Lajme nga vendi
18 të punësuarit në Toksikologjisë që katër muaj pa paga!

18 të punësuarit në repartin e toksikologjisë tani më katër muaj nuk kanë marre paga. Mes tyre laborantë, infermiere, administratorë. Shumica prej tyre edhe pse me përvojë pune disa vjeçare, punojnë vetëm me kontratë në vepër, shkruan Alsat.
“Bëhet fjalë për 18 punësime që nuk ka përgjigje që nga fundi i muajit dhjetorë 2023, muaji janar kaloi dhe deri në muajin prill nuk kemi asnjë përgjigje as nga ministri por edhe tjerëve sepse jemi 18 familje dhe nuk kemi paga”, tha një i punësuar.
“Jam e punësuar që një vit ndërsa ka kolegë që janë të punësuar 6, 5, 4 vite dhe ka edhe tjerë që janë 9 vite e punësuar njëjtë me kontratë në vepër që edhe ajo bashkë me ne nuk ka paga”, u shpreh një e punësuar.
Drejtoresha financiare Besa Ilazi thotë se këto punësime janë refuzuar vetëm se këto 18 të punësuar janë shqiptar.
BESIJA ILAZI – DREJTORESHË EKONOMIKE E TOKSIKOLOGJISË
“Nuk është problemi tek faktet sepse faktet janë këto por behet nxitje që këto kontrata nuk bëhen vetëm se janë shqiptar. 23:07 ka nevojë shumë për këto të punësuar dhe shumica e dinë por vetëm pse janë shqiptarë”, Besija Ilazi, drejtoreshë ekonomike në Toksikologji.
Shefi i repartit Niko Beqarovski për gjendjen e krijuar fajëson drejtoreshën ekonomike se do të mbajë në punë persona pa kontrata të punës.
“Nga 31 dhjetori nuk kanë marrëveshje dhe nuk duhet të jenë këtu dhe e thamë disa here dhe nga 1 janari apelojmë që këto persona të mos jenë në klinikë, na vjen keq, ka ndër ta shumë të mirë ku edhe klinikat private do t’i merrnin por këto janë normat ligjore”, tha Niko Beqarovski, shef i repartit të klinikës intensive.
Nga 31 dhjetori 18 të punësuarve të toksikologjisë u ka skaduar kontrata e punës dhe tani me katër muaj punojnë pa pagesë ndërsa vendimi final për këto të punësuar pritet të merret nga Ministri i Shëndetësisë./ Alsat.mk
Lajme nga vendi
Arrestohet polici nga Gostivari, dyshohet se ka vjedhur 25,000 € dhe ar në vlerë të 50,000 € nga Stacioni Policor

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një zyrtar policor nga Gostivari, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur ar dhe para që ishin sekuestruar gjatë bastisjeve të Policisë. Nga MPB thonë se është arrestuar edhe një person, i cili dyshohet se e ka blerë arin.
“Më 03.07.2025, në orën 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar kanë arrestuar zyrtarin policor D.S. (51) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale sipas nenit 353 dhe 354 – “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga Kodi Penal. Ai nga dollapi në Stacionin e Policisë, ku ruheshin gjësendet e marra nga bastisjet, në të cilat kishte marrë pjesë si i punësuar në krim-teknikë në SP Gostivar, ka vjedhur rreth 25.000 euro dhe stoli ari në vlerë prej rreth 50.000 euro. Kontrolli në objektin e Stacionit Policor të Gostivarit u krye nga një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar, në prani të ekipit hetimor dhe udhëheqësisë së SPB Gostivar. Po ashtu, në orën 20:30 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar arrestuan I.Sh. (32) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “fshehje”, përkatësisht se ka blerë stolitë e arit të vjedhura”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Kasami: 100 trotinetë të rinj elektrik në Tetovë

Kreu i komunës së Tetovë, Bilall Kasami ka njoftuar që nga sot në qytet do të operojnë 100 trotinetë elektrikë, të cilët qytetarët mund t’i marrin me qira për relacione të shkurtra. Kasami tha se minuti do të kushtojë 6 denarë, ndërsa përdoruesit duhet të jenë mbi moshën 13 vjeçe, ndërsa shpejtësia është e kufizuar në 25 km/h.
“Me vetëm një aplikacion në dorë, ti lëviz lirshëm në qytet, vetëm 6 denarë për minut. Përdoruesi duhet të jetë mbi 13 vjeç. Helmetë dhe jelek reflektues të detyrueshëm në kushte të caktuara. Shpejtësia e kufizuar në 25km/h, sepse siguria është mbi të gjitha. Ndalohen: vozitja nga më shumë se një person, heqja e duarve nga timoni si dhe transporti i sendeve!”, ka shkruar Kasami.
Lajme nga vendi
Mickoski paralajmëron tatim shtesë për të pamartuarit në Maqedoni

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në debatin në qeveri, me temë “Trende demografike, sfida dhe zgjidhje të mundshme” – Zhvillimi i dokumenteve strategjike për rezistencë demografike, njoftoi se po mendojnë për vendosje të tatimit shtesë për personat e pamartuar. Mickoski tha se kjo mund të bëhet për të stimuluar rritjen e popullsisë.
“Këtu seriozisht mendojmë për vendosjen e tatimeve shtesë për të pamartuarit. Të nderuar, nuk ka asgjë më të shenjtë se jeta, dhe nuk ka asgjë më të trishtë nga ajo që sot shteti ynë ngadalë po zbrazet. Por gjithashtu, nuk ka asgjë më të guximshëm sesa populli që zgjohet. Për këtë themi, koha është për të ardhmen, për shtetin ku do të lindin më tepër fëmijë. Këtë e kemi imperativ kryesor, më shumë të rinj të hyjnë në martesë dhe të lindin më tepër fëmijë”, deklaroi Mickoski.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve