Connect with us

Lajme nga vendi

Bekteshi: Ulja e çmimeve për produktet bazë, pasi të harxhohen rezervat e marketeve

Published

on

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se pas masave të Qeverisë për subvencionim të energjisë elektrike për kompanitë që prodhojnë produkte bazë ushqimore, kompanitë kanë nisur të krijojnë çmime të reja të cilët pritet të jenë më të ulëta, përcjell TV21. Bekteshi tha se për të vërejtur uljen e çmimeve te produktet bazë, fillimisht duhet të harxhohen rezervat që kanë krijuar kompanitë më herët.

“Deri me 1 dhjetor supermarketet nuk kanë qenë të zbrazura, me aq sa di unë edhe para 1 dhjetorit pa pasur produkte në supermarketet në vend, në depot e tyre ka pasur produkte. Edhe produkte vendore, që shfrytëzojnë shpërndarës edhe produkte që importohen në shtetin tonë, këto quhen rezerva, këto rezerva janë marrë me çmime të ndryshme, rezervat e reja merren me çmime të tjera që janë më të ulëta se të mëparshmet, që do të thotë se rezervat duhet të harxhohen dhe me siguri do të harxhohen gjatë kësaj jave dhe javës tjetër dhe do të vëreni ulje të çmimeve të këta produkte”, tha Bekteshi.

Bekteshi theksoi se pas kësaj periudhe pritet të veprojë edhe Inspektorati Shtetëror i Tregut.

“Ligji për Mbrojtje të Konsumatorëve është miratuar në fund të nëntorit dhe tani është në fuqi, por si çdo ligj që miratohet, ka afate për nisjen e implementimit, gjithsesi ka edhe institucione që e zbatojnë këtë zgjidhje ligjore, në përkatësisht Inspektorati Shtetëror i Tregut”, pohoi Bekteshi.https:/koha.mk/

Advertisement

Lajme nga vendi

PDSH mbledh nesër Kuvendin Qendror, në fokus përgatitjet për Kongresin e IX

Published

on

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka njoftuar se të shtunën, më 25 prill, do të mbajë mbledhjen e radhës të Kuvendit Qendror, ku pritet të diskutohen çështje të rëndësishme që lidhen me organizimin e partisë dhe përgatitjet për Kongresin e IX.

Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të mbahet në ambientet e Hotel “NB” në Tetovë, me fillim nga ora 11:30.

Në rend të ditës, siç bëhet e ditur, do të jenë dy pika kryesore: përcaktimi i datës për mbajtjen e Kongresit të IX të PDSH-së dhe formimi i këshillit organizativ që do të merret me mbarëvajtjen dhe aspektet teknike të kongresit.

Nga partia këtë proces e cilësojnë si një hap të rëndësishëm të brendshëm, që hap rrugën për riorganizime dhe vendime strategjike për të ardhmen e subjektit politik.

Mbledhja e nesërme pritet të shënojë nisjen formale të përgatitjeve për kongresin e radhës, në një periudhë të rëndësishme për zhvillimet e brendshme në PDSH.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Tragjedia në Kisella Vodë, Prokuroria jep urdhër për obduksion

Published

on

Prokuroria Themelore Publike Shkup njoftoi se Inspektorati Shtetëror i Punës dhe inspektori komunal i ndërtimit janë përfshirë në hetimin e shkaqeve të aksidentit dhe respektimin e rregullave për mbrojtjen gjatë punës në kantierin e ndërtimit.

Nga Prokuroria informojnë se është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes në komunën e Kisella Vodës, ku mëngjesin e sotëm një punëtor ndërtimi humbi jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të lënduar pasi u zunë nga dheu gjatë gërmimit të themeleve të një ndërtese. Është lëshuar urdhër për obduksion të trupit të punëtorit të ndjerë.
​”Prokurori publik kujdestar ka kryer këqyrje në lokacionin në Kisella Vodë, ku gjatë një shembjeje në kantier një punëtor humbi jetën dhe tre u lënduan. Prokurori ka lëshuar urdhër për obduksion të të ndjerit,” njoftuan sot nga PTHP Shkup.

​Nga Prokuroria shtojnë se Inspektorati Shtetëror i Punës dhe inspektori komunal i ndërtimit janë angazhuar për të ekzaminuar shkaqet e aksidentit dhe nëse janë respektuar rregullat për sigurinë dhe shëndetin në punë.

​Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në një kantier ndërtimi në rrugën “Kozjak” në Kisella Vodë. Tre të lënduarit, dy prej të cilëve me lëndime më të lehta, janë transportuar në Qendrën Urgjente në kuadër të Qendrës Klinike të Shkupit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dimitrieska-Koçoska: Gratë në lidership janë motor i progresit ekonomik

Published

on

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, mbrëmë mori pjesë dhe mbajti fjalim në edicionin jubilar të 30-të të manifestimit “Përzgjedhja e grave menaxhere më të suksesshme”, ngjarje që për tre dekada paraqet platformë të rëndësishme për promovimin e grave lidere, sipërmarrëse dhe profesioniste, të cilat japin kontribut të rëndësishëm në ekonominë dhe shoqërinë maqedonase.

Në fjalën e saj, ministrja theksoi se manifestimi është mirënjohje për gratë të cilat, me përkushtimin, profesionalizmin dhe vizionin e tyre, krijojnë vlerë dhe lënë gjurmë të qëndrueshme në komunitetin e biznesit.

“Ky manifestim nuk është vetëm shënim i një jubileu të rëndësishëm, por edhe mirënjohje për gratë që, me punën, njohuritë dhe këmbënguljen e tyre, kanë lënë gjurmë afatgjate në ekonominë maqedonase. Çdo grua e suksesshme është dëshmi se arritjet e larta janë rezultat i punës së palodhur, disiplinës, integritetit dhe guximit”, tha ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Ajo theksoi se suksesi i grave lidere ka peshë të veçantë, duke pasur parasysh rolet e tyre të shumëfishta në jetën profesionale dhe personale, si bartëse të pozitave përgjegjëse, por edhe si mbështetje për familjen dhe komunitetin.

Ministrja theksoi se si person që vjen profesionalisht nga sektori privat, ajo e kupton mirë rëndësinë e besimit, përgjegjësisë dhe rezultateve që krijohen me kalimin e viteve.

Advertisement

“Unë vij nga sektori privat – mjedis në të cilin rezultatet maten çdo ditë, ku besimi krijohet me punë, ndërsa përgjegjësia nuk është formalitet, por mënyrë funksionimi. Aty i kam krijuar vlerat e mia profesionale, kam mësuar se suksesi kurrë nuk është individual, por është rezultat i përkushtimit, punës në ekip dhe vizionit të qartë”, theksoi ministrja.

Në fjalimin e saj, ministrja theksoi se përkrahja e grave në ekonomi dhe sipërmarrje nuk është vetëm çështje e barazisë gjinore, por edhe çështje e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

“Përkrahja e grave në ekonomi, sipërmarrje dhe lidership do të thotë mbështetje e zhvillimit ekonomik. Çdo grua që krijon vlera të reja, kontribuon në kompani të fuqishme, ekonomi më konkurruese dhe shoqëri më të fuqishme”, theksoi ministrja.

Dimitrieska-Koçoska theksoi se institucionet kanë detyrim të vazhdojnë të krijojnë mjedis në të cilin gratë do të kenë mbështetje edhe më të madhe për zhvillimin profesional, lidershipin dhe sipërmarrjen, si dhe të jenë frymëzim për gjeneratat e reja.

Në fund të fjalimit, ministrja i përgëzoi fitueset e çmimeve dhe u uroi suksese të mëtejshme në nivel personal dhe profesional, duke theksuar se arritjet e tyre janë nxitje e fuqishme për zhvillimin e ardhshëm të lidershipit të grave në vend.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat