Lajme nga vendi
Kovaçevski: Integrimi evropian i vendit është proces i pakthyeshëm
Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi për “Fokus” se rruga e integrimit evropian të vendit është proces i pakthyeshëm nacional. Sipas tij, të gjithë 120 deputetët në Kuvend kanë përgjegjësi dhe obligim që t’i realizojnë ato procese për një të ardhme më të mirë të gjeneratave të sotme dhe atyre të ardhshme.
“Ky nuk është një proces i një personi apo i një partie, por një proces kombëtarë. Fëmijët tanë meritojnë të jetojnë në një shtet evropian, por jo në një shtet evropian jashtë vendit, por në Maqedoninë e Veriut, anëtare e BE-së, ku, ashtu si në vendet e BE-së, sundon prosperiteti ekonomik, demokracia e madhe dhe drejtësia sociale”, deklaroi Kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Lajme nga vendi
DORËZOHET ARTAN GRUBI – ARRESTOHET NË VENDKALIMIN BLLACË!
Në orën 06.10 minuta, Artan Grubi është paraqitur në vendkalimin kufitar “Bllacë”, pas cka është ndaluar nga policia.
Nëpër rrjetet sociale është publikuar video-xhirimi I ndalimit të tij nga policia.
Nga ora 09.20 ish-Zv/Kryeministri Grubi është në paraburgim në Burgun e Shutkës.
Nga ky burg kanë potencuar se si pjesë të procedurës së rregullt, Grubi është pyetur nëse ndjehet I sigurtë dhe sipas përgjigjes, Drejtori ka marrë vendim që ta akomodojë me një person tjetër.
Nga Gjykata Penale – Shkup kanë potencuar se për momentin nuk ka ndryshime në procedurën kundër Grubit, për shkak se kjo Gjykatë tashmë ka përcaktuar masën e paraburgimit 30 ditor që nisi të zbatohet pas ndalimit të tij.
Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”.
Në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili po ashtu përmendet në aktakuzë si i dyshuar.
Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).
Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Penale pati kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për Grubin dhe Bajramin dhe po atë ditë autoritetet maqedonase patën lëshuar urdhërarrestim ndërkombëtar për të dyja figurat.
Artan Grubi pati thënë përmes një postimi në Facebook se nuk po arratiset mirëpo që ishte në një vizitë private në Kosovë dhe që do të kthehej në shtëpi. Ditën pas asaj deklarate, policia ka kërkuar në dy lokacione mirëpo nuk e ka gjetur atë.
Mes tjerash, Grubi është futur në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit më 9 dhjetor, për shkak të, siç është thënë, përfshirjes në korrupsion, për ndërhyrje politike dhe përpjekje për të mashtruar gjyqësorin.
Arsyetimi për përfshirje në këtë listë ishte sepse ata kanë marrë ryshfet për të ndikuar në procedurat gjyqësore që lidhen me dënimin penal të ish-drejtorit të Administratës së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, në rastin “Target” të hapur nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), i cili kishte të bënte me përgjimet masive.
Lajme nga vendi
ARRESTIMI I GRUBIT: “VLOJNË” REAGIMET PARTIAKE!
Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend, sic thonë, duke krijuar kështu mundësinë që përmes një procedure transparente, të drejtë dhe të paanshme të paraqiten të gjitha argumentet në dispozicion dhe të sqarohen të gjitha çështjet.
BDI
Presim që procesi të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta të sundimit të ligjit: para së gjithash, me një nivel të lartë
transparence, në përputhje me interesin publik; por mbi të gjitha, me respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë dhe me mbrojtje të të drejtave dhe lirive individuale. Duke marrë parasysh interesin e lartë politik dhe publik për këtë rast, partia do ta ndjekë me kujdes procesin në të gjitha fazat e tij.
Nga ana tjetër, nga koalicioni VLEN shtrojnë pyetjen nëse do t’i japë Artan Grubi goditjen fatale Ali Ahmetit dhe BDI-së?
VLEN
Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar. Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi. Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale dhe të gjitha premtimet e rreme të Ahmetit për zgjedhje të parakohshme dhe hyrje të supozuar në qeveri dështuan, Artani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me mëkatet e veta. Por cilin do ta ngreh me vehte, mbetet për t’u parë.
Për VMRO-DPMNE-në, arrestimi I Grubit paraqet triumph të drejtësisë. Partia në pushtet thotë se Grubi është koka e krimit dhe korrupsionit që udhëhiqej nga LSDM dhe BDI.
BRANE PETRUSHEVSKI – VMRO DPMNE
“Krimi I atë arratisurit nga drejtësia, Grubit, arriti vlerën e minimum 500 milion denarë ose mbi 8 milion euro, kurse ka indikacione dhe kjo shumë mund të tejkalojë dhjetë million euro, para të vjedhur nga qytetarët. Për këtë krim milionësh të Grubit kishte njohuri edhe LSDM-ja, por që të mos shkatërohej koalicioni, heshtte dhe e miratonte, me cka u bë bashkëpjesëmarrës”
Por, nga LSDM-ja pretendojnë se bëhet fjalë për një teatër politik, ku sipas tyre, arratisja dhe kthimi I Grubit paraqesin pjesë të marrëveshjes BDI VMRO. Socialdemokratët thonë se që në dhjetor 2024 kishin paralajmëruar për një skenar të këtillë.
BOGDANKA KUZESKA – LSDM
“Pas teatrit të sotëm në kufirin maqedonas, të gjithë e kanë të qartë, se arratisja e Grubit ishte marrëveshje politike. Sic u dakorduan ta lëshojnë, kështu u dakorduan të kthehet. BDI shpëton Mickoskin duke I hedhur “gomë shpëtimi”. Në këtë mënyrë VMRO me mbështetjen e BDI-së dëshiroin ta mbulojë narko-skandlin më të madh me 5 ton drogë që çon drejt kreut të Qeverisë Mickoski”
Socialdemokratët shtrojnë pyetjen se përse nuk ka kamera të sigurisë për 5 ton drogë që kaluan në Serbi, kurse për Grubin kamerat kanë qenë në funksion. Sipas tyre, krahas teatrit politik, përgjegjësi patjetër të ketë.
Lajme nga vendi
ASH-ja e Taravarit: Karakamisheva e ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, kundër përfaqësimit të shqiptarëve në administratë?
Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin saj të ndaj deklaratës së dhënë më 18 shkurt 2026 në Kanal 5 nga Таnja Каrakamisheva në të cilën kërkohet “zvogëlimi i numrit të shqiptarëve në administratë”.
Një deklaratë e tillë është e papranueshme, diskriminuese dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimet kushtetuese të shtetit dhe me frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë nuk është privilegj për askënd, por detyrim kushtetues dhe standard demokratik që garanton barazi reale në institucionet publike.
Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjigje të qarta nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN:
-A distancohen publikisht nga kjo deklaratë?
-A e dënojnë qartë këtë qasje përjashtuese?
-A do të kërkojnë largimin e zonjës Karakamisheva nga çdo proces që lidhet me hartimin e ligjit për përfaqësim adekuat?
-Dhe pas kësaj deklarate, si mund të sigurohen qytetarët shqiptarë se ligji në përgatitje nuk do të synojë reduktimin, por garantimin dhe forcimin e përfaqësimit të tyre?
ASH rithekson se barazia nuk negociohet dhe përfaqësimi nuk mund të kthehet në objekt kalkulimesh politike. Çdo përpjekje për ta dobësuar këtë parim cenon besimin ndëretnik dhe stabilitetin institucional.
Shqiptarët meritojnë siguri ligjore, respekt dhe përfaqësim të drejtë – jo pasiguri të qëllimshme dhe retorikë përjashtuese.
Aleanca për Shqiptarët

