Lajme nga vendi
Sportistët shqiptarë të anashkaluar por edhe të heshtur
Ceremonia e shpalljes së sportistëve më të mirë për vitin 2022 nga ana e Agjencionit për Rini dhe Sport edhe njëherë anashkaloi sportistët e dalluar shqiptarë.Të arriturat e sportistëve shqiptarë në Maqedoninë e veriut janë të shumta, sidomos në futboll, në sportet luftarake por kjo nuk ka mjaftuar që të shpërblehen për mundin dhe sukseset e arritura.Ndërkaq, gjatë ditës së sotme kontaktuam me sportistë dhe puntorë sportivë në Tetovë por asnjëri prej tyre nuk deshi që të flasë para kamerave.Kur janë në pyetje sukset e tyre, ata gjithmonë nuk hezitojnë që të flasin para kamerave, madje disa prej tyre me imponime ndërkaq, kur thirren nga gazetarët për të folur për këto rasteata hezitojnë.Mos reagimi I sportistëve dhe puntorëve në sportë bashkë edhe me analistët e kësajfushe, ndoshta ka të bëjë me frikën nga humbja e privilegjeve dhe mjeteve financiare që I ndan kjo agjenci për ekipet e sportit prandaj le të vazhdojë ky avaz edhe në të ardhmen sepse këtë e meritojmë.Agjencia për Rini dhe Sport dhe Lidhja e Sporteve të Maqedonisë së Veriut në një ceremoni solemne zgjodhën më të mirët për vitin 2022. Çmimi për sportistin më të mirë të Maqedonisë i takoi mundësit Vladimir Egorov.Në konkurrencën e femrave,çmimi për sportisten më të mirë shkoi për Olivera Nakovska Bikova, e cila fitoi titujt si në Kampionatin Evropian ashtu edhe në atë Botëror në gjueti me hark. Si ekipe më të suksesshme kombëtare u zgjodhën reprezentacioni I hendbollit për senior . Trajner dhe seleksionues më i suksesshëm është Dejan Mitrovski, ndërsa çmimi për federate më sukseshme sportive u shpallë Federata e Hendbollit të Maqedonisë. Boksieri Petar Arsovski dhe kikbokserja Jadranka Temelkova u zgjodhën si sportistë më të mirë tek të rinjt. Notari i ri Marko Pejçinovski, si dhe Haris Beqiri, i cili ia doli të bënte Everesting, morën çmime për arritjen e vitit. Me statueja nderi u nderuan Kiril Lazarov dhe Goran Pandev.Ekipi i karatesë i universitetit “Kirili dhe Metodi” u zgjodh ekipi sportiv më i suksesshëm në garën universitare. Klubi sportiv shkollor më i suksesshëm në shkollën fillore është “Vasil Glavinov” nga Velesi, ndërsa nga shkollat e mesme “Niko Nestor” nga Struga.TV KOHA
Lajme nga vendi
E gënjeu se do të bëhej baba, ai i dërgoi 18 mijë euro Gruaja nga Gostivari e bindte partnerin nga Kosova se ishte shtatzënë
Një 33-vjeçare nga fshati Debresh i Gostivarit përballet me kallëzim penal, nën dyshimin se përmes një gënjeshtre për shtatzëni i ka marrë 18 mijë euro partnerit të saj nga Kosova.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.R., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “mashtrim”.
Sipas informacioneve të policisë, gruaja e kishte bindur partnerin e saj se ishte shtatzënë dhe se fëmija ishte i tij. Duke i besuar, burri i kishte dërguar asaj para në disa raste përmes transferimit të shpejtë të parave. Në total, ai i kishte transferuar 18 mijë euro.
Pasi kishte marrë paratë, sipas policisë, gruaja kishte pranuar se e kishte gënjyer partnerin duke i thënë se ishte shtatzënë dhe se fëmija ishte i tij, me qëllim që ai të vazhdonte t’i dërgonte para.
Pas zbardhjes së rastit, policia ka paraqitur kallëzim penal, ndërsa për vazhdimin e procedurës do të vendosin institucionet kompetente.
Lajme nga vendi
RRITEN ÇMIMET E DERIVATEVE TË NAFTËS – “DIZELI” TEJKALON 100 DENARËSHIN!
Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rritet për 1,50 denarë për litër. Çmimi me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 3,50 denarë për litër. Çmimet e naftës tekalojnë tashmë shifrën prej 100 denarëve.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht me 2,62%, krahasuar me vendimin e datës 17.08.2026.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, kanë shënuar rritje mesatare:
Nga 25 gusht 2026, në ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS-95: 93,00 denarë/litër
EUROSUPER BS-98: 95,00 denarë/litër
EURODIZEL BS (D-E V): 101,50 denarë/litër
Vaj ekstra i lehtë 1 (EL-1): 100,50 denarë/litër
Mazut M-1 NS: 45,576 denarë/kilogram
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 2,00 denarë për litër.
Ndërsa çmimi i mazutit M-1 NS rritet për 1,850 denarë për kilogram, dhe tani do të kushtojë 45,576 denarë për kilogram.
Lajme nga vendi
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 23 Gusht
Dje, në ora 09:50, në SPB Tetovë nga Qendra Urgjente e Tetovës është raportuar se te ta është pranuar një i mitur me lëndime dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Pas ndërmarrjes së masave dhe kontrolleve të kryera, është konstatuar se rreth orës 08:30, në rrugën “Kiro Ristevski Drnc” në Tetovë, një 42-vjeçar nga Tetova, duke lëvizur mbrapa me automjetin e udhëtarëve “Volksvagen Touareg”, pa targa regjistrimi, me rrotën e pasme ka përplasur dhe ka kaluar mbi djalin e tij gjashtëvjeçar. Në vendngjarje ka kryer ekspertizë një ekip i SPB Tetovë, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Dje, në ora 14:35, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 45-vjeçar, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm nga një 37-vjeçar nga Tetova, se ai fizikisht kishte sulmuar djalin e tij të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.
Dje, në ora 14:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 39-vjeçar nga fshati Tearcë, Tetovë. Ai dyshohet se më 21.08.2026 ka marrë një automjet “Renault Clio”, me targa të Tetovës, në pronësi të një 37-vjeçari nga fshati Xhepçisht, nga para shtëpisë së tij në Xhepçisht. Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.
Dje, në ora 23:15, në Policinë në Gostivar, një 35-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se djali i saj i mitur, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga një person mashkull. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Dje, në ora 13:40, në Policinë në Gostivar, një 57-vjeçarnga fshati Trebishte, Gostivar, ka raportuar se në fshat është sulmuar fizikisht nga një 53-vjeçar nga fshati Trebishte, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Dje, në ora 18:45, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 25-vjeçar nga fshati Bogovinë. Gjatë një kontrolli të komunikacionit rrugor në rrugën lokale Pirok–Tetovë, policia ka ndaluar një motoçikletë “Yamaha” pa targa regjistrimi, të cilën e drejtonte personi pa dokumentacionin përkatës dhe pa pasur të dhënë më parë provimin për patentë shoferi. Motoçikleta është sekuestruar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës.
Dje, në ora 18:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Tetova. Gjatë kontrollit të komunikacionit, në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë, policia ka ndaluar një moped me targa të Tetovës, të cilin i mituri e drejtonte pa pasur të dhënë më parë provimin për patentë shoferi, përkatësisht pa leje drejtimi. Mjeti është sekuestruar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të miturit do të pasojë kallëzim përkatës.
Dje, në ora 18:35, zyrtarë policorë nga Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kontrollit të komunikacionit, policia ka ndaluar një moped “Pezho” me targa të Shtipit, të cilin i mituri e drejtonte pa pasur të dhënë më parë provimin për patentë shoferi, përkatësisht pa leje drejtimi. Mjeti është sekuestruar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës.

