Lajme nga vendi
Faton Ahmeti: Reçica e Vogël zemra e Bashkimit Demokratik për Integrim
Kandati i BDI-së për kryesues këshilli, Faton Ahmeti mbrëmë para banorëve të Reçicës së Vogël u shpreh se nga Reçica e Vogël do të jetë edhe rzultati i madh me 20 Gusht.
”Reçica e Vogël zemra e Bashkimit Demokratik për Integrim. Aty ku filluan shumë procese dhe ndryshime për shqiptarët dhe Tetovën! Me KV Reçicë e Vogël 1 & 2 për të bashkëbiseduar me aktivistët dhe banorët.” Shkruan Faton Ahmeti
Lajme nga vendi
Blerim Sejdiu zgjidhet kryetar i Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026
Në hapësirat e Komunës së Zhelinës është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut, ku kryetarët e komunave të këtij rajoni kanë diskutuar dhe miratuar pikat kyçe për vitin 2026.
Në këtë mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar Plani Financiar për vitin 2026, si dhe janë diskutuar propozim-projektet me të cilat Rajoni i Pollogut do të aplikojë për fonde dhe mbështetje institucionale.
Gjithashtu, janë trajtuar edhe çështje të tjera me rëndësi strategjike, që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar të rajonit.
Sipas parimit të rotacionit, nga sonte drejtimin e Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026 e merr Komuna e Zhelinës. Me këtë rast, Blerim Sejdiu është përzgjedhur Kryetar i Rajonit të Pollogut për një mandat njëvjeçar.
Sejdiu theksoi se ky është një besim dhe përgjegjësi e madhe, të cilën do ta ushtrojë me përkushtim të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha komunat e rajonit, me synim realizimin e projekteve konkrete dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Rajoni i Pollogut pritet të vazhdojë me realizimin e projekteve në vazhdim dhe me hartimin e iniciativave të reja zhvillimore, në funksion të ndërtimit të një Pollogu më të zhvilluar dhe me perspektivë më të qartë ekonomike dhe infrastrukturore.
Lajme nga vendi
Begaj të shtunën në Tetovë, ja rrugët që do të bllokohen
Komuna e Tetovës informon se të shtunën, më 28 shkurt, me rastin e vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në qytet do të ketë masa të përkohshme sigurie dhe ndalim parkimi në disa rrugë.
Komuna e Tetovës rekomandon që automjetet të mos parkohen në bulevardet dhe rrugët në vijim:
Bulevardi “Marshall Tito” nga fillimi deri te rrethrrotullimi te tregu, në kryqëzim me bulevardin “Blagoja Toska”
Bulevardi “Blagoja Toska” nga rrethrrotullimi me bulevardin “Marshall Tito” deri te ndërtesa e Komunës së Tetovës
Rruga “JNA” (“Dervish Cara”) në tërësi, deri te semaforët
Rruga “Ilindenska” nga Gjykata Themelore deri te Universiteti i Evropës Juglindore
Rruga “Kiro Ristoski-Drnc” deri te Arabati Baba Teqe
Rruga VonVardarska
Rruga “172”
Automjetet e parkuara në kundërshtim me njoftimin do të largohen nga shërbimet kompetente, bëjnë të ditur nga Komuna e Tetovës.
Lajme nga vendi
Një pjesë e qytetit të Tetovës dhe disa vendbanime në rajon nesër do të mbeten pa energji elektrike
Një pjesë e qytetit të Tetovës dhe disa vendbanime në rajonin e Tetovës nesër (27.02.2026) do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara, përcjell
Sipas njoftimeve, pa rrymë nga ora 08:45 deri në 11:15 do të jenë fshatrat: Sellcë e Keçe, Novakë, Urviç, Bogovinë, Reçicë e Madhe, Pallçisht i Poshtëm, Kamjan, Reçicë e Vogël, Novosellë, Rakovec dhe Jellovjan.
Në fshatin Zherovjan, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 12:00.
Në Tetovë, është planifikuar ndërprerje nga ora 09:00 deri në 14:00 në rrugën “Radovan Coniq”, në pjesën pranë Gjykatës. Po ashtu, nga ora 11:00 deri në 12:00 pa energji elektrike do të jetë edhe një pjesë e rrugës “Ljubo Bozhinovski Pish”, te konsumatori Metaleks DOOEL.
Nga autoritetet bëhet e ditur se ndërprerjet realizohen për shkak të punimeve teknike në rrjetin elektrodistributiv, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje që me kohë t’i përshtatin obligimet e tyre.


You must be logged in to post a comment Login