Lajme nga vendi
LSDM: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është evropiane dhe nuk do të lejojmë që dikush ta rrezikojë këtë
Me konferencën e parë ndërqeveritare dhe procesin e skriningut edhe zyrtarisht ka filluar bisedimet për anëtarësim në BE, diçka që e kemi pritur që 17 vjet, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.
“Gjuha maqedonase është me formulim të pastër, pa fusnota dhe shtojca, ndërsa çështjet historike janë jashtë procesit të bisedimeve, në BE hymë si maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase.
Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Komisionit Evropian edhe përmes konferencës së parë ndërqeveritare.
Me këtë kanë dështuar të gjithë gënjeshtrat rreth formulimit të gjuhës maqedonase, të gjithë gënjeshtrat e pohuara për asimilim dhe bullgarizim që kanë shpërndarë OBRM-PDUKM dhe E Majta”, thonë nga LSDM.
Nga atje shtojnë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është evropiane dhe nuk do të lejojmë që dikush ta rrezikojë këtë./Telegrafi/
Lajme nga vendi
POLITIKANËT UROJNË RAMAZANIN – BËHET THIRRJE PËR REFLEKTIM!
Me nisjen e Muajit të bekuar të Ramazanit, nuk kanë munguar edhe urimet e krerëve të institucioneve shtetërore por edhe liderëve të partive. Në urimet e tyre bëhet thirrje për unitet, solidaritet dhe reflektim.
Ramazani është një udhëtim i thellë shpirtëror drejt vetëdijes, përulësisë dhe dashurisë për Zotin si dhe ndaj njëri-tjetrit – thotë në urimin e tij, Kryeparlamentari, Afrim Gashi.
“Në heshtjen e agjërimit lind mëshira, forcohet durimi dhe qetësohet shpirti; në sakrificë rritet mirënjohja, ndërsa në lutje gjejmë shpresën që na bashkon” – thuhet në urimin e Gashit.
“Ramazani le të jetë muaj i shenjtë, një fillim i ri për shpirtin dhe një afrim më i madh me njëri tjetrin. Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara” – shkruan shkurt nëpër rrjetet sociale, Kreu I Lëvizjes BESA dhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke shpërndarë një video-material me pamje nga droni të xhamive në rajonin e Komunës së Tetovës.
Nëse Kasami ka shpërndarë pamje të Xhamive të Rajonit të Tetovës, kreu I Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, nëpër rrjetet sociale, urimit ia ka bashkangjit edhe një foto nga Xhamia e re që mbrëmë u hap në Shkup.
“Në Çair, në rrugët e Shkupit dhe në lagjet ku jehona e ezanit është pjesë e përditshmërisë, Ramazani ka mbajtur gjithmonë një ndjenjë të veçantë” – shkruan në Facebook, Izet Mexhiti.
Me ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, hapet një kapitull i veçantë reflektimi, përkushtimi dhe afrimi me Krijuesin – thuhet në urimin e jreut të BDI-së, Ali Ahmetit.
“Ramazani është më shumë se agjërim; është shkollë e durimit, e solidaritetit dhe e pastrimit shpirtëror. Është thirrje për të forcuar besimin, për të shtuar veprat e mira dhe për të ndarë me njëri-tjetrin frymën e mëshirës e të mirëkuptimit” – shkruan Ali Ahmeti nëpër rrjetet sociale.
Urimi për fillimin e Ramazanit nuk ka munguar edhe nga lideri I LSDM-së, Venko Filipçe.
“Agjërimi i Ramazanit është më shumë se traditë, është rikujtues për vlerat më të rëndësishme njerëzore – respektit, solidaritetit, mëshirës dhe mirëkuptimit të mndërsjelltë” – shkruan Filipçe.
“Ky muaj të na udhëheqë drejt veprave të mira, bashkëpunimit dhe solidaritetit, duke na kujtuar rëndësinë e mbështetjes së njëri-tjetrit” – në këtë mënyrë nisjen e Ramazanit e ka uruar edhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Urime kanë mbërritur edhe nga ASH-ja.
“Qoftë muaji i Ramazanit një kohë reflektimi për të zbuluar sa më shumë dritë e tolerancë për veten e për njëri-tjetrin sepse kemi shumë nevojë!” – shkruan Arben Taravari.
“Uroj nga zemra çdo besimtarë e besimtare që Zoti të ja lehtësojë agjërimin, t’ua pranojë lutjet e t’ua begatojë jetën.
Të keni shëndet, dashuri, harmoni dhe bereqet në familjet tuaja!” – thuhet në urimin e Ziadin Selës.
Lajme nga vendi
NATA E PARË E RAMAZANIT: HAPET XHAMIA MË E MADHE NË RMV!
Në natën e parë të Ramazanit, hapi dyert e saj xhamia më e madhe në Maqedoninë e Veriut, që shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 10 mijë metrash katrorë, me hapësira ndihmëse që mund të presin deri në 3 mijë besimtarë njëkohësisht.
Në natën e parë të Ramazanit u bë hapja solemne e Xhamisë më të madhe në RMV e ndërtuar me mbështetje të Turqisë.
Xhamia në teravinë e parë mblodhi besimtarë nga vendi, mbarë rajoni dhe mysafirë nga jashtë.
Xhamia në Fushë Tophanë të Shkupit është ndërtuar në bazë të larakteristikave arkitetktonike të Xhamisë së Mihrimah Sulltan në Stamboll.
Ndërtimi I saj nisi më 2017 me nismën e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë.
Xhamia shtrihet në një hapësirë prej 10.000 metrash katrorë dhe ka kapacitet për të pranuar deri në 3.000 besimtarë. Ka edhe dy minaret me lartësi prej 48 metrash.
Kompleksi I Xhamisë do të ketë edhe sallë konferencash dhe hapësira të tjera shoqëruese të cilat janë në ndërtim e sipër.
Lajme nga vendi
TETOVË: “SOFRA E RAMAZANIT” FILLON ME 700 IFTARE!
Për të 14 vit me radhë në Tetovës organizohet Sofra e Ramazanit nga “Agimi i Bamirësisë”.
Gjatë ditës së sotme janë ndarë rreth 700 iftare për nevojtarët dhe një pjesë të studentëve, pasi numri më I madh I studentëve, ditën e parë të Ramazanit, do ta kalojnë në ambiente shtëpiake.
Visar Xhaferi thotë se qëllimi është që ata që nuk kanë mundësi financiare t`u ofrojnë ushqim të ngrohtë për muajin e Ramazanit.
VISAR XHAFERI – AGIMI BAMIRËSISË
“ Sot si dita e parë Agimi bamirësisë fillojmë me 600 deri në700 iftare edhe pse dita e parë është pak më me vështirë në aspektin organizativ , shpresojmë se të gjithë ata iftaret që I kemi përgatit me aktivistët tonë të shkojnë në vend dhe iftari I parë nga ata të cilët kanë nevojë për një iftar të përbashkët t`u mbërrijë në tavolinat , sofrat shtëpitë e tyre që të fillojë Ramazani me një këmbë të mbarë edhe iftar të pranuar nga zoti për të gjithë ata që do të jenë agjërues ditën e parë.”
Edhe pse çmimet në treg janë rritur , një iftar kushton 200 denarë apo 3.5 euro.
Nga “Agimi i Bamirësisë” thonë se kostoja është e madhe dhe organizmi nuk është I lehtë.
VISAR XHAFERI – AGIMI BAMIRËSISË
“ Kostoja është e madhe edhe kur themi e madhe nuk themi për ta hiperbolizuar , por e themi se siç e dini çmimet kanë ndryshuar, çmimet bazë të artikujve dhe çdo ditë e shohim se kostoja e 1000 iftareve ka hipur ndjeshëm por ajo që duam të përcjellim tek shikuesit tanë se ata që nuk kanë mundësi të agjërojnë dhe nga ana fetare ata pagunajnë kompensimin dhe unë mendoj se Agimi bamirësisë dhe iftaret e saj janë një adresë tepër e qëlluar për këtë çështje veç atyre që duan të japin sadaka për një iftar janë të mirëseardhur.”
Nga Agimi thonë se ë gjithë ata që duan të dhurojnë një iftar për studentet dhe skamnorët mund të dhurojnë edhe produkte ushqimore.
Vitin që lam pas por edhe në kohë pandemia, kjo shoqatë ka dhuruar ushqime duke mbërritur numri e çuar numrin deri në 1.300 iftare për një ditë.


You must be logged in to post a comment Login