Connect with us

Lajme nga vendi

Metodë e re e vlerësimit të nxënësve

Published

on

Përmes këtyre risive, nxënësit e ardhshëm nga klasa e dytë do të duhet të mësojnë se si të merren dhe si të njohin emocionet, ndërsa për lëndën Shoqëria do të duhet të identifikojnë identitetet, sipas konceptit të ri për arsimin fillor

Zenel MIFTARI

Nga ky vit shkollor do të kemi metodologji të re të vlerësimit të nxënëseve dhe risia tjetër do të jetë bashkimi i lëndëve të Historisë dhe Shoqërisë në një lëndë ku do të kombinohen, ndërsa nxënësit e klasës së dytë do të mësojnë edhe për identitetin gjinor, etnik dhe kombëtar. Sipas metodës së re mësuesi do të monitoroj dhe vlerësoj aktivitetin e nxënëseve përbrenda të gjithë vitit shkollor. Në vlerësimin dhe vendosjen e notës përfundimtare nga mësuesi te nxënësit do të vlerësohen përgjigjet me gojë të pyetjeve, kontributi në aktivitetet në grup, pjesëmarrjen në hulumtime, krijimin e projekteve, përgjigjet gjatë kuzeve, kontributi në nxjerrjen e konkluzioneve, punimet në fletoren e punës dhe detyrat e shtëpisë. Pra sipas planprogramit, të gjithë vlerësimet të mbledhura nga këto aktivitete do të nxirret një notë të cilën do ta merr nxënësi.

Përmes këtyre risive, nxënësit e ardhshëm nga klasa e dytë do të duhet të mësojnë se si të merren dhe si të njohin emocionet, ndërsa për lëndën Shoqëria do të duhet të identifikojnë identitetet, sipas konceptit të ri për arsimin fillor. “Nxënësi duhet të identifikojë komponentët e ndryshëm të identitetit të tij, i cili ndërtohet mbi bazën e përkatësisë në grupe të ndryshme shoqërore, si gjinia, identiteti etnik dhe kombëtar dhe rolet e ndryshme që ka në jetë”, thuhet në planprogramin për klasën e dytë.

Për lëndën Shoqëria për klasën e dytë, në rubrikën e shkrim-leximit dixhital, zhvillim personal dhe social dhe teknikë dhe teknologji, thuhet se nxënësi do të duhet të jetë i aftë të vlerësojë se kur dhe në çfarë mënyre përdoret teknologjia e informacionit dhe komunikimit dhe është e nevojshme për të zgjidhur një detyrë të caktuar.

Advertisement

Në mënyrë që edukatorët të zbatojnë digjitalizimin, kurrikula parashikon përdorimin e kompjuterëve, projektorëve dhe pajisjeve të tjera digjitale, si dhe enigmave dhe lojërave tjera logjike. Një risi për nxënësit e klasave të pesta do të jetë shkrirja e lëndëve Histori dhe Shoqëri, të cilat në vend që të jenë të ndara si më parë, do të mësohen në një lëndë shkollore. Kurrikula thotë se deri në fund të vitit nxënësit duhet të kenë ndjenjën e përkatësisë ndaj vendit. “Nxënësit duhet të dijë të identifikojë dhe respektojë të gjitha simbolet kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të shfaqë ndjenjën e përkatësisë ndaj vendit. Nxënësi duhet të identifikojë veçoritë gjeografike të kontinenteve, rajoneve dhe vendeve të botës dhe t’i lidhë ato me zhvillimin e tyre shoqëror”, thuhet në plan programin e ri .

Mësimdhënësit, sipas planprogramit, do të duhet të sigurojnë përfshirjen e të gjithë nxënësve. Sipas informacioneve të siguruara, tekstet shkollore ende nuk janë shtypur, ndërsa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka informacion nëse të gjitha shkollat ​​janë të pajisura me mjete ndihmëse tekniko-teknologjike. Për t’i mundësuar nxënësve arritjen e standardeve të pritura të vlerësimit, mësuesi monitoron vazhdimisht aktivitetet dhe pjesëmarrjen e nxënësve gjatë mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe mbledh informacion për përparimin dhe arritjet e nxënësve. Sipas MASH-it, përmes këtyre risive tentohet të rritet cilësia në arsimin e vendit tonë dhe të jenë në hap me ndryshimet shoqërore që po ndodhin. Gjithashtu këto risi janë komentuar si pozitive nga njohësit e fushës së arsimit. (koha.mk)

Advertisement
3 Comments

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE  

Published

on

Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin  3-0

 Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit,  krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin  AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen  e parë kontrolluese që  sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup,  pas  90 minutave  lojë  ku  trajneri Jeton Beqiri në  lojë inkuadroi  pjesën më të madhe  të  lojtarëve  që ka  në  disponim  ndeshja  përfundoi  me  rezultatin 3-0

Autor  të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e  dytë

  Shkëndija  pas  kësaj ndeshje të  shtunën do të zhvendoset në  Antalia  të Turqisë ku  do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt  ku  parashihen edhe  katër ndeshje kontrolluese  ndërsa e  para  është më 20  janar  kundër  ekipit ukrainas Oleksandrya.

 Shaban Sinani – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Published

on

Politikani i njohur për vasalitet, ndryshim qëndrimesh dhe kontradikta edhe me veten e tij, Arben Taravari, mbrëmë paska akuzuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se gjoja rin pas derës së Qeverisë duke pritur të bëhet pjesë e saj.
Përgjigjen më të mirë atij ia kishin dhënë qytetarët të cilët në komente dhe forma të tjera ia kanë rikujtuar të gjitha veprimet dhe deklaratat kontraverze e qensharake. I tillë ishte edhe dje, pasi vetë qëndrimet e koalicionit të tij në takimin e liderëve dhe kërkesa për takim të ri mes Ahmetit (i cili përfaqësonte edhe Taravarin në takim) dhe kryeministrit Mickoski nuk është asgjë më pak se qëndrim pas dyerve të Qeverisë.
Se rin pas derës së Qeverisë, Taravari e ka dëshmuar disa herë. Një herë pati dështuar me 61-shin tragji-komik kur kërkonte Qeveri me Mockoskin dhe Apasievin, ndërsa më pas shkoi dhe hyri në Qeverinë jolegjitime si pjesë e VLEN-it, ku personalisht ai ishte kumbar i atij koalicioni dhe publikoi fotografinë e vasalit me padronin e tij Hristian Mickoski.
Tanimë të gjithë e dijnë se kush është Arben Taravari, tradhëtari që të tjerët akuzon për tradhëti, vasali që të tjerët akuzon për vasalitet, përçarësi që të tjerët akuzon për përçarje.
Por, nga veprimet dhe deklarimet e tij ka vetëm një të “mirë”, me sukses po e argëton opinionin publik, por jo rrallë herë ai prodhon edhe humor të zi për shqiptarët.
Aleanca për Shqiptarët
Ziadin Sela, Kryetar
Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë

Published

on

Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.

“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat