Sport
RMV-ja NË GLASGOU SYNON REZULTAT POZITIV KUNDËR SKOCISË!
Në stadiumi “Hampden Park” në Glasgou, sonte zhvillohet ndeshja e raundit të pestë në ligën B në kuadër të UEFA Liga e Kombeve mes Skocisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndeshja fillon në ora 20:45.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll m në prag të ndeshjes së sotme kundër Skocisë, mbrëmë ka zhvilluar edhe stërvitjen zyrtare në Gllazgou, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja e parafundit në kuadër të Ligës B të UEFA Liga e Kombeve.
Në pritje të këtij takimi në konferencën e zakonshme për shtyp, foli edhe seleksionuesi Goce Sedlloski dhe futbollisti Matej Gashtarov.
Seleksionuesi Sedlloski tha se ekipi i Maqedonisë sonte pret paraqitje të mirë duke shpresuar që skuadra t`i jap fund serisë negative të rezultateve.
“E dimë se çfarë lojtarë posedon Skocia. Kemi luajtur me këtë rival para një muaji në Shkup, ku edhe pësuam disfatë. Jemi të vetëdijshëm për për gabimet e bëra dhe duhet që ti përmirësojmë. Gjatë tre ditëve të fundit jemi stërvitur mirë, në skuadër mbizotëron një atmosferë e shkëlqyer. Futbollistët janë të fokusuar dhe mjaft të motivuar për këtë ndeshje. Shpresoj që atë që e kemi punuar në teren gjatë stërvitjeve, do ta aplikojnë në fushë edhe gjatë ndeshjes. Më vjen mirë që të gjithë reprezentuesit po marrin minutazhin e duhur në skuadrat e tyre, ashtu që shpresoj se do të vazhdojnë edhe më tej kështu” deklaroi seleksionuesi Goce Sedllovski
Futbollsti Matej Gashtarov shpreson për një rezultat pozitiv kundër Skocisë në Hampden Park.
“Kur veshim fanellën e Maqedonisë, nuk mendoj se duhet të kërkojmë motivim të veçantë, sepse fakti që jemi në ekipin kombëtar të të rriturve sjell motivimin. Po luajmë kundër një Skocie të madhe, e cila ka lojtarë cilësorë, por kemi edhe emrat tanë që janë në formë shumë të mirë. Do të dalim në fushë për të dhënë më të mirën tonë dhe për t’u argëtuar. Për mua, e gjithë jeta ime ka ndryshuar në njëzet ditë dhe kjo është diçka e re. Pres me padurim kur të dal në fushë për t’u argëtuar. Kam luajtur kundër shumë lojtarëve të shkëlqyer dhe ekipeve të shkëlqyera kombëtare, nuk kam presion dhe mezi pres të shijoj momentin” fha futbollisti Gashtarov
Sa i përket formacionit, në pikëpyetje janë Ezgjan Alijoski dhe Dimitar Mitrevski për shkak të lëndimeve në stërvitje por ka shpresë që të dy të jenë të gatshëm për sfidën.
Ndeshja Skoci-Maqedoni do të luhet sonte me fillim në ora 20:45 në stadiumin e Gllazgou Renxhers.
Sport
VOLEJBOLL: KOMPLETOHET JAVA E TRETË E KAMPIONATIT
Në Ligën A, UGD Shtipi vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe në transfertë mundën 3-1 ekipin e Strumicës.
Universiteti i Tetovës edhe në ndeshjen e tretë të sezonit ka pësuar humbje, kësaj radhe në Veles nga ekipi i Borecit 3-0.
Ndeshja e tretë në Ligën A, Rabotniçki – Susheva është anuluar për më 17 nëntor.
Në Ligën B, Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitoren e tretë duke mposhtur 3-0 Skopjen.
Fitore të sigurt 3:0 ka regjistruar edhe Liria e Zherovjani kundër Janta Volej, ndërsa Makedonia Xhio ka shënuar fitore 3-0 kundër Vesna Probishtipit.
Java e katërt e kampionatit në Ligën A dhe B zhvillohet të shtunën;
Liga A: UGD Shtipi – Boreci, Rabotniçki – Strumica dhe dhe Susheva – Universiteti i Tetovës Tetovës
Sport
SKOCI – RMV: NË GLASGOV PËR KTHESË POZITIVE!
