Lajme nga vendi
“Të distancohen nga Teuta Arifi, të filtrohen për 8 vite”, Më mirë për Tetovën përjashton mundësinë për bashkëpunim me BDI
“Më mirë për Tetovën” në “Click 21” deklaruan se përjashtojnë mundësinë për bashkëpunim me Bashkimin Demokratik për Integrim në Këshillin e Tetovës. Nga kjo listë e pavarur thonë se BDI duhet të distancohet nga ish kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
“Edhe në zgjedhjet e kaluara ne tham se nuk jemi të gatshëm të bëjmë asnjë far lloj marrëveshje apo bashkëpunimi me personat, subjektet që e prunë Tetovën në këtë derexhe, në këtë hall”, tha Elemdina Abdullahi.
“Derisa nuk distancohen ata nga ish kryetarja të cilën e marrin me vete ende në tubime të ndryshme, ajo që e ngulfati në 24 milionë euro borxh Tetovën, atyre u duhet edhe një periudhë 8 vjeçare që të filtrohen dhe më pas të ulen në bashkëbisedime me aktivistë”, tha Hamdi Sulemani.
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij
Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë
Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.


You must be logged in to post a comment Login