Connect with us

Lajme nga vendi

Gjermania përgjysmon kuotën për punëtorët nga Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor!

Published

on

Gjermania po planifikon të përgjysmojë numrin e punëtorëve që mund të pranohen çdo vit nga Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke e ulur kuotën nga 50.000 në 25.000 persona.

Qeveria gjermane ka miratuar propozimin, i cili pritet të votohet më 18 dhjetor në Bundesrat, dhomën që përfaqëson 16 landet gjermane. Nëse miratohet, qytetarët e Maqedonisë dhe rajonit do të kenë më pak mundësi për të siguruar punësim në Gjermani përmes kësaj skeme.

Vendimi ka shkaktuar reagime te punëdhënësit gjermanë, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë, i cili paralajmëron mungesë të madhe të fuqisë punëtore. Sipas përfaqësuesve të industrisë, vetëm nga ky sektor mund të mungojnë rreth 9.000 punëtorë si pasojë e kufizimit.

Të dhënat tregojnë se rreth 35 për qind e vizave të lëshuara përmes Rregullores për Ballkanin Perëndimor janë për punësim në ndërtimtari. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë heqjen e kuotës dhe përshpejtimin e procedurave për viza.

Kufizimi është pjesë e politikës më të ashpër migratore të qeverisë së kancelarit Friedrich Merz. Pasojat mund t’i ndiejnë drejtpërdrejt edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut që synojnë të punojnë në Gjermani, si dhe familjet e tyre që varen nga të ardhurat dhe dërgesat nga diaspora.

Advertisement

Nëse masa miratohet, mundësitë për punësim në Gjermani përmes kësaj skeme do të përgjysmohen.

Lajme nga vendi

LAMM apelon për vozitje të kujdesshme në rrugët e lagështa, rrezik nga rrëshqitjet e dheut

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut zhvillohet pa pengesa, por në disa segmente rrugët janë të lagështa. LAMM apelon për vozitje të kujdesshme për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut dhe rënia e gurëve.
Në rrugën rajonale R1208, në segmentin Kalishtë – Radozhdë, pranë Elen Kamenit, nga 17 nëntori është vendosur regjim i përkohshëm i komunikacionit, ku automjetet qarkullojnë në mënyrë alternative në një korsi të përbashkët.
Intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rikujton se nga 15 nëntori është në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, i cili do të zgjasë deri më 15 mars 2027, pavarësisht kushteve të motit.
Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet përshtatja e shpejtësisë dhe respektimi i sinjalizimit rrugor, veçanërisht në segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së gurëve.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot i vranët, me reshje të lehta shiu dhe erëra të forta

Published

on

Sot, moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Në pjesët perëndimore priten reshje më të dendura, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë dhe maksimalet nga 15 deri në 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, e cila në disa zona perëndimore mund të arrijë mbi 80 kilometra në orë.

Në Shkup parashikohet mot i ndryshueshëm me periudha të shkurtra me diell. Kah fundi i ditës ka mundësi për shi të dobët, ndërsa era do të fryjë e dobët deri mesatare, me raste e përforcuar në disa pjesë të luginës.

Të premten, moti do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë, me temperatura maksimale nga 17 deri në 23 gradë, ndërsa në pjesët perëndimore pritet erë e përforcuar deri e fortë nga perëndimi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!

Published

on

Qeveria ka miratuar ndryshime ligjore që kufizojnë ndjeshëm organizimin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut, deklaroi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.

Sipas tij, nga 1 janari ndalohen reklamat e lojërave të fatit, ndërsa objektet e tyre duhet të jenë të paktën 500 metra larg shkollave. Gjithashtu, rriten taksat për licencat, aparatet dhe objektet e lojërave të fatit.

Nikolloski theksoi se vetëm Lotaria Shtetërore do të ketë të drejtën të organizojë lojëra online dhe lojëra përmes terminaleve elektronike VLT.

Ai njoftoi se janë hequr licencat e tri kompanive dhe është shfuqizuar platforma 2WIN.

Duke iu referuar procedurave gjyqësore ndaj Artan Grubit, Përparim Bajramit dhe të tjerëve, Nikolloski kërkoi përgjegjësi ligjore, ndërsa ngriti edhe dyshime për lidhje të mundshme mes ish-zyrtarëve dhe interesave financiare, duke kërkuar hetim nga institucionet kompetente.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat