Connect with us

Lajme nga vendi

Kovaçevski: Zgjedhje në vitin 2024

Published

on

I pyetur për arsyen e aktiviteteve dhe tribunave të shumta të LSDM-së në kohën e fundit dhe për atë nëse LSDM po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, kreu i kësaj partie, njëherë edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski thotë se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024. Kovaçevski tha se zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale do të mbahen në afatin e rregullt ndërsa u shpreh se është i bindur në fitoren e LSDM-së dhe koalicionit, marrë parasysh edhe sondazhin e fundit të IRI.

“Zgjedhje do të ketë në vitin 2024, fillimisht presidenciale dhe më pas parlamentare. Edhe anketa thotë se qytetarët janë të ndarë për ardhmëri evropiane të vendit sepse nëse shihen me kujdes përqindjet e partive që janë për Maqedoni evropiane dhe për anëtarësim në BE dhe partive që janë për bllokim të atij procesi, atëherë prapë shihet dallimi, dhe mund që tani të shihni rezultatin që në vitin 2024 do të kemi president të shtetit që është për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, kurse të tillë mund të propozojmë vetëm ne, LSDM, normalisht me partnerët e koalicionet dhe se do të kemi qeveri në vitin 2024 që prapë do të udhëhiqet nga LSDM dhe partnerët e koalicionit që janë për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit dhe anëtarësimin në BE deri në vitin 2030”, tha Kovaçevski.

Advertisement

Lajme nga vendi

Një 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro

Published

on

Më 20.08.2025 në orën 12:40 në SPB Tetovë, një banore 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro. Sipas denoncimit, personi i është lajmëruar në telefon dhe e ka lajmëruar se vajza e saj kishte shkaktuar aksident trafiku në Shkup në të cilin kishte ndërruar jetë një i mitur dhe nëse nuk do që ajo të shkojë në burg duhet të sjellë para në Shkup. Siç është denoncuar, ajo i ka çuar paratë në vendin e caktuar, ndërsa më vonë pasi është dëgjuar me dhëndrin e saj ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Drejtoria e Farërave dhe Materialit Mbjellës me drejtues të ri – Ali Alili, mbështetje për fermerët

Published

on

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, sot ka pritur në takim drejtorin e ri të Drejtorisë së Farërave dhe Materialit Mbjellës, Ali Alili.

Në një postim publik, Hoxha theksoi se Ali Alili është një profesionist me përvojë të gjatë në sektorin e bujqësisë, i cili është i përkushtuar për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të ngritur standardet në këtë fushë kaq të rëndësishme për fermerët dhe prodhuesit bujqësorë.

“Jam i bindur se me angazhimin dhe përkushtimin e tij, do të arrijmë rezultate të prekshme për fermerët dhe prodhuesit bujqësorë,” – u shpreh zëvendësministri Hoxha.

Emërimi i Ali Alilit në krye të kësaj drejtorie shihet si një hap i rëndësishëm për fuqizimin e sektorit të farërave, materialit mbjellës dhe cilësisë së prodhimit bujqësor në vend.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Investim historik për Çairin, më në fund do të fillojë puna për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov”

Published

on

VLEN më në fund ka siguruar kushte për realizimin e projektit për zgjerimin e bulevardit Cvetan Dimov në Komunën e Çairit. Bashkëpunimi i pushtetit lokal me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut po jep rezultate të rëndësishme, për herë të parë sigurohet një investim serioz dhe i madh për Komunën e Çairit dhe për anën e majtë të Shkupit.

Të gjitha qeveritë e BDI-së, për më shumë se 20 vite, nuk i kanë dhënë Çairit dhe komunave me shumicë shqiptare aq mbështetje sa kjo Qeveri e VLEN-it ka dhënë vetëm për një vit.

Projekti për zgjerimin dhe transformimin e bulevardit Cvetan Dimov, me vlerë prej 10 milionë eurosh, përfaqëson ndërhyrjen më të rëndësishme infrastrukturore në këtë pjesë të kryeqytetit gjatë dekadave të fundit. Me këtë projekt, kërkesat dhe nevojat shumëvjeçare të mbi 100.000 banorëve marrin përgjigje-Çairi dhe lagjet përreth më në fund do të kenë një bulevard modern, të sigurt dhe funksional, të ndërtuar sipas standardeve evropiane. Çairi do të lidhet në mënyrë të sigurt me pjesët tjera të Shkupit.
Ky projekt historik është rezultat i punës së përbashkët të pushtetit lokal dhe Qeverisë së VLEN-it, me një vizion të qartë për zhvillim dhe me qëllim përparimin urban të balancuar të të gjithë qytetit. Çairi nuk është më i lënë pas dore.

Me këtë investim dërgohet një mesazh i qartë: qytetarët e Çairit nuk do të jenë më të harruar. VLEN dëshmon se kur politika është e orientuar drejt qytetarëve, rezultatet janë të dukshme dhe konkrete.

Bulevardi “Cvetan Dimov” do të bëhet simbol i një epoke të re të investimeve urbane-të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht në cilën pjesë të Shkupit jetojnë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat