Sport
SLLOVENI VINÇIQ DO TA REFEROJË FINALEN SPANJË – AGJENTINË
Slloveni Sllavko Vinçiç shpërtheu në lot kur mësoi se FIFA i kishte besuar detyrën më të rëndësishme të karrierës së tij – drejtimin e finales së Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës.
Arbitri 46-vjeçar ka tashmë në CV një finale të Ligës së Kampionëve dhe një karrierë të pasur ndërkombëtare, por emërimi për finalen e Botërorit e emocionoi thellë.
Vendimin ia komunikoi Pierluigi Collina, arbitri legjendar italian, të cilin shumë e konsiderojnë si gjyqtarin më të njohur dhe më të respektuar në historinë e futbollit.
Vinçiç njihet si një arbitër që nuk heziton të marrë vendime të vështira. Në Kupën e Botës për Klube në vitin 2025, ai ndau nëntë kartonë të verdhë dhe një të kuq në ndeshjen mes River Plate dhe Monterrey, çka shumë e cilësuan si dëshmi se nuk ka frikë të vendosë drejt edhe në situatat më të tensionuara.
Në Botërorin aktual, ai ka gjykuar ndeshjet Brazil – Marok, Jordani – Algjeri dhe sfidën e fazës së 1/8 së finales mes Meksikës dhe Ekuadorit.
Emri i Vinçiçit u përmend në mediat botërore edhe në vitin 2020, kur u ndalua gjatë një aksioni policor në Bosnje dhe Hercegovinë kundër një grupi kriminal të lidhur me prostitucion dhe drogë.
Ai u lirua shpejt, pasi organet hetimore konstatuan se nuk kishte lidhje me rastin dhe ndaj tij nuk u ngrit asnjë procedurë. Vetë Vinçiç deklaroi atëherë se ishte gjendur “në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.”
Në finalen e së dielës, asistentë të tij do të jenë bashkëkombësit Tomaž Klançnik dhe Andraž Kovaçiç, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë jordanezi Adam Mahadmeh.
Sport
SKOPJE DHE ARSIMI ZHVILLUAN KONTROLLUESEN E FUNDIT
Një javë para fillimit të sezonit 2026/2027 në Ligën e parë, ndeshje të fundit kontrolluese zhvilluan Skopje dhe Arsimi. Për dy këto ekipe kjo ndeshje ishte testi i fundit para ndeshjeve kampionate kundër Shkëndijës gjegjësisht Tikveshit.
Klubi i futbollit Arsimi nga ekrani në kuadër të fazës së fundit të përgatitjeve për sezonin 2026/27 që fillon më 25 korrik, të dielën ka zhvilluara ndeshjen e fundit kontrolluese në Lagjen e Autokomndës në Shkup me debutuesin në Ligën e parë ekipin Skopje .
Për trajnerin e ekipit Skopje, Muarem Muarem ishte një fillim i ri, si trajner përgjegjës i ekipit nga Autokomanda .
Dy trajnerët e ekipeve Muarem Muarem i Skopjes dhe Vildan Saliju i Arsimit gjatë 90 minutave në lojë kanë inkuadruar të gjithë futbollistët për të cilët besojnë se në kampionatin e ri do të jenë bartës të ekipeve përkatëse.
Ndeshja në fjalë ka përfunduar 2-1 për ekipin vendas, ndërsa autore të golave ishin Andrej Cvetkovski dhe Jesild Kapllanaj për Skopjen dhe Glogorov për Arsimin.
Kujtojmë se në ndeshjet e xhiros së parë Skopje është mysafire e Shkëndijës në Gostivar, ndërsa Arsimi mysafire e Tikveshit në Kavadar.
Sport
FORMULA 1: ANTONELLI FITUES I ÇMIMIT I MADH TË BELGJIKËS
Andrea Antonelli doli fitues i garës Çmimi i Madh të Belgjikës, para Monegasku që doli i dyti dhe Max Verstappen në pozitën e tret. Antonelli tani kryeson me 204 pikë , 45 më shumë se Lewis Hamilton dhe 50 më shumë se shoku i tij i skuadrës, George Russell
Piloti italian Andrea Kimi Antonelli është fitues në Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1, që ishte gara e dhjetë sezonale. Një sukses i merituar i pilotit të Mercedes, që tashmë shkëputet me 45 pikë nga vendi i dytë në renditjen e përgjithshme
Në garën ku kryesuan katër pilotë të ndryshëm, 19 vjeçari italian arriti të marrë kreun 10-të xhiro nga fundi , duke e mbrojtur atë nga sulmet e CharlesLecrelc me Ferarin. Në vendin e dytë doli Monegasku, ndërsa në podium u ngrit edhe Max Verstappen me Red Bull në një garë të mirë për holandezin , që la pas Luis Hamiltonin me ferrarin që doli i katërti
Humbës më i madh i kësaj gare është Gerge Russell me Mercedes, që pati një kontakt me Hamilton në start dhe u tërhoqë.
Kështu Antonelli shkon në kuotën e 204 pikëve,45 më shumë se Lewis Hamilton dhe 50 më shumë se shoku i tij i skuadrës, George Russell. Gara e radhës do të jetë pas një jave në Hungari.
Sport
SPANJA KAMPIONE E BOTËS PËR HERË TË DYTË!
Pas 39 ditësh plot emocione, surpriza dhe netësh futbolli, mbrëmë me ndeshjen finale mes Spanjës dhe Argjentinës në mënyrë spektakolare u mbyll edicioni i 23-të Botërori i futbollit që kësaj radhe u mbajt në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Fituese e Kupës së Botës doli Spanja e cila në finale pas 120 minuta lojë mundi Argjentinën 1-0. Trofeun ekipit kampion Spanjës, ia dorëzuan presidenti i FIFA-s Giani Infantino së bashku me presidentin e SHBA-s Donald Tramp dhe dhe Mbretit të Spanjës, Felipe VI.
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, duke ngritur për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit.
Heroi i finales ishte Ferran Torres, me golin e shënuar minutën e 106-të.
Me këtë sukses, Spanja fiton Kupën e dytë të Botës në historinë e saj, pas triumfit të vitit 2010.
Kupa e Botës 2026 ishte edicioni i parë me 48 kombëtare dhe turneu më i madh i zhvilluar ndonjëherë nga FIFA, me 104 ndeshje të luajtura në SHBA, Kanada dhe Meksikë me 311 gola të shënuar dhe 15 kartonë të kuq, ndërsa ndeshjet nga tribunat e stadiumeve i kanë ndjekur 6,810,966 spektatorë.
Pas përfundimit të finales, ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe dorëzimit të Kupës së Botës u zhvillua në praninë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Mbretit të Spanjës, Felipe VI.
Virale është bërë pamja ku gjatë ceremonisë së finales, Messi shihet me lot në sy, sipas të gjitha gjasave duke përmbyllur një epokë të ndritshme në kampionatet botërore në fanellën e Argjentinës.
Rodri u shpall Lojtari më i mirë i turneut, pasi ishte figura kryesore e Spanjës gjatë gjithë kampionatit, Cubarsi merr çmimin e talentit më të ri, ndërsa golashënuesi më i mirë i këtij Botërori u shpall Kilian Mbappe me 10 gola të shënuar.
Kujtojmë vendi i tretë i takoi Anglisë e cila në ndeshjen spektakolare dhe më të bukurën në këtë kampionat mundi Francën 6-4.
Për shumë gjëra ky Kampionat ishte ndryshe. Kjo u dëshmua edhe me shoun muzikor pas përfundimit të pjesës së parë të finales, ku FIFA e vendosi sipas shembullit të sporteve profesionale amerikane. Për këtë shkak pauza zgjati 27 minuta, 12 më shumë se sa që lejohet me rregullat e FIFA-s.
Para fillimit të ndeshjes u prezantuan Robi Vilijams, Nikol Sherzinger, Laura Pauzini dhe Post Meloun dhe një fjalim inspirativ mbajti edhe Tom Kruzi, kurse në pauza u paraqitën edhe Madona, Shakira, Xhastin Biber dhe BTS.
Edicioni i 24-të Kupa e Botës në vitin 2030 do të mbahet në Spanjë, Portugali dhe Maroko

