Connect with us

Lajme nga vendi

Ali Ahmeti: Kapacitetet tona në shërbim të tetovarëve

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim, mbrëm në Tetovë ka mbajtur konventën ku janë promovuar kandidatët e Listës për këshilltarë për Këshillin e komunës së Tetovës. Aktivitit të BDI-së dhe gjithë të pranishmëve ju drejtua kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, zëvendës kryeministri i parë z. Artan Grubi dhe bartësi i Listës për këshilltarë z. Faton Ahmeti, të cilët kërkuan përkrahjen për Listën e BDI-së për zgjedhjet e 20 Gushtit.

Të tërë kapacitetet tona do të jenë në shërbim të këshilltarëve dhe të drejtuesve të dikastereve që drejtojnë prandaj fitorja e BDI-së në shumicë e këtyre kandidatëve është fitore për qytetarët dhe shqiptarëve sepse Tetova nuk është vetëm e tetovarëve por e të gjithëve, kryeqendër që jep dritë dhe rezaton gjithandej, tha mes tjerave kreu i BDI-së Ahmeti para të pranishmëve.

“Këto zgjedhje janë të imponuara pa fajin tonë. Ne as që kemi ditur, as na kanë vënë në dijeni për dobësitë dhe të metat që i kanë, se ne nuk jemi egoist nuk luftojmë për të bërë politika ditore e as nuk kemi punuar për politika ditore. Projektet tona janë afatgjate dhe strategjike, planet tona janë 5 vjeçare, 15 vjeçare, 20 vjeçare, ne nuk bëjmë politkë sot për nesër. Ne kemi investuar në organizim të mirëfilltë dhe në etablim politik të BDI-së me të gjitha profilet dhe specialistët e fushave të nevojshme, prandaj pot ë ishte kërkuar ndihma do u jepeshte dhe tani ne nuk dalim të bëjmë rivalitet dhe të masim forcat sepse nuk ka forcë që na përballon, siç thuhet në një proverbë ‘lum ai që ka mik BDI dhe mjerë ai që e ka kundërshtar’. Pjesëmarrja, organizimi i strukturave këtë e vërteton dhe sigurisht oponentëve po ju dridhen këmbët dhe përsëri nuk e bëjmë për rivalitet, për t’u dukur, e bëjmë për të ndihmuar qytetarët dhe për të ndihmuar kryetarin aktual të qytetit se mandati i tij vazhdon por puna e tij cilësore duhet të rritet sepse tetovarët meritojnë qeverisje të mirë dhe jemi të gatshëm se kemi kapacitete e njohuri që Tetova më mirë të organizohet, komuna më mirë të punojë në drejtim të realizimit të kërkesave të qytetarëve në infrastrukturë, në arsim e shëndetësi sepse të gjitha janë të ndërlidhura. Të tërë kapacitetet tona do të jenë në shërbim të këshilltarëve dhe të drejtuesve të dikastereve që drejtojnë prandaj fitorja e BDI-së në shumicë e këtyre kandidatëve është fitore për qytetarët dhe shqiptarëve sepse Tetova nuk është vetëm e tetovarëve por e të gjithëve, kryeqendër që jep dritë dhe rezaton gjithandej. Projektet dhe premtimet që ne i kemi bërë të behën realitet dhe të mbështeten nga qeveria dhe të inciohen nga këshilltarët dhe këshilli, që sa më suksesshëm të përmbyllim këtë kapitull dhe pas 3 viteve e 4 muajve do matemi në ring se kush do drejtojë komunën në 4 vitet e ardhëshme”, ka theksuar në fjalimin e tij para të pranishmëve kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Gjuhën e flamurin e kemi bë për çdo shqiptar, Univeristetin e Tetovës për çdo student, çerdhe e spital për secilin qytetarë sepse kështu na ka mësuar Ali Ahmeti dhe do vazhdojmë 0me të njejtin përkushtim, bashkë me kolegët e mi do të qëndrojmë mbrapa Faton Ahmetit dhe këshilltarëve për të realizuar projektet dhe për të ndihmuar administratën për të dalë nga pavarësia e saj dhe nuk duam të shohim qytetin në zgjedhje tjera si pasojë e padijes, tha mes tjerave Grubi.

“Do të demonstrojmë duke përkrahur listën tonë dhe të gjitha projektet e komunës së Tetovës sepse e keni vënë re të gjithë ju që nuk është bë akoma një vit dhe çdo promovim është bë në projekte që ka realizuar Qeveria dhe administrata e BDI në Tetovë dhe kjo nuk na pengon fare, le të vazhdojë kështu deri në fund sepse projektet i bëjmë për tetovarët, siç janë të mirat që ja kemi bë Tetovës dhe Maqedonisë së Veriut, gjuhën e flamurin e kemi bë për çdo shqiptar, Univeristetin e Tetovës për çdo student, çerdhe e spital për secilin qytetarë sepse kështu na ka mësuar Ali Ahmeti dhe do vazhdojmë, me të njejtin përkushtim bashkë me kolegët e mi do të qëndrojmë mbrapa Faton Ahmetit dhe këshilltarëve për të realizuar projektet dhe për të ndihmuar administratën për të dalë nga pavarësia e saj dhe nuk duam të shohim qytetin në zgjedhje tjera si pasojë e padijes. Ju ftoj që në këto ditë të verës e pushimit që u trazoj kjo paaftësi, të angazhoheni dhe të përkrahni Faton Ahmetin dhe të dëmsonstrojmë se si një parti si BDI-ja di të menaxhojë komunën, shumica apsolute në Këshillin e Tetovës nuk do të lejojë një avanturë të përsëritur por do të sigurojë përkrahje për Tetovën sepse këtë nuk e bëjmë për administratën por për Tetovën, në emrin tim dhe të Fatmirit, Naserit, Bujarit, Kreshnikut, Jetonit të jepni përkrahje kësaj liste të mrekullueshme sepse vet i treguat Ali Ahmetit e ai ua siguroi këtë listë dhe më 20 gusht të mbështesim këtë listë”, ka thënë Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi në fjalimin e tij.

Advertisement

Më 20 gusht në zgjedhjet për këshillin komunal të Tetovës, qytetarët do të vendosin për t’i dhënë fund mendësisë klienteliste dhe pa vizion të udhëheqësisë aktuale, dhe për të vendosur një baraspeshë të pushtetit në Tetovë, nga e cila do të përfitojnë qytetarët, ngase nevojat që ata kanë, do të jenë kryefjala e veprimit tone, tha Faton Ahmeti bartës i Listës së BDI-së për zgjedhjet në Këshillin komunal të Tetovës.

“BDI çdoherë ka zgjedhur anën e popullit dhe ka punuar me bindje në reliazimin e nevojave të qytetarëve, andaj besimi i dhënë nga qytetarët për NE është përgjegjësi dhe obligim, e jo privilegj kolltuqesh, ashtu siç e përjetojnë oponentët tanë politik. Falë politikave të urta dhe vizionare të Kryetarit Ahmeti, BDI tash e 20 vite kryeson të gjitha proçeset dhe politikat progresive e integruese të vendit, dhe ne sot në qeveri dhe komuna po qeverisim si të partnerë të barabartë dhe të Zot të shtëpisë, dhe nuk i kemi duart e lidhura duke bërë matematika joparimore me forca të dyshimta, që nuk ua duan të mirën shqiptarëve dhe ardhmërisë europiane të vendit. Më 20 gusht, të gjithë BASHKË do të vendosim për Tetovën, por jo vetëm! Më 20 gusht në zgjedhjet për këshillin komunal të Tetovës, qytetarët do të vendosin për t’i dhënë fund mendësisë klienteliste dhe pa vizion të udhëheqësisë aktuale, dhe për të vendosur një baraspeshë të pushtetit në Tetovë, nga e cila do të përfitojnë qytetarët, ngase nevojat që ata kanë, do të jenë kryefjala e veprimit tonë. Bashkimi Demokratik për Integrim në këtë garë hyn i vetëm dhe me forca të reja pas një proçesi shumë transparent dhe demokratik të riorganizimit të brendshëm. Proces nga i cili BDI doli më e fortë dhe fitmitare, dhe këtë padyshim se do ta dëshmojmë më 20 gusht, me votën BASHKË për Tetovën”, deklaroi Faton Ahmeti sonte para të pranishmëve.zhurnal.mk

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Një apel i munguar i maqedonasve – Çomovski: Maqedonasit duhet ta mësojnë shqipen

Published

on

Gazetari Aleksandar Çomovski, në emisionin “Rishtazi” në KohaCast, ka theksuar se për Maqedoninë e Veriut është e domosdoshme një qasje e re në marrëdhëniet ndëretnike, përmes futjes fakultative të gjuhës shqipe në sistemin arsimor.

“Teza ime është, e di që do të has në rezistencë, por dua ta përjetoj, për t’u futur fakultative gjuhën shqipe, duke studiuar në mjedise ku korrespondojnë të dy etnikumet, përfshirë edhe në nivel qendror”, deklaroi Çomovski.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të Gazetës KOHA në YouTube

Continue Reading

Lajme nga vendi

Pavarësisht mungesës së shqiptarëve në hartimin e propozim-ligjit, Janevska këmbëngul: S’ka nevojë për tërheqje të Ligjit

Published

on

“Nuk ka nevojë të tërhiqet ligji sepse çdo tërheqje dhe shtyrje e kësaj zgjidhjeje ligjore është në dëm të arsimit të lartë në vend, dhe kjo do të thotë në dëm të studentëve dhe të rinjve, dhe, në përgjithësi, të të gjithë vendit”. Kështu tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse ligji i propozuar për arsimin e lartë do të tërhiqet për t’u shqyrtuar.

Siç tha ajo, nuk ka aq shumë vërejtje nga të gjitha universitetet, saqë një numër i caktuar përsëritet dhe se ato për të cilat profesorët kanë të drejtë do të korrigjohen. Ajo tregoi disa për të cilat tashmë ka marrëveshje për t’i ndryshuar.

“Për shembull, ligji thotë se para mbrojtjes së tezës së masterit, kandidati duhet të ketë botuar një punim në Web of Science. Pasi diskutuam me argumente se mund të mos ketë kohë për një gjë të tillë, ajo do të tërhiqet. Për mbrojtjen e një teze doktorature, kërkohej që tre punime të botoheshin në një revistë me faktor ndikimi, duke marrë përsëri parasysh kohën, përpjekjen që studenti i doktoraturës duhet të investojë, arritëm në përfundimin se edhe dy punime janë plotësisht në rregull. Ai tashmë ka filluar kërkimin shkencor, në titull, dhe është plotësisht në rregull të mbrojë tezën e doktoraturës, dhe pastaj të vazhdojë me karrierën e tij”, tha Janevska, e cila vizitoi sot Panairin e Arsimit dhe Karrierës.

Nga universitetet private, tha ajo, pati kundërshtime në lidhje me shumën e garancisë.

“Ky version i draftit thotë se garancia duhet të jetë 100 përqind, dhe ne kemi humbur që ata gjithashtu mund të ofrojnë një hipotekë. Ne do ta ulim garancinë në mënyrë të arsyeshme në 70 përqind dhe do t’u lejojmë atyre të ofrojnë një hipotekë si garanci. Vërtet ka lëshime në nene të caktuara të ligjit dhe ato duhet të sqarohen, por në të njëjtën kuptim, thelbi nuk duhet të ndryshohet. Për shembull, sa do të zgjasë akreditimi, çfarë do të ndodhë gjatë akreditimit të ri, etj. Këto janë kërkesa të arsyeshme dhe të gjitha do të pranohen. Por të tjerat, të cilat janë të diskutueshme dhe për të cilat profesorë të ndryshëm kanë mendime të ndryshme, grupi i punës do të takohet sa herë të jetë e nevojshme dhe do të merren vendime. Pastaj ligji do të jetë përsëri në ENER, por pastaj nuk pres më komente dhe do të hyjë në procedurë qeveritare”, tha Janevska.

