Connect with us

Lajme nga vendi

Dëbimet nga Gjermania: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në krye të listës

Published

on

Në gjysmën e parë të vitit 2022 autoritetet gjermane kanë dëbuar rreth 6 200 të huaj nga Gjermania. Këtë e bëri të ditur qeveria gjermane në një përgjigje me shkrim ndaj pyetjes së grupit parlamentar të partisë opozitare, Die Linke (E Majta). Nga përgjigja, një kopje të së cilës e ka edhe Deutsche Welle, destinacionet kryesore ishin Maqedonia e Veriut me mbi 450 të dëbuar dhe Shqipëria (mbi 400), pasuar nga Gjeorgjia (rreth 400). Ndërsa në Kosovë Gjermania ka kthyer me detyrim 130 ish-azilkërkues.

Dëbimet vijojnë të jenë më të shpeshta në kohën e verës. Avioni i fundit me destinacion Shqipërinë u ngrit nga Mynihu të mërkurën, më 24 gusht 2022, sipas burimeve të rrjetit Deportation Alarm. Rrjeti i përbërë nga disa shoqata pro refugjatësh, paralajmëron enkas dëbimet në faqen e tij të internetit, me shpresë se kështu të prekurit do të mund të ndërmarrin hapa për ta parandaluar. Në vitin 2020 ishte Shqipëria destinacioni kryesor i kthimit të detyruar nga Gjermania.

Kosto marramendëse

Grupi parlamentar E Majta e ka kritikuar ashpër praktikën e dëbimit: “Mbetesh pa fjalë kur shikon se çfarë mjetesh janë të gatshme të përdorin qeveritë e landeve dhe ajo federale, vetëm për t’i dëbuar njerëzit nga vendi”, i tha Deutsche Welles zëdhënësja e politikës së refugjatëve të Partisë së Majtë, Clara Bünger. Opozita e majtë kritikon shumën marramendëse që përdoret në disa raste.

Sipas përgjigjes së qeverisë federale ndaj pyetjes së Partisë së Majtë, në gjysmën e parë të vitit 2022, nga Gjermania janë dërguar në destinacionet e tjera për riatdhesim rreth 35 persona me 11 avionë “mini charter”. Gjithsej 167 nëpunës policie kanë qenë në detyrë për të garantuar sigurinë gjatë ekstradimit. Vetëm për “aparatet fluturuese”, siç quhen avionët në dokumentin në fjalë, shteti gjerman ka paguar gjatë gjysmës së parë të vitit 580 mijë euro.

Advertisement

Në vitin 2019, para fillimit të pandemisë së koronës, autoritetet kishin përdorur 21 fluturime të tilla “mini charter” me maksimum katër të dëbuar për çdo fluturim. Gjithsej 48 persona janë kthyer me detyrim nga Gjermania në vitin 2019, dhe sipas Ministrisë Federale të Brendshme, kostot e fluturimit ishin në rreth 1,35 milionë euro. Në vitin 2020 Gjermania vuri në përdorim 14 fluturime charter për dëbimin e gjithsej 39 të huajve. Në disa raste shpenzimet për këto fluturime arritën deri në mbi 100 mijë euro për një ose dy persona. Përveç kësaj, ka pasur edhe 1 826 kthime të azilkërkuesve në vende të BE-së, në përputhje me Rregulloren e Dublinit.

Dëbime të shtrenjta

Praktika e fluturimeve të tilla është e diskutuar. Por alternativat nuk janë më pak të kushtueshme. Njëra syresh është stacionimi i ish-refugjatëve në qendrat e dëbimit. Kështu për shembull, projekti më i ri, që planifikon të ndërtojë qeveria federale pranë aeroportit të ri Berlin Brandenburg, është një qendër e madhe për hyrje-daljet në Gjermani. Prej aty do të bëhet edhe organizimi i dëbimeve. Azilkërkuesit e refuzuar do të vendosen aty deri sa të jepet mundësia e parë për dëbim nga Gjermania. Sipas investigimit të kanalit televiziv publik, RBB, vetëm qiraja do t’i kushtojë shtetit 760 mijë euro në muaj.

Koalicioni aktual mes SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së e ka shpallur si prioritet çështjen e azilkërkuesve të refuzuar. Strategjia e re e qeverisë gjermane synon dy shina, nga njëra anë shpërblimin e të integruarve, duke u dhënë edhe nga një leje qëndrimi të përkohshme, nga ana tjetër, dëbimin e menjëhershëm të ish-azilkërkuesve që kanë mashtruar për identitetin, që kanë falsifikuar dokumentet, ose kanë kryer vepra penale./DW

Advertisement
Advertisement
1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE  

Published

on

Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin  3-0

 Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit,  krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin  AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen  e parë kontrolluese që  sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup,  pas  90 minutave  lojë  ku  trajneri Jeton Beqiri në  lojë inkuadroi  pjesën më të madhe  të  lojtarëve  që ka  në  disponim  ndeshja  përfundoi  me  rezultatin 3-0

Autor  të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e  dytë

  Shkëndija  pas  kësaj ndeshje të  shtunën do të zhvendoset në  Antalia  të Turqisë ku  do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt  ku  parashihen edhe  katër ndeshje kontrolluese  ndërsa e  para  është më 20  janar  kundër  ekipit ukrainas Oleksandrya.

 Shaban Sinani – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Published

on

Politikani i njohur për vasalitet, ndryshim qëndrimesh dhe kontradikta edhe me veten e tij, Arben Taravari, mbrëmë paska akuzuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se gjoja rin pas derës së Qeverisë duke pritur të bëhet pjesë e saj.
Përgjigjen më të mirë atij ia kishin dhënë qytetarët të cilët në komente dhe forma të tjera ia kanë rikujtuar të gjitha veprimet dhe deklaratat kontraverze e qensharake. I tillë ishte edhe dje, pasi vetë qëndrimet e koalicionit të tij në takimin e liderëve dhe kërkesa për takim të ri mes Ahmetit (i cili përfaqësonte edhe Taravarin në takim) dhe kryeministrit Mickoski nuk është asgjë më pak se qëndrim pas dyerve të Qeverisë.
Se rin pas derës së Qeverisë, Taravari e ka dëshmuar disa herë. Një herë pati dështuar me 61-shin tragji-komik kur kërkonte Qeveri me Mockoskin dhe Apasievin, ndërsa më pas shkoi dhe hyri në Qeverinë jolegjitime si pjesë e VLEN-it, ku personalisht ai ishte kumbar i atij koalicioni dhe publikoi fotografinë e vasalit me padronin e tij Hristian Mickoski.
Tanimë të gjithë e dijnë se kush është Arben Taravari, tradhëtari që të tjerët akuzon për tradhëti, vasali që të tjerët akuzon për vasalitet, përçarësi që të tjerët akuzon për përçarje.
Por, nga veprimet dhe deklarimet e tij ka vetëm një të “mirë”, me sukses po e argëton opinionin publik, por jo rrallë herë ai prodhon edhe humor të zi për shqiptarët.
Aleanca për Shqiptarët
Ziadin Sela, Kryetar
Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë

Published

on

Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.

“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat