Lajme nga bota
Ish-kreu i ushtrisë britanike: Lufta në Ukrainë nuk doli si e kishte menduar lideri rus, është makthi i Putinit
Ish-kreu i ushtrisë britanike, gjenerali Richard Dannatt, ka deklaruar se lufta në Ukrainë nuk ka rezultuar ashtu si e kishte planifikuar presidenti rus Vladimir Putin, raporton Sky News.
“Mendoj se lufta i ka dalë krejt ndryshe nga ajo çfarë e kishte menduar Putini. Sigurisht se është skenari i tij më i keq – skenari i makthit”, shtoi Dannatt, transmeton Telegrafi.
“Nëse kthemi pas gjashtë muaj – pra më 24 shkurt… Ajo çfarë duhet të kihet parasysh është që mediat ndërkombëtare kanë pritur goditje të shpejtë nga Ukraina në drejtim të Kievit, me qëllim që të rrëzohej nga pushteti presidenti ukrainas dhe që të vihej nën kontroll e tërë Ukraina nga Moska. Natyrisht se një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha ndër tjera gjenerali britanik.
Ai ka vlerësuar se rusët kanë qenë të “suksesshëm” me ardhjen në Krime, dhe kanë krijuar një korridor nga Krimea në drejtim të Mariupolit.
“Por fokusi kryesor mbetet tentimi që të merret nën kontroll Donetskut dhe Lugansku. Këto plane për pak ishin të suksesshme, por tani ka ndryshuar gjithçka. Perëndimi i tha sisteme të avancuara artilerike me rreze të gjatë veprimi. Ukrainasit po arrijnë të realizojnë kundërsulme në qytetit Kherson. Natyrisht, kjo nuk do të ndodhë shpesh – por mjafton që të ndodhë kohë pas kohe, sigurisht edhe gjatë vjeshtës”, tha për fund Dannatt. /Telegrafi/
Lajme nga bota
Trump shpall tarifë globale prej 10 për qind pas vendimit të Gjykatës Supreme
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi të premten se ka nënshkruar dokumentet për vendosjen e një tarife prej 10 për qind mbi të gjitha importet nga çdo vend.
“Është nderi im i madh që sapo kam nënshkruar, nga Zyra Ovale, një tarifë globale 10 për qind për të gjitha vendet, e cila do të hyjë në fuqi pothuajse menjëherë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Ky veprim erdhi pasi US Supreme Court rrëzoi shumicën e tarifave të Trumpit.
Në një vendim 6 me 3, gjykata tha se Trump kishte tejkaluar autoritetin e tij kur vendosi tarifa të gjera duke përdorur një ligj të rezervuar për raste emergjence kombëtare.
Në një postim të veçantë, Trump e quajti vendimin e gjykatës “qesharak” dhe theksoi se ShBA-ja do të vazhdojë të kërkojë mënyra për të rritur të ardhurat.
“Ata anëtarë të Gjykatës së Lartë që votuan kundër metodës sonë shumë të pranueshme dhe të duhur të tarifave duhet të turpërohen”, shkroi ai.
“Vendimi i tyre ishte qesharak, por tani fillon procesi i përshtatjes dhe ne do të bëjmë gjithçka të mundur për të mbledhur edhe më shumë para sesa po mblidhnim më parë”, shtoi Trump.
Lajme nga bota
Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’/ The Independent: Mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale
Lajme nga bota
PËRMBYTJET, 19 VIKTIMA NË EUROPË, MË RËNDË PORTUGALIA, SPANJA DHE FRANCA
Dëmë të mëdha dhe humbje jetësh njerëzore janë shënuar si pasojë e stuhive të forta dhe të njëpasnjëshme në europën perëndimore. Rajoni i Gadishullit Iberik është ndër më të goditurit.
Në Portugali, të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhiave dhe përmbytjeve, ndërsa një çift i moshuar rezulton i zhdukur.
Në Spanjë, një grua gjithashtu humbi jetën nga rrëzimi i një një çatie në Barcelona. Ka probleme të mëdha me përmbytjet në Madrid dhe Extremadura, ku shkollat vijojnë të jenë të mbyllura.
Në Francë, stuhia Nils shkaktoi vdekjen e dy personave, ndërsa autoritetet lëshuan paralajmërime për përmbytje, sidomos në Bretanjë dhe bregdetet perëndimore.
Në Itali, cikloni Harry shkaktoi dëme të mëdha në Kalabri, Sicili dhe Sardini, ku u shpall gjendja e emergjencës, pa raportime për viktima. Sipas ekspertëve, kjo valë e njëpasnjëshme stuhish shpjegohet nga mungesa e anticiklonit të Azoreve në vendin e zakonshëm, që lejon sistemet e ulëta atmosferike të lëvizin lirshëm drejt bregdetit perëndimor të Evropës.
-
Lajme nga vendi1 month agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga bota1 month agoGjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha


You must be logged in to post a comment Login