Uncategorized
Shtetasi serb arrestohet në Veles, gjatë bastisjes u gjetën armë dhe municione
Gjatë ditës së djeshme në Veles, rreth orës 15:50, nëpunësit policorë e kanë privuar nga liria A.P. (37) nga Republika e Serbisë, me vend qëndrim në Veles.
“Gjatë bastisjes në banesën e tij, me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestrua një pistoletë e kalibrit 7,65 mm dhe një karikator për pistoletë me shtatë fishekë të kalibrit 7,65 mm”, kumtuan sot nga MPB-ja.
Personi është ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Lajme nga vendi
Po shpërndahen vaksinat kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë njofton se është në proces shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal në institucionet publike shëndetësore. Gjatë kësaj jave, qytetarët që janë paraqitur për vaksinim falas do të njoftohen me mesazh SMS për termin e tyre të vaksinimit.
Vaksinimi kundër gripit sezonal do të realizohet në 35 pika vaksinimi në të gjithë vendin, prej të cilave 5 në Shkup.
“Kujtojmë se është ende në vazhdim regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë, të cilët mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin vakcinacija.mk në këtë link: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu ose përmes mjekut të tyre amë. Vaksinimi falas përfshin kategoritë e mëposhtme të popullsisë: Personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat që jetojnë në institucione të përkujdesjes sociale për të moshuar dhe punonjësit e këtyre institucioneve”.
“Vaksinimi mbetet masa më efektive parandaluese për mbrojtjen e shëndetit. Këtë vit, Ministria ka siguruar 80.000 doza vaksine katërvalente, të prodhuar nga kompania e njohur Abot nga Holanda”, thonë nga MSH.
Uncategorized
Bilall Kasami premtoi stadium modern në Tetovë: 16 milionë euro investime në sport

Kandidati për kryetar nga radhët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, në kuadër të fushatës zgjedhore sot tetovarëve u premtoi stadium të ri modern si dhe ndërtim të disa terreneve të hapura sportive, nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës. Sipas Kasamit, investimet në sferën e sportit do të arrijnë rreth 16 milion euro, ndërsa planifikohet investime edhe në ndërtimin e pishinave në disa shkolla fillore në Tetovë. Gjithashtu, premtoi ndërtimin e gjashtë sallave të reja sportive.
“Gjithashtu, do të ndërtohet një qendër e mirëfilltë sportive me dy terrene për futboll të madh (një me bar natyral dhe një bar artificial), me tribuna moderne për tifozët si dhe një terren sportiv multifunksional për të rinjtë. Pjesë e rëndësishme e këtij projekti është edhe ndërtimi i një objekti ndihmës për ekipet e futbollit tetovar, i cili do t’i plotësoj të gjitha standardet e kërkuara nga FFM. Në kuadër të këtij projekti është paraparë edhe ndërtimi i stadiumit për futboll të madh në fshatin Saraqinë. Sot jam këtu për të parë nga afër rrjedhën e punimeve për ndërtimin e tribunës së re përballë tribunës kryesore. Sipas asaj që shihet në terren, po punohet intensivisht për një stadium sipas standardeve evropiane”, tha Bilall Kasami. Kandidat për kryetar të komunës së Tetovës koalicioni VLEN.
Uncategorized
AKI-ja premton ndryshime për Tetovën, me theks të veçantë në infrastrukturën rrugore

Grupi i këshilltarëve të AKI-së të udhëhequr nga bartësi i listës Asaf Abdurahmani, sot kanë shpërndarë fletushka në rrugën industriale deri te tregu i gjelbër i Tetovës, me këtë rast, kanë premtuar ndryshime për Tetovën, me theks të veçantë në infrastrukturën rrugore. Ademi tha se do të fokusohen edhe në investime në sjelljen e planit urbanistik për Tetovën si dhe ndërtimin e parkingjeve në Tetovë, duke premtuar kështu një Tetovë me rrugë më të lira.
“Sot në kuadër të fushatës parazgjedhore të AKI-së, neve si kandidat për këshilltarë komunal, do takojmë qytetarët e Tetovës ku do promovojmë programin tonë dhe të kandidatit tonë Bajram Rexhepi, si dhe punët që kemi planifikuar në katër vjetët e ardhshme në Tetovë. Ofertat që do iu jepen banorëve të Tetovës janë për ndryshime në planin urbanistik, gjegjësisht në sjelljen e planit urbanistik për qytetin e Tetovës”, deklaroi Asaf Abdurahmani, bartës liste i këshilltarëve të AKI-së.