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, pas tre ditëve përgatitje në kampin stërvitor të FFM-së, sot ka udhëtuar për në Glazgov, ku të premten do të përballet me Skocinë. Futbollisti Marko Gjorgjevski, gjatë një prononcimi për mediat është shprehur me optimizmë se tashmë është koha për kthesë pozitive.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut edhe ditën e djeshme ka vazhduar përgatitjet intensive për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve kundër Skocisë dhe Sllovenisë.
Nga dy ndeshjet e fundit, seleksionuesi Goce Sedlloski ashtu edhe i gjithë ekipi presin një kthesë pozitive pas dështimeve në katër ndeshjet e para.
Pritshmëritë e tij para dy ndeshjeve ndau edhe sulmuesi i Shkëndijës, Marko Gjorgievski, i cili shpreson se me performancën e tij debutuese do ta ndihmojë përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut të kthehet në nivelin e dëshiruar.
“Shpresoj se, nëse do të marr një shans në ndonjërën nga ndeshjet, do të jap kontributin tim dhe se do të fillojmë të ecim në drejtim pozitiv, ashtu siç e meriton kjo përfaqësuese. Në çdo përfaqësuese dhe në çdo klub vjen një periudhë e caktuar krize, por mendoj se ka ardhur koha të dalim prej saj dhe shpresoj që gjithçka të jetë siç duhet. Futbollistët më me përvojë në përfaqësuese tashmë janë në formë konkurruese dhe mendoj se kjo do të dëshmohet në ndeshjet kundër Skocisë dhe Sllovenisë. Besoj se seleksionuesi do të gjejë mënyrën se si të rreshtohemi dhe të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer, t’i kundërvihemi Skocisë dhe të arrijmë rezultat pozitiv” deklaroi Marko Gjorgjioevski
Ndryshe, pikërisht sot bëhen 6 vite, kur Maqedonia e Veriut bëri historinë, ku në Tbilisi mundi Gjeorgjinë dhe u kualifikua për në Kampionatin Evropian.
Atëherë me Angelovskin dhe Milevskin si selektorë Maqedonia e Veriut ishte faktor në futbollin evropian. Brenda një viti e gjysmë mposhtëm Gjeorgjinë në balotazh, Gjermaninë si mysafir, Italinë si mysafir dhe ishim 90 minuta larg Mundialit në Katar 2022.
Ku jemi tani?
Tani nuk kërkojmë histori, por kërkojmë dhe lutemi që të shënojmë gol.
Sport
NBA: BOSTON ME 9 FITORE E 2 HUMBJE KRYESON LINDJEN
Tre fitore të skuadrave vendase dhe tre të atyre mysafire është epilogu i gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Boston kryeson konferencën e Lindjes
Bostoni ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 123-101 në transfertë ndaj Filadelfias , dy skuadra pretendente për titull këtë sezon. Vendimtar ishin lojtarët e makinës të cilët realizuan 40 pikë, ndërsa më efikasi ishte Pol Xhorxh me 36 pikë të realizuara.
Fitore ka realizuar edhe kampioni në fuqi Nju Jorku që mundi ekipin e Milvoki një ndeshje e komanduar nga vendasit, ku u dalluan Brunson me 23 pikë dhe Touns me 21 pikë dhe 16 kërcime.
Në transfertë fitore ka shënuar edhe Majami që mundi 115-100 ekipin e Juta duke iu afrua zonës të ekipeve që pretendojnë play off-in. Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Janis Antetokumpo me 30 pikë dhe 11 kërcime. Skuadra e Feniks ka regjistruar fitore të thellë para publikut vendas 133-100 kundër ekipit Cliperrs . Fitore të sigurt ka regjistruar edhe Portland në përballjen me Oklahoma 123 -103, ndërsa Sakramento ka pësuar humbje si vendas 100-107 ndaj Orlandos
Pas ndeshjeve të sotme tabelën në konferencën e Lindjes kryeson Boston me 9 fitore e 2 disfata, para Filadelfias që ka 9 fitore e 3 disfata
Rezultatet: Nju Jork – Milvoki 117-85, Filadelfia – Boston 101-123, Feniks – LA Klipers 133-110, Juta – Majami 109-115, Sacramento – Orlando 100-107, Portland – Oklahoma City 123-103.
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13
-
Lajme nga vendi2 months agoSot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

