Connect with us

Lajme nga vendi

Ky është parashikimi i motit për sot

Published

on

Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëta. Pasdite fillimisht në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës edhe në pjesët tjera të vendit do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male të borës. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 5 deri në 10 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë paradite me paraqitje të mjegullës, kah fundi i ditës dhe gjatë natës me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 5 gradë Celsiusë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Sërish alarme për bomba në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë

Published

on

Mëngjesin e sotëm sërish janë regjistruar alarme për bomba në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovë.

Ekipet e Policisë janë në terren, ndërsa nxënësit sipas protokollit, kanë lëshuar hapësirat e shkollave.

Kujtojmë se alarme për mjete shpërthyese në shkolla pati edhe gjatë ditës së djeshme, në shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Tetovë, por që rezultuan të jenë të denoncime të rrejshme

Continue Reading

Lajme nga vendi

GRUBI NË ARREST SHTËPIAK – PARTITË ME AKUZA PËR SKENARE!

Published

on

Nuk kanë të ndalur reagimet në opinion pas kthimit të Artan Grubit në vend. Partitë me akuza e kundërakuza për skenare të dakorduara, por edhe për marrëveshje sekrete. Një pjesë e tyre vlerësojnë se është duke mbretëruar panikë në qarqe të ndryshme politike, për shkak të pretendimeve se “Grubi din shumë gjëra” kurse arresti shtëpiak lidhet me gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë me institucionet.

LSDM-ja vazhdon të insistojë se ngjarjet e djeshme që lidhen me Grubin paraqesin skenare të dakorduara në regji të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, kurse po realizohen para syve të opinionit.

Gjëja e vetme që pritet, sipas socialdemokratëve, është përgjigja në pyetjen se cfarë fiton BDI-ja.

ALEKSANDAR DIMITRIJEVIQ – LSDM

“U varros shteti juridik. Gjithcka është e dakorduar. Arrest shtëpiak për personin që një herë u arratis. Për këtë shkak e larguan Prokurorin Publik, zgjodhën gjykatës dhe prokurorë nën kontrollin e tyre. Vendimin për arrest shtëpiak e miratoi Prokurori I Prokurorisë së Shkupit ku para një muaji si shef u zgjodh Anel Fidanoski. Është e qartë se cfarë po ndodh”

Advertisement

VMRO-DPMNE thotë se e kupton revoltën e qytetarëve, sic thonë, pas vendimit të organeve të gjyqësorit me 2% besueshmëri. Sipas tyre, kjo pakënaqësi vjen pas agonisë 7-vjecare të sundimit LSDM-BDI dhe serisë së pandëshkueshmërisë.

Partia në pushtet siguron qytetarët se përgjegjësi për Grubin do të ketë.

VMRO – DPMNE

“Sa i përket hipokrizisë së LSDM-së, shihet në faktin se deri dje thonin se pushteti e lejoi të arratiset, kurse sot pohojnë se është dakorduar ndalimi i tij nga organet e ndjekjes. E vërteta është se Artani është ortak në krimet e Zaevit, Filipçes, Spasovskit dhe të gjithë së bashku do të përgjigjen. Procesi gjyqësor kundër Artanit po nis, kurse së shpekti do të fillojë edhe për partnerët e tij. Drejtësi do të ketë”

Rikthimi i Grubit nuk është fundi i procesit. Është fillimi – thuhet në reagimin e koalicionit VLEN duke pohuar se është fillimi i një zbërthimi që mund të çojë në demaskimin e plotë të mënyrës se si ka funksionuar BDI. Pyetja nuk është më nëse do të ketë pasoja politike, por, sipas VLEN, sa të thella do të jenë ato.

Advertisement

VLEN

 

BDI e di shumë mirë pse e ka kapluar paniku. Frika nuk është nga drejtësia, por nga shumë gjëra që Artan Grubi di dhe nga gjithçka që ai mund të nxjerrë në dritë. Ai është dëshmitar i aferave të errëta, pazareve politike, e i marrëveshjeve që për vite me radhë janë bërë në dëm të qytetarëve. Arresti shtëpiak është pasojë e gatishmërisë së Grubit për t’u përballur institucionalisht me mëkatet e tij. Thelbi është se institucionet më në fund po e hapin temën që BDI e ka varrosur prej vitesh, si është ushtruar pushteti dhe ku kanë përfunduar vendimet dhe paratë.

Por, nga BDI shprehin pakënaqësi nga sjellja e partive të ndryshme politike të cilët përmes paraqitjeve publike kanë politizuar skajshmërishtr rastin me Artan Grubin. Integristët, përmes komunikatës, gishtin e drejtojnë tek partitë që janë pjesë të qeverisë, që sipas tyre, paraqet implikim të drejtpërdrejtë të pushtetit ekzekutiv në atë gjyqësor.

BDI

Advertisement

 

“I bëjmë thirrje Gjykatës, Prokurorisë dhe organeve kompetente që të mos bien pre e presioneve politike dhe të veprojnë ekskluzivisht në bazë të ligjit dhe dëshmive. Pavarësia e gjyqësorit është themeli i sundimit të së drejtës dhe obligim kushtetues, e jo çështje interpretimi nga ana e opinionit, aq më pak të partive politike. Presim që procesi të zhvillohet me respektimin e plotë të prezumimit të pafajësisë, të drejtave procesuese dhe dinjitetit të çdo personi të implikuar në procedurë”

Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”.

Në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili po ashtu përmendet në aktakuzë si i dyshuar.

Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

ARRESTI SHTËPIAK: ASK DHE MPB – GRUBI NUK ËSHTË I SIGURTË NË SHUTKË!

Published

on

Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër i parë, do të qëndrojë në arrest shtëpiak në kuadër të hetimeve për rastin e Lotarisë Shtetërore, ku ai dyshohet së bashku me edhe pesë persona të tjerë. Vendimi për zëvendësimin e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak vjen pasi mbrojtja e tij kërkoi një masë më të butë sigurie, ndërsa organi i akuzës dha pëlqimin për këtë propozim.

Prokuroria vlerësoi që Artan Grubit, I cili ishte në arrati më shumë se 14 muaj dhe dje në mëngjes u vetëdorëzua, paraburgimi t`i zëvendësohet me arrest shtëpiak dhe marrje të dokumentit të ushëtimit. Prokuroria vlerëson se Grubi nuk është I sigurtë në qelinë e paraburgimit në Burgun e Shutkës.

“Duke marrë parasysh faktin se shumica e provave u siguruan gjatë procedures dhe ai u paraqit vullnetarisht te autoritetet e zbatimit të ligjit, si dhe se ka indikacione se siguria e tij personale nuk mund të garantohet në njësinë e paraburgimit, të cilat indikacione mbështeten nga njoftimet nga autoritetet kompetente”

Gjykatësi I procedurës paraprake prabnë Gjykatës Penale Shkup, pas prononcimit të të dyshuarit Artan Grubi, I cili mbrëmë u dërgua në Gjykatë, ka miratuar vendimin me cka ka pranuar propozimin e Prokurorit Publik për të përcaktuar masën e arrestit shtëpiak me masa shtesë për të siguruar të dyshuarin.

“Gjykata ka marrë në pyetje të dyshuarin në praninë e avokatit të tij dhe miratoi vendimin për të zëvendësuar masën e paraburgimit me masën arrest  shtëpiak me mbikqyrje 24-orëshe, që i është besuar MPB-së, kurse është përcaktuar edhe masa e kujdesit – marrja e dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për nxjerje të dokumentit tjetër për të kaluar kufirin”

Advertisement

Ndërkohë, MPB-ja dhe Agjencia për Siguri Kombëtare kanë vlerësuar se Artan Grubi nuk do të jetë I sigurtë në Burgun e Shutkës dhe për këtë shkak kanë propozuar arrest shtëpiak.

Sipas komunikatës së sotme të Prokurorisë, detajet për cënimin e sigurisë janë prezantuar para gjykatësit të procedurës paraprake, kurse sic thonë për Prokurorinë me rëndësi është që I dyshuari Grubi është siguruar dhe ndaj tij vazhdon ndjekja penale për dyshimet lidhur me veprën e kryer penale.

Continue Reading

Më të lexuarat