Sport
LIGA E DYTË: OHRI, RABOTNIÇKI DHE PELISTERI NUK GABOJNË
Pesë ndeshjet e javës së tetë në Ligën e dytë dëshmuan se ekipete favorite Ohri, Rabotniçki dhe Pelisteri me të drejtë janë pretendetët kryesor për kreun e tabelës.
Tre fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e ekipit mysafir me 11 gola të shënuar, është epilogu i pesë ndeshjeve të zhvilluara pasditën e djeshme në kuadër të javës së tetë në Ligën e dytë të futbollit vendor.
Skuadrat e Teteksit ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, kësaj radhe në cilësinë e vendasit ka mundur 2-0 ekipin e Detonit Plaçkovica. Autor të golave për ekipin tetovar ishin Hisar Ali dhe Azis Jamini.
Lideri në renditjen e tabelës, Ohri ka shënuar fitore 0-2 në transfertë kundër Makedonija Gj,P.
Rabotniçki me rezultat të thellë 4-0 ka mundur Shkupin , Pelisteri në Manastir ka shënuar fitore 3-0 kundër Osogovës, ndërsa ndeshje e vetme që ka përfunduar pa gola ishte Euromilk – Novaci .
Tabelën e kryeson Ohri me 19 pikë para Rabotniçkit dhe Pelisterit që kanë nga 18 pikë.
Sport
VOLEJBOLL: UNIVERSITETI I TETOVËS NJË HAP PRANË LIGËS A
Universiteti I Tetovës në cilësinë e mysafirit mundi 3-0 në sete Shkëndijën, ndërsa Liria e Zherovjanit humbi 2-3 në nga Susheva. Ndeshjet kthyese luhen të mërkurën.
Me ndeshjet e para të paraxhiros që u zhvilluan mbrëmë zyrtarisht nisi kampionati i ri 2026/2027 volejbollit për meshkuj.
Në dy ndeshjet që u zhvilluan në Tetovë fitore kanë shënuar ekipet mysafire.
Në ndeshjen që u zhvillua në sallën e shkollës fillore “Goce Dellçev” në Tetovë Liria e Zherovjanit ka pësuar humbje 2-3 nga Susheva, ndërsa në ndeshjen tjetër në sallën e gjimnazit të Tetovës, Shkëndija ka pësuar disfatë 0-3 nga ekipi i Universitetit të Tetovës.
Skuadra që ka siguruar kualifikim në Ligën A është ekipi i UGD Shtipi pasi ka zhvilluar dy ndeshje kundër Janta Volejit dhe i ka fituar me rezultat identik 3-0.
Në ndeshjet tjera që janë zhvilluar dje janë regjistruar këto rezultate:
Makedonija Xhio – Strumica 0-3, Skopje – Rabotniçki 1-3 dhe Vesna Probishtip – Boreci 0-3.
Ekipet që do të kualifikohen në Ligën A dhe ato që do të mbeten në Ligën B do të mësohen pas ndeshjeve kthyese ditën e mërkurë.
Sport
LIGA E DYTË: TË SHTUNËN DHE TË DIELËN NDESHJET E JAVËS SË TETË
Pesë ndeshje të xhiros së tetë do të zhvillohen të shtunën me fillim në 14:30, ndërsa takimet e së dielës Kamjani – Kozhufi fillon në ora 14:30 ndërsa AP Brera – Bellasica fillonë në ora 18:00.
Kampionati në Ligën e dytë vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e javës së tetë të sezonit vjeshtor ku në program janë disa ndeshje mjaft tërheqëse.
Të shtunën në stadiumin e Qendrës sportive në Tetovë, ekipi i Teteksit pas dy fitoreve të njëpasnjëshme është nikoqire e Detonit Plaçkovica .
Ndërsa të dielën ekipi debutues në Ligën e dytë, KF Kamjani, me trajnerin e ri Labinot Musliun do të pret ekipin Kozhufit nga Gjevgjelia.
Në prononcimin e tij të parë si trajner i Kamjanit Labinot Musliu premton punë, disiplinë dhe suksese.
“Faleminderit kryesisë klubit për besimin e dhënë. Dita e dytë e imja në stërvitje pas prezantimit tre ditë më pare. Premtoj shumë punë, premtoj shumë disipline, premtoj shumë angazhim, premtoj shumë disipline në fushë , në stërvitje, disipline taktike shummë angazhuan dhe mbi të gjitha dashtë zoti që bashkë me lojtarët sepse ata janë faktori kryesor I këtij proces, në fund të çdo ndeshje të korrim rezultate sa ,më pozitive” deklaroi trajneri Labinot Musliu
Për ndeshjen e së dielës kundër Kozhufit, Musliu thotë se nuk do të ketë ndryshime në formacion dhe në stilin e lojës, por kërkon vetdisiplinë të nivelit të lartë.
“Duke pasur para sysh se koha për përgatitjen e ndeshjes është e limituar do të thotë vetë katër stërvitje kam në dispozicion për të përgatitur ekipin. Premtoj që nuk do të ketë shumë ndryshime për këtë ndeshje në kuptim të taktikave , të formacionit, të qasjes. Sepse as nuk mund ta b kuptojnë as nuk mund ta ndryshojnë sepse është koha e limituar E dini se në futboll duhet hapësirë kohë . Premtoj që bashkë me lojtarët do të japim më të mirën do të luftojmë për çdo top, për çdo pjesë të fushës do të bëjmë më të mirën ne si staf në aspektin taktik dhe e di që lojtarët do të japin maksimumin për të korrur fitore” tha trajneri Musliu
Në ndeshjet tjera që zhvillohen të shtunën me fillim në ora 14:30 takohen: Teteksi – Detonit Plaçkovica, Euromilk – Novaci, Makedonija Gj.P – Ohri, Rabotniçki – Shkupi, dhe Pelisteri – Osogova.
Ndërsa të dielën ,e fillim në ora 14:30, takohen Kamjani – Kozhufi dhe në orën 18:00 AP Brera – Bellasica.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E TRETË – PERËNDIM: KRYESOJNË GOSTIVARI, DRITA E DOBROSHTI
Tre fitore të ekipeve vendase në barazim, një fitore e ekipit mysafir me 24 gola të shënuar është epilogu i pesë ndeshjeve të javës së gjashtë në Ligën e tretë rajoni i gjashtë. Ndeshje Reçica – Luboteni është anuluar për shkaqe objektive.
Në mesjavë është zhvilluar xhiroja e shtatë në Ligën e Tretë – Perëndim, ku fitore të sigurta kanë regjistruar Korabi kundër Gradecit 9-0, Gostivari kundër Jehonës në transfertë 0-7, ndërsa Drita ka regjistruar fitore minimale 1-0 kundër Cetinskës por me tre pikë mbanë hapin në krye të tabelës.
Fitore të ngushtë 3-2 ka regjistruar edhe Dobroshti kundër Vardarit të Bërvenicës.
Ndeshja e vetme që ka përfunduar me barazim është Lirija –Skënderbeu 1-1.
Takimi Reçica – Luboteni për shkaqe objektive është anuluar për javën e ardhshme.
Pas ndeshjeve të djeshme tabelën e kryesojnë Gostivari, Drita dhe Dobroshti me nga 13 pikë .
Java e e tetë zhvillohet të dielën me fillim në ora 14:30, takohen :
Cetinska- Lirija (ora 16:00), Luboteni – Drita, Gostivari – Reçica, Vardari – Jehona, Gradeci – Dobroshti dhe Xhepçishti – Korabi.
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga bota2 months agoTrump paralajmëron “luftë ekonomike” ndaj Iranit: Kush e ndihmon, do të përballet me pasoja
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve

