Lajme nga vendi
15 Soliste në edicionin e 31-të të festivalit për fëmijë “Bletëzat 2025”
Për tre dekada me rradhë qyeteti i Tetovës është nikoqir i festivalit të vetëm për fëmijë Bletëzat. Të enjten më 13 nëntor me fillim në ora 18:00 në Qendrën për Kulturë në Tetovë do të mbahet edicioni i 31-të me rradhë i festivalit të këngës për fëmijë “Bletëzat 2025” .Në këtë edicionin konkurojnë gjithsej 15 fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare me këngë të autorëve të ndryshëm
Këndojnë;
1.MEDINA ABDULMEXHITI
2.JARA ZHAKU
3.JONA KRASNIQI
4.ADEA ADILI
5.KEIRA BROLI & CHLOE MYFTARI
6.EDA NEZIRAJ
7.JONA REXHA
8.TIARA GANIU
9.BORA & DRINA
10.ESMA ALIU
11.ADORA THAÇI
12.LUANA RIZA
13.MARIGONA EREBARA
14.ALSA JASHARI
15.MONERA VEAPI
Të gjitha këngët në festival do të shoqërohen nga korri I fëmijëve të shkollës fillore Liria të Tetovës. Si zakonisht fetsivali është me karrakter garues,ku të gjithë fëmijët do të fitojnë kupa dhe mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre. Këngët do ti përzgjedh një juri profesionale me autoritet në sferën e muzikës nga vendi. Sponzor gjeneral I fetsivali është Ministria e Kulturës dhe Turizmit, komuna e Tetovës dhe mbështetës I festivalit ordinanca Dr Ançevski nga Shkupi.
Pas tërheqjes së jurisë, në skenë do të paraqiten grupi i fëmijëve pranë Shoqërisë kulturo Artistike Xheladin Zeqiri ,grupi I baletit Tutu, nje grup femijesh nga shkolla fillore Liria dhe tre instrumentaliste te reja nxënëse nga shkolla e muzikës.
Si zakonisht interesimi për të qenë prezent në këtë festival është shumë i madh, ndërsa Biletat tani më janë në shitje dhe mund të merren në zyrat e TV Koha dhe Radio Bleta në qendrën e re tregtare në katin e dytë, kurse gjatë ditës së festivalit pranë qendrës për kulture në Tetovë.
Pra, mos e lëshoni këtë rast për të shijuar zërat e bilbilave të vegjël të cilët për çdo vit jehojnë në qendrën e kulturës në Tetovë.Ky festival organizohet nga viti 1994.Fëmijët tashmë disa ditë me rradhë janë duke bërë provat para fillimit të festivalit.
Lajme nga vendi
Mickoski nuk leshon pe për “Safe City”: Nëse duhet edhe Qeveria të bie, jam i përgatitur për këtë rrezik
Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, në emisionin Click Plus në TV21, duke folur për projektin “Safe City”, theksoi se është i përgatitur të marrë rrezik politik, madje edhe nëse kjo çon në rënien e Qeverisë.
Mes tjerash, kryeministri potencoi se qëllimi nuk janë gjobat, por veprimi edukativ dhe parandalues.
“Qëllimi nuk është të arkëtohen gjoba. Së pari, ekziston tolerancë – nëse vozitet deri në 5 kilometra mbi kufirin e lejuar, nuk do të ketë gjobë. Nëse tejkalohet shpejtësia për më shumë se 10 kilometra, atëherë do të ketë sanksione. Por, sërish po e theksoj: qëllimi nuk janë gjobat, por veprimi edukativ dhe parandalues”.
“Nëse kjo Qeveri duhet të bjerë për shkak të ‘Safe City’, e më pas të vijë një Qeveri tjetër që ta shfuqizojë projektin dhe secili të vozisë si të dojë, atëherë në rregull – jam i gatshëm ta marr këtë rrezik”, deklaroi Mickoski./TV21/
Lajme nga vendi
Një delegacion nga Universiteti “Nexhbedin Erbakan”, nga Turqia vizitoi UEJL-në

Lajme nga vendi
Tatimet retroaktive, sërish protesta në Tetovë
Dhjetëra persona që kanë punuar në shtetet e lindjes, sot sërish protestuan përpara Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për të kërkuar anulimin e vendimit për pagesë të tatimeve. Protestuesit kërkojnë pezullim të menjëhershëm të vendimeve tatimore me efekt retroaktiv, njohje të plotë të dokumentacionit për statusin e jorezidentit dhe transparencë dhe qartësi institucionale.
Protestës së sotme në Tetovë ju bashkangjitën edhe kolegët nga Kumanova. Ata njoftuan se të premten do të kenë takim me drejtoreshën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Elena Petrova. Sipas tyre, Petrova nuk ka pranuar takim në Kumanovë por në zyrat e drejtorisë. Protesuesit njoftojnë se kanë patur një takim jozyrtar me drejtoreshën u janë dhënë shumë premtime por nuk është realizuar asgjë.
“Qëndrimet tona janë të qarta. Të gjitha vendimet që na janë lëshuar të ndërpriten sepse ne kemi punuar nga gjashtë ose shtatë muaj. Ne kemi dëshmi se kemi paguar atje tatime dhe të gjitha dëshmitë që i kanë kërkuar ne i kemi dorëzuar por nuk janë marrë parasysh. Kërkojmë përgjegjësi se pse nuk kanë njoftuar në kohë dhe pas pesë vitesh na kërkojnë të paguajmë tatime kur dihet se këto vendime na janë lëshuar 15 ditë para vitit të ri. Nuk kemi pasur kohë të grumbullojmë dokumentet dhe akoma nuk kemi.Vendimet janë lëshuar, ne kemi pasur kohë 30 ditë ta anikojmë dhe jemi duke e bërë”, tha Zoran Nakovski.
“Në atë takim është dhënë premtim se institucionet qendrore shtetërore do të ndihmojnë që të sigurojmë dokumente, Ministria e Punëve të Brendshme do të na jep vërtetime për hyrje dalje nga shteti me qëllim që ti ato ti sigurojmë si dëshmi se ne në ato momente nuk kemi qenë në shtet. Pra, nuk mund të na thotë dikush se ne jemi rezident por ke qenë 7 ose 8 muaj jashtë shtetit. Pra, duhet të gjejmë gjuhë të përbashkët që këto vendime të stopohen” thotë Zhikica Milanov.
Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga drejtoria për të ardhura publike u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

