Lajme nga vendi
Durmishi nga Poroj: Oponentët tanë nuk kanë frikë nga ne por nga zgjimi i qytetarëve për t’i dënuar
Bartësi i listës së këshilltarëve nga radhët e Lëvizjes Besa, Besar Durmishi dhe si kryetari i komunës Tetovës Bilall Kasami realizuan takim me banorët e fshatit Poroj ku edhe shpalosën programen e tyre të këshilltarëve për këshillin komunal. Durmishi para të pranishmëve ka deklaruar se i pret shumë punë për t’i bërë dhe se me një shumicë stabile, ata do të mund të realizojnë projektet e tyre për Tetovën.
“Ky mobilizimi tani me i ka frikesuar edhe oponentët tanë, të cilet nga hutia e madhe nuk din se kë te sulmojnë përpara. Por frika e tyre nuk jam as unë as kryetari, as ndonjë emër tjetër i përveçëm. Frika e tyre e madhe jeni ju, është zgjimi juaj, eshte mobilizimi madh i juaj”, ka deklaruar Durmishi nga Poroj.
Lajme nga vendi
Fetai në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, RMV-ja e përkushtuar për matjen e korrupsionit
Lajme nga vendi
Aplikacioni “Waze”, arma më e fortë” kundër gjobave – Panik i shkupjanëve nga “SAFE CITY”
Një aplikacion po bëhët “arma më e fuqishme” kundër gjobave. Qytetarët përdorin aplikoacionin “Waze”, si mënyrën e vetme të besueshme për detektimin apo paralajmërimin për lokacionin e kamerave, përderisa “Safe City” është ende në fazë testimi, shkruan “plusifo’, kurse transmeton gazeta “Lajm”.
Banorët e Shkupit po kërkojnë intensivisht mënyra për të shmangur gjobat nga sistemi “Safe City”, prandaj numri i shkarkimeve të aplikacionit “Waze”, i disponueshëm për pajisjet me sistemin operativ “Android” dhe për “iOS”, i cili u ofron informacion rreth kamerave që monitorojnë trafikun, është bërë shumë i kërkuar.
Qytetarët thonë se kjo është zgjidhja më e shpejtë dhe më e sigurt për ta, ndërsa projekti “Safe City” është ende në fazën e testimit dhe deri më 1 janar dërgon vetëm paralajmërime, dhe më pas do të fillojë përpunimin e gjobave.
Ndërkohë, shoferët në të gjithë vendin po përdorin masivisht “Ëaze” për t’u përshtatur me rregullat e reja dhe për të shmangur shkeljet e paqëllimshme.
Përdoruesit tashmë kanë hartuar në mënyrë dixhitale pothuajse të gjithë rrjetin e kamerave nga “Safe City”, gjë që u mundëson atyre të marrin një paralajmërim qindra metra, para kamerës monitoruese.
Aplikacioni “Waze” ofron disa veçori, që e bëjnë atë jashtëzakonisht të popullarizuar në këtë moment:
– hartë e saktë e kamerave fikse, të lëvizshme dhe të instaluara rishtazi,
– paralajmërim me zë, kur t’i afroheni kamerës,
– informacion në lidhje me policinë, radarët, punimet rrugore dhe bllokimet e trafikut,
– llogaritja automatike e rrugës më të sigurt me të gjitha pikat kritike,
– mundësia që shoferët të raportojnë kamerat e reja.
Vetë komuniteti i përdoruesve po e përditëson vazhdimisht rrjetin, kështu që vetëm në 48 orë numri i kamerave të raportuara është rritur në mënyrë dramatike. Për shumë njerëz, aplikacioni “Waze” është bërë garancia e vetme se ata nuk do të “habiten” nga masat e reja të trafikut të “Safe City”.
Lajme nga vendi
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Jadranka Daboviq-Anastasovska, dha dorëheqje nga funksioni
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoNdahet nga jeta veterani i arsimit, Mahi Halili nga fshati Poroj i Tetovës, vëllai i Nevzat Halilit


You must be logged in to post a comment Login