Bllacë për të mbledhur vota. Osmani thotë se e gjithë procedura është realizuar në kohën e BDI-së, ndërsa me ndërtimin e 2 kilometrave të parë, sipas tij, është pamundësuar që projekti të shndërrohet nga autostrada në magjistrale.

“E shoh se Vlen paska organizuar sot konferencë për shtyp për autostradën Shkup–Bllacë. Me përgjegjësinë më të madhe e them: VLEN nuk ka asnjë kontribut, as më të voglin, në kontratën e nënshkruar për këtë autostradë. Financimi i projektit, hartimi i dokumentacionit, sigurimi i mjeteve financiare, shpronësimet, procedurat administrative dhe shpallja e tenderit janë realizuar të gjitha gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim. Gjatë këtyre dy viteve, VLEN nuk ka bërë asnjë hap për ta çuar projektin përpara. Përkundrazi, e vetmja gjë që kanë tentuar ka qenë ta bllokojnë dhe ta devijojnë trasenë. Fakti që ne realizuam segmentin e parë prej 2 kilometrash ua pamundësoi ta kthenin projektin nga autostradë në rrugë magjistrale. Prandaj, për këtë projekt nuk mund të marrin merita ata që nuk kanë vendosur asnjë gur të vetëm”, ka shkruar Osmani.

Lajme nga vendi

TRE ILAÇE KUNDËR MPIKSJES SË GJAKUT NË LISTËN POZITIVE!

Published

on

Barnat antikoagulante apo kundër mpiksjes së gjakut, Enoxaparin, Nadroparin dhe Rivaroxaban tashmë janë të disponueshme në farmaci, duke u mundësuar pacientëve qasje më të lehtë në terapi dhe kosto dukshëm më të ulëta, njoftoi drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë, Sasho Klekovski.

Sipas tij, barnat Enoxaparin dhe Nadroparin, të cilat deri më tani siguroheshin përmes rimbursimit, tani mund të tërhiqen drejtpërdrejt në farmaci me recetë të lëshuar nga mjeku specialist.

Pjesëmarrja e pacientëve për këto barna do të variojë nga 160 deri në 240 denarë, varësisht nga doza dhe paketimi, në vend të çmimit të deritanishëm prej 1.160 deri në 2.700 denarë.

Një nga markat do të jetë i disponueshëm pa pagesë shtesë, ndërsa për dy markat e tjera do të ketë bashkëpagesë.

Klekovski theksoi se, me kërkesë të qytetarëve, Fondi i Sigurimit Shëndetësor do të vazhdojë rimbursimin e këtyre dy barnave gjatë një periudhe kalimtare, deri më 15 korrik 2026.

Advertisement

Njëkohësisht, Rivaroxaban për herë të parë është përfshirë në listën pozitive të barnave. Për paketimin më të përdorur prej 30 tabletash nga 10 miligramë, i cili deri më tani kushtonte 2.228 denarë, pacientët tani do të paguajnë 160 denarë pjesëmarrje dhe 315 denarë bashkëpagesë, ose gjithsej 475 denarë.

Kjo nënkupton një kursim prej 1.752 denarësh.

Nga 1 janari 2027, Rivaroxaban do të jetë i disponueshëm vetëm me pjesëmarrje, pa bashkëpagesë shtesë.

Sipas Klekovskit, ulja e çmimit referues do të sjellë kursime jo vetëm për pacientët, por edhe për Fondin e Sigurimit Shëndetësor, ndërsa ai paralajmëroi edhe zgjerimin e mëtejshëm të listës pozitive të barnave.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Fondi apelon: Denonconi barnatoret që refuzojnë ilaçet me recetë

Published

on

Çdo barnatore duhet të ketë ilaçet që janë në listën pozitive dhe që lëshohen me recetë, theksoi sot drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Sasho Klekovski.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë në Fond, përmes email-it informativ ose formularit të informacionit, nëse një barnatore refuzon të japë një ilaç me recetë.

“Çdo ilaç në listën pozitive duhet të lëshohet me recetë”, shtoi Klekovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri, në të cilën prezantoi zgjerimin e ri të listës pozitive me tre ilaçe të reja antikoagulante – enoksaparinë, nadroparinë dhe rivaroksaban.

Continue Reading

Lajme nga vendi

NDRYSHIMET NË KODIN ZGJEDHOR – “MOLLË SHERRI” VOTIMI I DIASPORËS!

Published

on

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë përplasur partite parlamentare.

Për deputetët e VLEN ky është një nga proceset më të rëndësishme në kuadër të Agjendës Reformuese dhe afrimit të vendit me standardet evropiane.

Ata e vendosin theksin te votimi I diasporës që ishte premtim parazgjedhor i diasporës, që ishte premtim parazgjedhor i VLEN-it.

BEKIM QOKU – VLEN

“Për ne, është me rëndësi që diaspora të ketë mundësi të votojë, qoftë përmes votimit elektronik, qoftë përmes formave të tjera të sigurta, transparente dhe të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombsatare. Diaspora jonë nuk është vetëm për remitenca. Ajo nuk mund të kujtohet vetëm kur dërgon para, kur investon në vendlindje apo kur ndihmon ekonominë e vendit. Ajo është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë dhe doemos duhet të ketë mundësi të jetë pjesë edhe e vendimmarrjes”

Advertisement

Nga BDI rikujtojnë se çdo ndryshim dhe plotësim i Kodit Zgjedhor duhet të miratohet me konsensus ndëretnik dhe ndërpartiak.

RINA AJDARI – BDI

“Me keqardhje ju njoftoj se bisedimet e sotme për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dështuan. Dhe dështuan jo përfajin e të gjithëve, por për shkak të tërheqjes së disa partivepolitike. BDI nuk do të pranojë zgjidhje të njëanshme qëcenojnë barazinë politike, përfaqësimin e drejtë dhe besimin nëprocesin zgjedhor”.

Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës kërkon që diasporës t’I mundësohet votimi edhe në zgjedhjet lokale.

ZIADIN SELA – LSH

Advertisement

“Ju bëj thirrje nëpërmjet kësaj pres konference, që të gjithëaktorë politik shqiptar, të bashkohet te ideja e LSH për votimine diasporës, pa e hequr nga zgjedhjet lokale”

Ndryshimet dhe përmirësimet e Kodit Zgjedhor aktualisht janë bllokuar përmes amendamenteve nē Komision, ndërkaq problem për opozitën maqedonase mbetet votimi elektronik i diasporës I kërkuar nga VLEN që në takimin e fundit të liderëve./Tv Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat