Connect with us

Lajme nga vendi

Aco Velkovski me mesazh emocional për prindërit: “Mjaft! Fëmijët tanë po ikin, ndërsa neve na mbeten shtëpitë bosh”

Published

on

Ikja e të rinjve jashtë vendit dhe shpërbërja e familjeve po shndërrohen në një nga pamjet më të dhimbshme të shoqërisë. Me një mesazh të fuqishëm dhe emocional drejtuar nënave dhe baballarëve, koordinatori i LSDM-së në zonën e tretë zgjedhore, Aco Velkovski bën thirrje për bashkim dhe ndryshim, pavarësisht partisë, emrit, ngjyrës politike apo përkatësisë kombëtare.

Velkovski ngre shqetësimin për prindërit që gjithnjë e më shpesh janë të detyruar t’i shohin fëmijët dhe nipërit e sapolindur vetëm përmes telefonit, në vend që t’i përqafojnë dhe t’i kenë pranë.

Më poshtë e sjellim të plotë mesazhin e Aco Velkovskit:

Nëna dhe baballarë,

Mjaft!

Advertisement

Mjaft të shohim se si fëmijët tanë i bëjnë valixhet dhe largohen jashtë vendit.

Mjaft t’i shohim fëmijët tanë dhe nipërit tanë të sapolindur vetëm përmes kamerës, pa mundur t’i përqafojmë dhe t’i prekim.

Mjaft të shohim se si na shpërbëhen familjet, se si fëmijët tanë krijojnë shtëpi larg nesh, ndërsa neve na mbeten dhoma bosh, fotografi dhe emra të rinj të huaj në familje.

Mjaft që për 35 vjet të njëjtët politikanë dhe elita politike të na e përcaktojnë fatin!

Pavarësisht partisë, emrit apo ngjyrës — rezultatin e shohim para nesh.

Advertisement

Fshatra bosh.
Shtëpi bosh.
Shkolla bosh.
Dhe prindër që i shohin fëmijët dhe nipërit e tyre përmes telefonit.

Kjo duhet të ndalet!

Është koha të bashkohemi — të gjithë, nga të gjitha kombësitë, të gjithë prindërit, të gjithë qytetarët.

Jo si maqedonas, shqiptarë, turq, serbë apo romë.

Por si nëna dhe baballarë.

Advertisement

Të gjithë duam një gjë: që fëmijët tanë të kenë punë, një jetë me dinjitet dhe arsye për të qëndruar në vendlindje.

Fëmijët tanë
janë e ardhmja jonë.

Nëse edhe ju mendoni se është koha të ndryshojmë diçka — bashkohuni.

T’u tregojmë se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk duhet të varet nga asnjë parti.

Le të fillojë nga ne!

Advertisement

Lajme nga vendi

Sela: Të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës, përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje

Published

on

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në emisionin Click Plus  tha se partia e tij po përgatitet të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se përvoja me koalicionet e deritanishme ka qenë zhgënjyese, duke theksuar se “të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës”.

Ai shtoi se LSH-ja po punon për të dalë e vetme para elektoratit dhe do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve pa u varur nga koalicionet.

Mes tjerash theksoi se si parti politike synojnë që të dalin forca e parë politike në kampin shqiptar.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Dimitrieska-Koçoska: Ndërtojmë doganë moderne, efikase dhe të sigurt

Published

on

“Po shëndërrojmë doganën në një doganë moderne, efikase dhe të sigurt. Sot, në vendkalimin kufitar Tabanovcë u prezantuan rezultatet e projektit të zbatuar me mbështetjen e BE-së me vlerë rreth 4 milionë euro”.

Kjo u theksua nga ministrja e Financave në vendkalimin kufitar Tabanovcë me rastin e përfundimit me sukses të projekteve të zbatuara në kuadër të Dokumentit aksional “BE-ja kundër krimit të organizuar, me mbështetje për tregtinë”.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Filipçe shpall betejën për pushtetin: “Do ta ndryshojmë vendin dhe do ta rikthejmë shpresën”

Published

on

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale, duke thënë se qytetarët sot jetojnë më keq se para dy-tre vitesh dhe se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për një të ardhme më të mirë.

Sipas tij, pushteti po jep një shembull të keq për të rinjtë në mënyrën se si menaxhohet shteti.

Filipçe tha se LSDM-ja do të punojë për rikthimin e besimit të qytetarëve dhe marrjen sërish të pushtetit.

“Do ta rikthejmë pushtetin në duart e qytetarëve. Gjërat do të ndryshojnë, do të hyjmë në Evropë dhe të rinjtë do ta shohin të ardhmen këtu”, deklaroi ai.

Continue Reading

Më të lexuarat