Connect with us

Lajme nga vendi

Dëbimet nga Gjermania: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në krye të listës

Published

on

Në gjysmën e parë të vitit 2022 autoritetet gjermane kanë dëbuar rreth 6 200 të huaj nga Gjermania. Këtë e bëri të ditur qeveria gjermane në një përgjigje me shkrim ndaj pyetjes së grupit parlamentar të partisë opozitare, Die Linke (E Majta). Nga përgjigja, një kopje të së cilës e ka edhe Deutsche Welle, destinacionet kryesore ishin Maqedonia e Veriut me mbi 450 të dëbuar dhe Shqipëria (mbi 400), pasuar nga Gjeorgjia (rreth 400). Ndërsa në Kosovë Gjermania ka kthyer me detyrim 130 ish-azilkërkues.

Dëbimet vijojnë të jenë më të shpeshta në kohën e verës. Avioni i fundit me destinacion Shqipërinë u ngrit nga Mynihu të mërkurën, më 24 gusht 2022, sipas burimeve të rrjetit Deportation Alarm. Rrjeti i përbërë nga disa shoqata pro refugjatësh, paralajmëron enkas dëbimet në faqen e tij të internetit, me shpresë se kështu të prekurit do të mund të ndërmarrin hapa për ta parandaluar. Në vitin 2020 ishte Shqipëria destinacioni kryesor i kthimit të detyruar nga Gjermania.

Kosto marramendëse

Grupi parlamentar E Majta e ka kritikuar ashpër praktikën e dëbimit: “Mbetesh pa fjalë kur shikon se çfarë mjetesh janë të gatshme të përdorin qeveritë e landeve dhe ajo federale, vetëm për t’i dëbuar njerëzit nga vendi”, i tha Deutsche Welles zëdhënësja e politikës së refugjatëve të Partisë së Majtë, Clara Bünger. Opozita e majtë kritikon shumën marramendëse që përdoret në disa raste.

Sipas përgjigjes së qeverisë federale ndaj pyetjes së Partisë së Majtë, në gjysmën e parë të vitit 2022, nga Gjermania janë dërguar në destinacionet e tjera për riatdhesim rreth 35 persona me 11 avionë “mini charter”. Gjithsej 167 nëpunës policie kanë qenë në detyrë për të garantuar sigurinë gjatë ekstradimit. Vetëm për “aparatet fluturuese”, siç quhen avionët në dokumentin në fjalë, shteti gjerman ka paguar gjatë gjysmës së parë të vitit 580 mijë euro.

Advertisement

Në vitin 2019, para fillimit të pandemisë së koronës, autoritetet kishin përdorur 21 fluturime të tilla “mini charter” me maksimum katër të dëbuar për çdo fluturim. Gjithsej 48 persona janë kthyer me detyrim nga Gjermania në vitin 2019, dhe sipas Ministrisë Federale të Brendshme, kostot e fluturimit ishin në rreth 1,35 milionë euro. Në vitin 2020 Gjermania vuri në përdorim 14 fluturime charter për dëbimin e gjithsej 39 të huajve. Në disa raste shpenzimet për këto fluturime arritën deri në mbi 100 mijë euro për një ose dy persona. Përveç kësaj, ka pasur edhe 1 826 kthime të azilkërkuesve në vende të BE-së, në përputhje me Rregulloren e Dublinit.

Dëbime të shtrenjta

Praktika e fluturimeve të tilla është e diskutuar. Por alternativat nuk janë më pak të kushtueshme. Njëra syresh është stacionimi i ish-refugjatëve në qendrat e dëbimit. Kështu për shembull, projekti më i ri, që planifikon të ndërtojë qeveria federale pranë aeroportit të ri Berlin Brandenburg, është një qendër e madhe për hyrje-daljet në Gjermani. Prej aty do të bëhet edhe organizimi i dëbimeve. Azilkërkuesit e refuzuar do të vendosen aty deri sa të jepet mundësia e parë për dëbim nga Gjermania. Sipas investigimit të kanalit televiziv publik, RBB, vetëm qiraja do t’i kushtojë shtetit 760 mijë euro në muaj.

Koalicioni aktual mes SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së e ka shpallur si prioritet çështjen e azilkërkuesve të refuzuar. Strategjia e re e qeverisë gjermane synon dy shina, nga njëra anë shpërblimin e të integruarve, duke u dhënë edhe nga një leje qëndrimi të përkohshme, nga ana tjetër, dëbimin e menjëhershëm të ish-azilkërkuesve që kanë mashtruar për identitetin, që kanë falsifikuar dokumentet, ose kanë kryer vepra penale./DW

Advertisement
Advertisement
1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

” KULTURA TETOVARE 2026 – BOKS & KIKBOKS

Published

on

Në  kuadër të manifestimit tradicional“ TETOVA N`FESTË”, kërkojmë të bëheni pjesë e një spektakli sportiv me plot energji, disiplinë dhe emocione!

-Demonstrime të Boksit dhe  Kik boksit

-Garues të rinj dhe kampionë vendorë te klubit Shkëndija boks dhe të shteteve nga Shqipëri a Kosova etj.

-Promovim i sportit, shëndetit dhe frymës garuese

-Atmosferë festive për të gjithë qytetarët

Advertisement

Shkëndija Boks ju pret të festojmë së bashku sportin, talentin dhe krenarinë e Tetovës. Le ta kthejmë Verën Tetovare në një arenë force, respekti dhe suksesi!  Manifestimi ” Tetova n`festë” tradicionalisht përfshin aktivitete sportive krahas programeve kulturore dhe artistike në Tetovë. Ky manifestim sportiv në boks organizohet me qëllim forcimin e miqësisë, respektit dhe bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve të etniteteve të ndryshme. Për mes frymës sportive dhe garës së ndershme, synojmë të promovojmë tolerancën, mirëkuptimin dhe vlerat e bashkëjetesës, duke dëshmuar se sporti është një urë që bashkon njerëzit pa dallim gjuhe, kulture apo përkatësie etnike.

•          Turneu do të zhvillohet me datë:2.08.2026 ne Tetovë.

Matja zyrtare fillon ne ora 11-00  te salla e këshillit Komunës së Tetovës.

•          Manifestimi do të ketë përmbajtje Kulturo sportive,90% do të jetë e mbuluar me sport –BOKS, KICKBOX dhe tjetra me muzike.

•          Në këtë turne janë paraparë të ketë 12meçe Boks me boksierë amatorë grupmosha ,Kadet Junior dhe Senior , 5 duele Kickbox.

Advertisement

•          Boksierët mysafir do të jenë nga shtetet e, Kosovës, Shqiperise , Maqedonisë dhe vende tjera .

•          Kemi ftuar boksierë  eminent ShqiptardheMaqedonastëcilëtkanfituarmedaljenëshumkompeticionetërangutbotëror.

Boksierët nga KB SHKENDIJA BOKS të paraqitur për meçe zyrtare:  Kadet – REJAN QAZIMI 52KG, JUNIOR – ILIR SELMANI 52 KG, GONAT HASANI 54 KG, YOUTH  SENIOR (U-19)- SEMI ELMAZI 60 KG, SLAVÇO TRPESKI 65KG, ERDI RAKIPI 70 KG, DONJET RAMANI 75KG dhe SENIOR – MUHAREM MUAREMI  80 KG.

Turneu do te mbikëqyret nga delegate bashkë me referat te Federatës B.M. e cila do ketë peshë të turneut zyrtare e njohur ndërkombëtarisht nga Asociacioni i boksit Evropian dhe ai Botërore.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mali Sharr është kapital strategjik ujor, por menaxhimi mbetet sfida kryesore, tregon analiza e IDSCS-së

Published

on

Sipas analizës, ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore të Malit Sharr janë baza e furnizimit me ujë për Tetovën dhe Gostivarin, kontribuojnë në mbushjen e burimit Rashçe, prej nga furnizohet me ujë të pijshëm pjesa më e madhe e Shkupit, si dhe sigurojnë ujë për funksionimin e sistemit hidroenergjetik të Mavrovës.

Megjithatë, autorët theksojnë se problemet e vazhdueshme me furnizimin me ujë në Tetovë dhe ndotja e fundit e sistemit të ujësjellësit në Gostivar dëshmojnë se burimet natyrore, sado të pasura të jenë, nuk mjaftojnë për të garantuar ujë të sigurt për konsum.

Në analizë thuhet se siguria ujore nuk varet vetëm nga sasia e ujit në dispozicion, por nga mënyra se si menaxhohet i gjithë sistemi ujor. Për këtë arsye, Mali Sharr cilësohet si një infrastrukturë natyrore strategjike, nga e cila varen furnizimi me ujë, siguria energjetike, shëndeti publik dhe aftësia e vendit për t’u përballur me ndryshimet klimatike.

IDSCS vlerëson se nevojiten investime në infrastrukturë të besueshme, monitorim të vazhdueshëm të cilësisë së ujit, mbrojtje të burimeve dhe zonave mbrojtëse ujore, si dhe një menaxhim më efikas institucional. Analiza rekomandon që menaxhimi i ardhshëm i burimeve ujore të bazohet në një qasje të integruar, në përputhje me Direktivën Kuadër për Ujërat të Bashkimit Evropian, e cila e organizon menaxhimin sipas pellgjeve lumore dhe kërkon koordinim ndërmjet të gjithë përdoruesve të burimeve ujore.

Sipas institutit, në shekullin XXI uji nuk mund të trajtohet më vetëm si burim për zhvillim ekonomik ose prodhim energjie. Ai përfaqëson një të drejtë themelore të njeriut, infrastrukturë kritike, garanci për shëndetin publik, kapital natyror dhe një nga burimet kryesore për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Advertisement

Analiza përfundon se sfida kryesore nuk është nëse Mali Sharr ka ujë të mjaftueshëm, por nëse institucionet do të arrijnë ta menaxhojnë këtë kapital ujor në mënyrë të qëndrueshme dhe ta ruajnë atë për brezat e ardhshëm.

Kujtojmë se Gostivari prej disa ditësh po përballet me një nga incidentet më të rënda të ndotjes së ujit të pijshëm në vend. Mbi 3.150 persona kërkuan ndihmë mjekësore me simptoma të gastroenteritit, ndërsa më 19 korrik u shpall epidemi. Hetimet e Prokurorisë tregojnë se për rreth 22 ditë në rrjetin e ujësjellësit ishte futur ujë i ndotur me fekale përmes pompave të vendosura pranë sistemit të furnizimit me ujë, çka çoi në ndotjen e ujit të pijshëm. Për rastin janë nën hetim drejtoresha e NP “Komunalec” dhe dy drejtues të tjerë të ndërmarrjes, të dyshuar për vepra të rënda kundër mjedisit dhe natyrës.transmeton Portalb.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër. Do të ketë erëra të dobëta deri në mesatare, dhe përgjatë lumit Vardar herë pas here të forta nga veriu.

Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, herë pas here e fortë perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 33 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në pjesë të luginës do të ketë jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të bjerë në 17, ndërsa maksimale do të arrijë 30 gradë.

Continue Reading

Më të lexuarat