Connect with us

Lajme nga vendi

Besar Durmishi: Tetova po zhvillohet, po ndërtohet, po ringjallet – Urime viti ri 2023

Published

on

Të nderuar qytetarë,

Vitin e kaluar jemi përballur me shumë vështirësi, probleme financiare, presione, pengesa. Por pavarësisht kësaj, këmbëngulja, përkushtimi dhe vullneti i fortë për të punuar nuk na pengoi. Pikërisht për këtë, viti që po e përcjellim është dëshmi se ndryshimet janë të mundshme dhe ato tashmë po ndodhin.

Tetova po zhvillohet, po ndërtohet, po ringjallet. Komuna jonë është bërë më e hapur, më transparente, e aksesueshme për qytetarët, e orientuar drejt zhvillimit, me tendencë edhe për ta stabilizuar financiarisht.

Para nesh është një vit i ri me shumë sfida të reja, por me synim të njëjtë – ta bëjmë Tetovën një vend më të mirë për të jetuar. Mbështetja juaj është motivimi ynë më i madh për të vazhduar me të njëjtin intensitet të punës.

Besoj se na pret një vit progresi dhe zhvillimi!

Advertisement

Të dashur tetovarë,

Ju uroj që festat e Vitit të Ri t’i kaloni në paqe, qetësi dhe gëzim së bashku me më të dashurit tuaj.

365 ditët e reja të na sjellin së pari shëndet, mirëqenie, lumturi, përparim dhe begati.

Gëzuar festën e Vitit të Ri!

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Konsumi i naftës në kufijtë e Maqedonisë trefishohet, 200 mijë litra në ditë blihen nga shqiptarët

Published

on

Pikat kufitare të karburantit në Maqedoninë e Veriut kanë parë së fundmi një trefishim të shitjeve të karburantit, për shkak të kërkesës së shtuar nga vendet fqinje, kryesisht Shqipëria dhe më pak Greqia.

Sipas të dhënave zyrtare nga qeveria maqedonase, të siguruara nga “Monitor”, përmes gazetarëve korrespondentë, konsumi ditor i të gjitha llojeve të karburanteve është rritur në 2 milionë litra.

Këtë shifër e ka konfirmuar dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në daljet publike.

Nga konsumi total, 10% i atribuohet qytetarëve të huaj, kryesisht nga Shqipëria dhe nga Greqia, sipas të dhënave zyrtare. Kjo do të thotë se rreth 200 mijë litra në ditë karburant konsumohen nga të huajt. Konsumi ditor është rritur nga 1.5 milionë litra në ditë në 2 milionë litra së fundmi, sipas burimeve zyrtare.

Sipas informacionit të konfirmuar, konsumi ditor në pikat e karburantit në kufijtë veriorë, jugorë dhe perëndimorë është trefishuar. Këto janë pika në kufi me doganat e Dibrës së Madhe dhe Prespës.

Advertisement

Të premten, një litër naftë tregtohej në Maqedoninë e Veriut me 1.52 euro. Në Shqipëri. Nafta tregtohet me 202 lekë, ose gati 2.1 euro, gati 40% më shumë se në shtetin fqinjë.

Benzina në Maqedoninë e Veriut tregtohet me 1.3 deri në 1.34 euro, ndërsa në Shqipëri me 176 lekë, ose 1.8 euro.

Edhe përpara fillimit të krizës, shumë makina shqiptare furnizoheshin në Maqedoninë e Veriut. Në shkurt, një litër naftë tregtohej në Maqedoninë e Veriut me 1.1-1.2 euro, ndërsa në Shqipëri me 165-175 lekë (1.7-1.8 euro).

Pas shtrenjtimit të fortë të çmimeve tendenca është theksuar. Këtë e pohuan për Monitor edhe tregtuesit shqiptarë të karburanteve.

Pas shtrenjtimit të karburantit në Bursa, qeveria e Maqedonisë së veriut ndërhyri me shpejtësi për të mos lejuar rritjen e fortë të naftës. Tre javë pas fillimit zyrtar të veprimeve ushtarake në Lindjen e Mesme, më 22 mars, Qeveria mori vendimin e parë për ndërhyrje në çmimet e karburanteve.

Advertisement

Konkretisht, TVSH u ul nga 18% në 10% dhe u shpall gjendje krize energjetike për të krijuar mundësi ligjore për lirimin e mazutit nga rezervat shtetërore.

Më 5 prill 2026, Qeveria mori një vendim të dytë, që ulja e TVSH-së mbetet në fuqi deri në përfundimin e krizës, ndërsa u ulën edhe akcizat: për naftën me 0.06 euro cent dhe për benzinën me 0.03 euro cent për litër. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, Maqedonia e Veriut mbetet vendi me çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon.

Shqipëria ka marrë vetëm një masë për uljen e akcizës me 20%, nëse çmimi kalon 220 lekë për litër, që është zbatuar vetëm për 5 ditë në mars. Është riaktivizuar dhe Bordi i transparencës për karburantet, por i gjithë kursimi i caktimit të çmimeve nga Bordi, që bazohet në formulën e kostos së blerjes plus taksa dhe një marzh për tregtuesit, nuk i kalon pesë lekë për litër.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Doganat, konsumi vjetor në Shqipëri i karburanteve është rreth 740 mijë ton në vit, ose rreth 2000 ton në ditë (që me çmimin aktual prej 214 lekë për litër përkthehet në një konsum prej 5.2 milionë euro në ditë).

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve llogarit rreth 300 -500 / tonë në ditë naftë merren nga klientët shqiptarë afër zonave kufitare. Krahas tyre, një tjetër konsum i humbur prej 120-300 ton në ditë llogaritet nga shtetasit të huaj, që potencialisht do të blinin në Shqipëri, por furnizohen në hyrje e dale në kufi.

Advertisement

Nga të dhënat vlerësohet se blerjet e karburantit në vendet fqinje janë mesatarisht sa 15-25% e totalit të konsumit në vend. Krahas Maqedonisë së Veriut, edhe Mali i Zi është një tjetër shtet ku blerjet e karburantit janë të larta, po ashtu dhe në Kosovë, megjithëse së fundmi çmimi i naftës në Kosovë është rritur, po gjithsesi mbeten 20-30% më të lira se Shqipëria (1.75 euro/litër në Mal të Zi dhe 1.8 euro në Kosovë)./Monitor

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nëntë vite nga dhuna brutale në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Published

on

Sot mbushen 9 vjet që kur ndodhi dhuna në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e cila mbahet mend si “e enjtja e përgjakshme”.

Viti i parë i zhvillimeve në Kuvend ishte në pritje të epilogut gjyqësor kundër më shumë se 33 personave… një amnisti dhe dhjetëra dhunues të Parlamentit në burg. Në përvjetorin e dytë ka një pjesë të pjesëmarrësve të dënuar në ngjarjet, ndërsa opinioni ende pret zbulimin e organizatorëve.

Në Kuvend me një numër të madh të replikave dhe kundra-replikave saktësisht në mesditë fillon vazhdimi i njëzet i seancës konstitutive të Kuvendit, në të cilën në rend dite është edhe pika për zgjedhjen e deputetit të BDI-së Talat Xhaferi për kryetar të ri të Kuvendit. Jashtë, para ndërtesës së Parlamentit mbahen protestat e 60-ta të iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” me kërkesën për hedhjen poshtë e të a.q. “Platformë të Tiranës” dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Në orën 14:00 lideri i LSDM-së Zoran Zaev, kërkon respektim të Rregullores dhe të kalohet në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se ka shumicë të re parlamentare me 69 deputetë.

Në orën 18:00 kryesuesi Trajko Veljanovski e ndërpret vazhdimin e 20-të të seancës konstitutive të Kuvendit, por deputetët mbeten në sallën plenare dhe shumica e re parlamentare zgjodhi deputetin e BDI-së Talat Xhaferi kryetar të ri të Kuvendit.
Në orën 18:30 në sallën për media deputetët përgatiten për konferencën për media të Zoran Zaevit dhe Talat Xhaferit, meqë katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe pas një dekade shteti u bë me shumicë të re në pushtet.

Advertisement

Përderisa zgjatë konferenca për media e Talat Xhaferit në monitorët deputetët dhe gazetarët shikojnë se si një turmë qytetarësh depërton rrethojën mbrojtëse të kordonit policor dhe vjen deri te dyert e Kuvendit. Derisa flet Zaevi, turma tashmë hyn në Kuvend dhe sigurimi i mbyll dyert e sallës për media.

Për më shumë se tri orë, policia nuk arrin të vendosë kontroll mbi situatën

Rreth dy orë në sallën e mediave në katin e parë disa deputetë, në mesin e të cilëve edhe kryeministri asokohe i ardhshëm Zoran Zaev dhe kryeparlamentari i sapozgjedhur Talat Xhaferi janë nën rrethim dhe goditje nga turma e qytetarëve. Zyrtarisht, mbi 100 persona përfundojnë në spital, ndërsa më kritike ishte gjendja e deputetit Ziadin Sela.

Dënimi i përgjithshëm me burg prej 211 viteve për 16 të akuzuarit për “Të enjten e përgjakshme”

Rasti për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 filloi më 22 gusht të vitit 2018 dhe është njëri prej më të mëdhave në historinë më të re të Maqedonisë. Fillimisht procesi nisi kundër gjithsej 33 personave, prej të cilëve 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy persona për nxitje. Por, pas miratimit të Ligjit për amnisti u amnistuan 15 persona.

Advertisement

Në kuadër të procedurës së dëshmuar janë marrë në pyetje rreth 50 dëshmitarë, si edhe një dëshmitar i mbrojtur, në dëshmimin e të cilit ishte përjashtuar opinioni. Si dëshmitarë u morën në pyetje kryeministri aktual Zoran Zaev, ministri Damjan Mançeski, ish-kryeparlamentariTrajko Veljanovski, peshkopi Pimen, etj.

Në përputhje me Ligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, amnistia nuk ka të bëjë me organizatorët, personat që kanë ushtruar dhunë fizike, të cilët kanë mbajtur armë, si dhe personat zyrtarë që i kanë tejkaluar autorizimet zyrtare.

Mendim pozitiv lidhur me kërkesat për amnisti, morën pesë deputetët – Mukoski, Arnaudov, Vasilevski, Tarçullovski dhe Dimovski, organizatorët e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” Bogdan Ilievski, Vllado Jovanovski dhe Boris Damovski, të punësuarit në Kabinetin e kryeparlamentarit të atëhershëm, Ivan Cvetanovski dhe Elena Docevska-Bozhinovska, vëllezërit Mlladenovski, të cilët të parët shpalosën detaje për organizimin e së enjtes së përgjakshme dhe Zaharij Simovski, Ilija Sllavevski dhe Mitre Pitropovski nga shoqatat patriotike.

Këshilli gjyqësor në Gjykatën Penale në Shkup, i kryesuar nga gjykatësja Dobrilla Kacarska më 15 mars u shqiptoi dënim të përgjithshëm me burg prej 211 viteve 16 të akuzuarve për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, ndërsa Igor Durllovskin e liroi nga aktakuza.

Mitko Çavkov mori dënimin më të lartë prej 18 viteve, Mitko Peshov 15 vite, Dushko Llazarov 15 vite, Goran Gjoshevski – Levi – 15 vite, Oliver Popovski– 13 vite, Oliver Radullov 10 vite, Munir Pepiq– 15 vite, Abdulfeta Alimi– shtatë vite, Mlladen Dodevski– 12 vite, Jane Çento15 vite, Goran Angellovski– 12 vite, Igor Jug – 12, Vllatko Trajkovski– 15 vite, Vilijam Mihajllovski– 14 vite, Nikollo Mitrovski – Koljo-15 vitedhe Aleksandar Vasilevski– tetë vite.

Advertisement

Dhunuesit në burg, organizatorët në liri

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit përmes kumtesës në shkurt të këtij viti informon se nën hetim janë pesë persona të dyshuar se janë organizatorë të ngjarjeve të 27 Prillit.

Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Nga PTHP-ja informojnë se të dhënat e procedurës para-hetuese kanë bërë të ditur se të dyshuarit në fillim të vitit 2017 kanë përgatitur dhe realizuar plan me qëllim që të pamundësojnë dorëzim-pranimin e qetë të pushtetit. Për këtë qëllim, i kanë organizuar dhe mbështetur materialisht protestat masive, fillimisht para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e më pas protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” që kulmuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill.

– Të dyshuarit si organizatorë e kanë përfshirë gjithë strukturën partiake dhe mjetet materiale për arritjen e qëllimit dhe kanë mundësuar ulje të vazhdueshme të numrit të nëpunësve policor për sigurimin e protestave. Me qëllim që ta cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë, ditën kritike kanë organizuar hyrje të papenguar të protestuesve në dhomën përfaqësuese, kanë përfshirë shoqata patriotike dhe kanë angazhuar persona për ushtrimin e dhunës. Njëherësh nga selia e partisë politike në vazhdimësi e kanë mobilizuar anëtarësinë e partisë nga Shkupi dhe qytetet tjera. Në të njëjtën kohë, njëri nga të dyshuarit me makinë, në pronësi të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ka sjellë armë dhe jelekë antiplumb para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që kanë qenë të dedikuar për persona që protestojnë dhe kanë përvojë në përdorimin e armëve. Me këto aktivitete të dyshuarit kanë shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, rrezikimit dhe frikës te qytetarët, informojnë nga PTHP-ja.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite në pjesën jugperëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 12, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri 25 gradë celsius.

Nga dita e martë moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut.

Continue Reading

Më të lexuarat