Advertisement

Kur u pyet se çfarë do të ndodhë me studentët dhe profesorët nga universitetet private pas ligjit të ri që ata nuk do të kenë studime juridike (ashtu siç nuk do të lejohen studimet private në fakultetet e trajnimit të mësuesve dhe mjekësisë), ministrja u përgjigj se për ata studentë “nuk ka rrezik dhe ata do t’i përfundojnë studimet e tyre sipas akreditimit me të cilin kanë filluar”.

Continue Reading

Lajme nga vendi

PREMTIM PARA ZGJEDHJEVE, ZHGËNJIM PAS – RRUGA E MEROVËS ENDE NË PRITJE TË ASFALTIT

Published

on

Rikonstruimi i kësaj rruge filloi një muaj para zgjedhjeve lokale. Aso kohe, banorëve të fshatit Merovë u ishte premtuar se rruga do të rregullohet shpejt, mirëpo pasi që kaluan zgjedhjet, për këtë rrugë ende nuk ka zgjidhje. Banorët e kësaj ane shprehen të revoltuar me mos mbajtjen e premtimit nga ana e Kryetarit të Komunës, Blerim Sejdiu. Ata thonë që përveç se kalimi i kësaj rruge është i rrezikshëm, e njëjta po ua dëmton edhe veturat dhe po ua vështirëson dukshëm lëvizjen për në qytetet.

Rruga katastrofë. E shihni vetë ju se si është rruga. Nuk e di si të them, e shihni vetë, keni ardhur deri këtu e keni parë. Rruga është katastrofë. Ka 4-5 muaj ose më shumë që është në këtë gjendje”.

“Rruga është katastrofë. Prej 15 tetor rruga është prish! Premtimi ka qenë që para zgjedhjeve lokale do bëhet rruga. Por nuk është bërë rruga. Thuhet që rruga ka filluar qe tre ditë, por ne nuk shohim asnjë punim se po bëhet. Vetëm një ekskavator që ka ardhur sepse ka pasur edhe shembje të dheut. Andaj ai bager qëndron aty. Për ndryshe kryetari ka 6 muaj sa kanë kaluar prej në zgjedhje. Kryetari nuk ka qenë në fshat që nga dita e tubimit politik. Nuk ka qenë asnjë ditë në fshat”.

“Siç tha edhe kolegu më herët, na i dëmtojnë verturat të gjithëve”.

“Të gjitha veturat që shkelin në atë rrugë janë të prishura. Ka 4 muaj 5 që është kështu në gjendje të mjerueshme. Kemi nevojë për rrugën dhe ujësjellësin”.

Kryetari i Komunës së Zhelinës e premton se u ka dal nga fjala banorëve të Merovës por thotë se vonesat kanë ardhur si pasojë e motit të ligë dhe ngricave, që kanë pamundësuar shtrimin e asfaltit. Sipas Sejdiut, deri në fund të muajit mars, rruga do të përfundojë në tërësi dhe nuk do të ketë vonesa të tjera.

Deklarat – BLERIM SEJDRIU –  KRYETAR I KOMUNËS SË ZHELINËS  (CLICK PLUS 01:14:35)
“Rruga është duke u bërë, ka tre ditë që kemi filluar. Kanë qenë kushet e tilla të këqija që e kanë pamundësuar intervenimin e mëhershëm. E kam thënë që do e bëj më heret! Nuk mund të them që nuk e kam thënë. Kushtet klimatike kanë qenë të tilla dhe unë nuk kam ndikim aty! Por që rruga do të bëhet me asfalt deri në fund të muajit të tretë, atë po e them me përgjegjësi para kamerave tuaja dhe para shikuesve tuaj”!

Kjo rrugë përveç se nga fshati i Merovës, shfrytëzohet edhe nga banorët e fshatit Sallarave. Ndërkaq rrëshqitja e dheut së fundmi,  e ka bërë këtë rrugë edhe të rrezikshme për kalimtarët dhe shoferët që e frekuentojnë këtë rrugë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat